Politikë

Vërtetë jam i ndieshëm dhe nganjëhere tepër i kommleksuar por më të drejtë, provo ta kuptosh shqtsimin tim pa shih se sa pata të drejtë .

Fillim Janari i këtij viti këtu në Luzern e rreth tij, na erdhi me një mot të keqësuar, më erëra e shi, acar nuk pati por era po fryente furishëm sa që shumë pemë e drunj të ndryshëm, madje edhe në pyell, i rrëzoj për toke siq i kam shumë foto të tilla , rrëzoj shumë pllakata e reklama të ndryshme, pullaze shtepish të rrëzuara nuk pash ngase këtu i thonë Zvicër.

 

Edhe pse Zvicër, lëshimët nuk më shpetojn pa i vërejtur ato, nganjëhere më bëhën kompleks dhe si i tillë bie në sy tek tjetri.

Kjo pemë apo dru fatkeq siq shihët këtu në foto buzë rrugës, pas rrëzimit tij erdhi ekipi i mergjhencës dhe e largoj pjesën e trupit që kishte bllokuar rrugën, fatmirësisht pa pasoja në njerëz apo veturat në kalim aty pari.

Pasi që u lirua rruga dhe u pastrua tereni, filloj kompleksi dhe verejtja ime e cila plot një javë më bëri të merzitshëm tëk të tjerët e në veqanti tek graja ime e cila pas pak ditësh, humbi durimin e më tha :

,,Lere more burr këtë cung, po çfarë po të pengon ty, ata që e kanë sharruar e larguar nga rruga, ata e dinë se a e kanë lënë keq apo jo, ata janë të paguar për këtë punë e cila ty të është bërë kompleks dhe tash sa ditë po qanë hallin e kalorësve, se mos mund ti bien më kokë, ata i kanë sytë në ball dhe e shohin, nuk qenka shumë pertej murit në rrugë“

Kështu, paksa e revoltuar për dallim nga shokët më të cilët kaloja aty pari, një ditë me tha graja ime.

Unë follova të heshti derisa tjetri nuk të kupton por jo edhe ta ndrroj mendimin se, aty kanë bërë lëshim derisa kanë punuar a nuk kanë perfunduar dhe jo evituar të keqën e mundshme. Kur një ditë për një ditë po verej se po këtë cung mbi mur, kanë ardhur serish dhe e kanë sharruar apo shkurtuar edhe për 15 apo 20 cm aq sa e kishin lënë të dalur në rrugë.

U ndala dhe po mendoj…A thua, nga distanca si kujdestar më dëgjuan ata që janë kompetent ta evetojn të keqën pasi që e panë se tjerët filluan e tallën më mua ?

Këtu i thonë Zvicër, në heshtje dëgjohët dhe kuptohët trishtimi  si kompleks, dhe shpejt hjekët cungu nga rruga si rrezik permanent  për qytetarin derisa në Kosovë, decenje më radhë nuk dëgjohët shqetsimi as trishtimi që kam ndaj sa e sa cungave në politikë të cilët po rrezikojn qytetarin dhe gjithë shtetin tonë.

Të ndalemi për pak dhe ta krahasojm rrezikun e një cung druri në rrugët e Zvicrës më cungun politik në jetën e politikave në Kosovë…

Ta dëgjojm dhe kuptojm shqetsimin e tjetrit e jo të tallemi më të si i ndieshëm e kompleksiv në këto lëshime.

Luzern 03.02.2018

Xun Çetta

Komentet në facebook :

Naz Shatri : Cungu në rrug të banë hije, cungu në jetën politike të kall, të djegë.

Xun Çetta : Po ta zmadhosh foton në pa mundësi që fizikisht te jesh aty afer, do ta verejsh se prap edhe herën e dytë kanë bërë lëshime por më të vogla, si Psh:
Pse nuk i kanë prer edhe këto rrënjë dhe ta lenë lakuriq vetëm trupin e drurit mbi tokë, ashtu do ta kishte një pamje më të mirë, e jo kaq qoroditëse si dhe nuk do binte në sy mos largimi i cungut që kur kishte fryer era. Këtë cung, një ditë do e hjekun por kur dhe sa do mbetët kështu më këtë pamje kur kishte mundësi të jetë më mirë ?. 
E di se tash dikush do të thot : Ah bre burr po tepër po kërkon ! mbylli syt dhe pusho mendjën nganjëhere se të ndihmon në shendet.

Ibish Neziri : Nuk krahasohen o Xun! Cungu në rrugë shumë, shumë mund ta prishë rrotën e kerrit, kurse cungu në politikë ta prish shtetin!

Xun Çetta :  Po çfarë rëndësie ka shteti para pushtetit tek cungat politik o Tezak, a kupton ti ndonjëhere a jo ?

Ibish Neziri : Xun Tezaki, nuk kuptoj se kam qėlluar bukur i trashë.

Xun Çetta : Kështu pra duhët pergjigjur që të mos e fyjsh tjetrin dhe ta shprehësh mllefin që ke. U jam shumë falenderues për këtë përgjigje të cilën më dhjetra herë e kam perdorur këtë krejt origjinale, po edhe një tjetër mbaje mend dhe mos e harro. Kur disa flasin më të quajturat mesele e nuk thojn asgjë, unë jau kthej : Mos harro se jam i Dukagjinit, meselët që vlejn i kuptoj bukur mirë. Pra edhe aty nuk ke nevojë ta fyejsh tjetrin por i tregon se nuk ishte mesele. FLM Ibish, ishe i mrekullueshëm por mjerisht ne si të trash në kokë shpesh po i ngritim këta të hollt nga mendja dhe pastaj barti Ibish Tezaku, ose ngriti dhe shpejt sapo ti shohësh se nuk janë mirënjohës  dhe i sheh djallëzirat e tyre perplasi, përplasi keq Tezak se na shkoj jeta më horat në politikë.