Rrefime

 

Vizita ime në Kosovë për kaq ditë sa isha atje ka skenuar gjitha, apsulitisht të gjitha dobësit deri tek krimi politik, ekonomiko-social dhe në veqanti kam identifikuara mjerimin në gjitha institucionet tona kudo që isha dhe me njerëz të perkushtuar aty ku bisedonim hapur e pa frikë.

Nder tjera edhe gjendjën në Shoqatën e ish të burgosurve politik të cilën rregullisht e kam vizituar e paralajmëruar në vazhdimësi për rrezikun kah po ja thejn qafën kësajë Shoqate, e që kësajë radhe e gjeta po në atë gjendje si ishte paralajmëruar në vazhdimësi për rrezikun i cili po e pretë këtë Shoqatë.

Asnjë institucion shtetëror nuk është fajtorë për gjendjën e kësajë Shoqata sa jan vet ata të cilët mbajtën Shoqatën peng duke bërë në radhë të parë për partitë politike që nga LDK-LBD-PDK-LVV dhe synimet e pushteteve tyre…Shoqata në fjalë për kaq vite sa egziston kurr nuk ka pas e as artikuluar zërin e sajë të pa varur si Shoqatë pa dallim a po arrestohej veprimtari, po vritej apo persekutohëj rezistenca jonë !!!

Duke u thirr në emër të shoqates vetem sa për hapësira mediale kjo Shoqatë vdiq pa zë, apsolutisht pa zërin e sajë derisa edhe Shoqata për mbrojtjën e kafshëve, e pëllumbagjive e mos ti themi tjerat më radhe, ngritshin zërin kundër arrestimeve, vrasjeve e persekutimeve, Shoqata jonë apsolutisht mbeti pa zë, heshtje sikur nuk kemi Shoqatë ngase marimangat e pushteteve e dojshin një Shoqatë më emer kaq të madh e krenare por pa zë për mes emisarve tyre.

Kjo ka bërë që Shoqata e ish të burgosurve politik fillimisht e barabart më Shoqata tjera, gradualisht të stagnoj dhe vyshkët si emer pa zë dhe më financa nga Qeviria sa kishin 500 Euro mujore, Shoqatat e zëshme arriten të kenë finacim nga shteti me mijra Euro dersa kjo mbeti aty ku ishte me një buxhet denigrues nga shteti, shto faktin e mbytjës së zërit të kësajë Shoqate e cila e vetmja do duhej të ishte zëri politik jasht Qeveritar.

Kjo shoqatë ka falimentuar sa e sa herë më parë por fal intervenimeve të herëpashershme dhe punës së pa ndalshme të dy, tre personave aty e së fundit kryesisht z. Meriman Braha, Shoqata ka mbijetuar.

Ne e kimi një objekt tepër të mirë si privilegj nga gjitha Shoqatat tjera falë zonjës Edita Tahiri e cila në mospajtim më shumë zëra në Qeveri ajo ka marr vendim dhe ka ndarë këtë objekt më gjitha kushtet më të mira të mundshme për të punuar e vepruar Shoqata.

Një objekt ky më mjaft zyre, më salla dhe byfe etj por se, pa asnjë punë e veprimtari perjashtuar rasteve të rastit.

Kësajë radhe, po ashtu më shumë na bashkoj rasti i vizitës bërë z. Meriman Braha pas operacionit që pati sesa na bashkoj aktiviteti. Në po këtë takim, kam paralajmëruar për herë të fundit se, gjendja në të cilën është perplasur Shoqata edhe mund të rimëkëmbët nese intervenohet shpejt , duke cekur disa nga format e intervenimit por, nese na mirret objekti si pasoj e gjitha dështimeve, unë do jem i pa mshirshëm për ta pasqyruar shkakun e kësajë fatkeqësie ku dikush do duhet të gjendet në pozitën më të keqe të jetës tij.

Unë nuk deshta ta përshkruaj gjendjën e mjerueshme të Shoqatës edhe për një kohë por ja se Idrizi si Drenicas e paska ngritur këtë shqetësim dhe kështu doli më guximtar në publike se sa unë i cili po zihëm në vehte…

Po, apsolutisht po zihëm ngase, veqse dështuam para çdo lloj pushtetarësh sot po rrënohët edhe kulmi i shtepisë sonë pra Shoqatës për ta venë vulën se kush paskemi qenë !!! e këtë, e kemi si fatur individësh e jo se vërtet paskemi qenë kaq qyqar.

Ja postimi i cili më shtyri të reagoj para kohë në këtë mënyrë derisa gjithëherë po e luftoja këtë të keqe e cila po e rrezikonte jetën e Shoqatës së ish burgosurve politik :

Idriz Mehmeti facebook 21.12.2018 ora 22

Sot e vizitova Shoqatën e ish të Burgosurve Politikë të Kosovës. Sa shumë u lëndova kur pashë se në këtë dimër të acartë ata nuk kishin nxemje fare, bile as linjë telefonike! Ata në mungesë të mjeteve financiare nuk kishin shly borgjin e rrymës elektrike, e të telefonit!
A thua ka dikë në këtë shtetin e varfër të Kosovës që e vret ndërgjegjja kur janë në pyetje ish të burgosurit politikë të Kosovës. Bëhët fjalë për kategorinë e cila me vetëdije të plotë është përcaktuar të sakrifikohet për lirinë e këtij vendi!
Ehhhh sa batakgjinjtë zhvatin paratë e taksapaguesve të Kosovës!! Turp!

Lidhja :

https://www.facebook.com/idriz.mehmeti.58/posts/2323178221236604

Luzern 22.12.2018

Xun Çetta

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/2193661707320614