Lajmet aktuale

Tashmë po dihet, sa më serioz e i sinqert, politika të avullon më shpejt e pa dhimbje. Metaforat në politikë edhe mund të kenë sukses për të u kuptuar më leht e pa pasoja.

Vendin tonë, shumë shpejt mund ta presin zgjedhje të parakohshme të cilat tashpertash nuk na duhen, vërtetë nuk na duhen tash, por ato mund të vijn e nuk na pyesin ne se jemi pergaditur apo jo.

Duke e parë se nuk është bërë dje, nuk po bëhët sot dhe nuk do bëhët as neser diqka në reformën zgjedhore ngase po mirren më gjëra tjera! unë mendoj se, më procedurë të shpejt e pa ju marr shumë kohë atyre të cilët nuk kanë interesim as kohë të bëjn mirë për vendion, të pakten ca pika duhën sanksionuar dhe ndaluar më ligj zgjedhor dhe konkretisht:

1- LDK-së ti ndalohët keqperdorimi i emrit të ish Presidentit Ibrahim Rugova vetëm sa për të mbledhur votat e tij edhe pse i vdekur por më ndikim fryma tij. Nese themi se z. Rugova ishte dhe do mbetet i popullit atëhere përse po ndodh kjo ndarje pervetësimi kur vet nuk punojn a mos puna e tyre mbulohet më emrin e tij, gjë kjo e cila mendoj se po i sjell vdekjën e veprave tij ashtu siq e quan në vdekje fizike.

2- PDK-së dhe AAK-së tu ndaluhët thirrja aq e ashpër në emër të luftës së UÇK-së dhe të renëve, thirrje këto gjatë fushatave për të mos bërë gjë për ato vlera pas fushatës zgjedhore Nëse themi se lufta e UÇK-cë dhe të rënët jan të popullit dhe vendit tonë pa dallim, atëhere perse pervetësohet lufta dhe të rënët aq eger sa që partitë tjera dhe elektorati i tyre-popull, të dalin sikur ishin kunder vetë UÇK-së dhe çlirimit të vendit tonë.

3- LVV-së ti ndalohët thirrja aq pa takt për bashkimin kombëtar vetëm sa për të mbledhur vota dhe simpatizant të bashkimit e më pas më veprat e tare praktike ti eliminojn më të perkushtuarit vetëm pse nuk janë në LVV, si dhe në vend të forcimit të asajë rruge, ata duan ta zhbëjn çdo gjë në vendin tonë po në emer të bashkimit thuase kjo Kosovë nuk qenka pjesë e Shqipërisë në të cilën thirren ata dhe o burra kallne.

4- Pika e fundit është kjo ngase po shoh se u ngarkua reforma të cillën nuk e duan partitë tona politike, është pra kjo e perbashkëta dhe më e dhimbëshmja për lideret e partive tona politike : Të sanksionohet më ligj që pas zgjedhjeve tu ndalohët dalja më grupe parlamentare atyre të cilët ndahën nga partitë e tyre dhe në të njëjtën kohë duan të finansohen nga kuvendi !. Ligji zgjedhor edhe kushtu shkurt e shpejt ta sanksionoj formën e ndarjës së partisë ku lideri në procesin e ndarjës së partis, detyrohet ta ndan më rivalët e tyre jo vetëm emrin e partisë, por zyrat, arkivin e plotë në kopje, paratë rezervë të partisë, veturat etj. Kjo do i disciplinonte lideret të cilët në Ballkan i privatizojn partit e tyre dhe kështu ndadh sikur të gjithë politikbërsit ndahën nga partia ata nuk marrin asgjë më vehte pos qantat e tyre dhe ato të kontrolluara mirë se mos po marrin materiale dhe denoncojn partin e cila qoftë edhe me më pak se gjysmën e anëtarsisë lideri mbetet i pa prekur dhe vazhdon sikur nuk ka ndodhur asgjë në parti, për me keq nga frika partia mbledh servil më shumë dhe mbytet guximi e liria e mendimit për të shpreh vlera aty...

Ishin katër pika metaforë politike këto nëse nuk po kuptohem drejt kur flas seriozisht mbi këto politika të cilat shkatrruan më të perkuashjtuar dhe tani vendin tonë.

Se është bërë tepër më kaq aventuara politike dhe më kaq aventurjer të cilët nuk ndalen e mendojn proceset dhe ta kuptojn tjetrin ja në lidhje të cilën sapo ma perkujton facebook.u :

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=100589956627810&set=a.100252086661597.321.100000304171597&type=3&theater

I shqetësur por më arsye 08.02.2018
Xun Çetta