Rrefime

 

Lajm trishtues ky në lajmet e sotma që sapo e mora nga Komuna më e qetë në vendin tonë. Jam i lënduar rëndë edhe ashtu i ngarkuar më kronika të zeza, zi dhe vetëm zi. Sa e rëndë ta perballosh këtë fatkeqësi nga e cila i vetmi ngushllim i cili sado pak me forcon është fakti kur Polici vdes në mbrojtje të detyrës për çka ka dhënë betimin, e rëndë kjo sa të duash por, na ngushllon dhe forcon vepra e tij.

Ngushllime familjës dhe kolegëve tij të punës, u preht në paqe trupi i Izet Demaj si hero i punës në shërbim të vendit.

Familjën e kriminelit e ngushlloj për humbjën e të birit por e uroj për pastrimin dhe largimin e këtij malli nga shtëpia, mall i keq ky i cili ditën për diell, ja qiti faqën e zezë familjës, Komunës sonë të dinjitetshme dhe gjithë Kosovës.

Le të jetë ky një mësim për kriminel tjerë dhe mbështetësit e tyre si dhe ta marrim shembull pozitiv aktin e policit i cili ra në detyrë.

Zoti e bëftë mirë por jo pa punën tonë në luftë kunder krimit dhe kriminelve të këtij niveli.

Luzern 27.12.2018

Xun Çetta

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/2200557826631002