Politikë

Ishte një postim publik ky të cilin nuk e prita që ky, pra Shaipi ti ndez fitilat sado ndoshta më arsye të ballafaqimit me faktorët të cilët më dekada të tëra po na ndajn e perqajn dhe bëjnë pikë e pesë. Këtë shpërthim revolte të mikut Beqiri më në fund e kuptoj she arsyetoj.Unë, ka vite të tëra që kur insistoj që këtë ballafaqim jo publik si veprimtar, ta bajm sa më shpejt që është e mundur ngase pas lufta ka filluar e po na revanshohet akoma më keq se kur ishim ballë per ballë më pushtuesin. 

Kjo iniciativë e kohës së duhur pas lufte nuk më ndezi ngase, thjesht nuk kishte gadishmeri nga jo pak emra të Lëvizjës sonë Kombëtare dhe grupeve ilegale e kryesisht tresheve, sistem veprimi të cilin e kam urrejtur gjithëherë.

Pas dështimit për ballafaqim në kohën e duhur pas lufte dhe ngrtjës së aktakuzës kolektive kundër ish keqbërësve gjatë kohës sa ishim të pushtuar, unë kam zgjedhur formën tjetër, sigurisht më të butë për ta bërë pjesërisht këtë hetim më shpresë se më vonë, do të vjen momenti edhe për ballafaqim.

Ndoshta edhe miku Shaip Beqiri e humbi durimin dhe nuk ka si të hesht tutje veqse të filloj edhe publikisht më shpresë se kjo formë mund ta imponon nevojën e ndaljës së kësajë forme publike dhe të uljës në tavolinën e ballafaqimit dhe trajtimit të gjithë çfarë ka ngodhur mes nesh.

Sapo lexova Shaipin më këtë shkrim të cilin ma paska postuar edhe në profilin tim të facebook-ut përqka e falenderoj, unë fillimisht u shqetësova por gradualisht e kuptova për durimin kaq të gjatë si dhe shperthimin e tij derisa nuk po mundemi ndryshe.

Krejt në fund mendoj se, duhet ndermarr hapat e duhur dhe krejt pa pasoja, i bindur se do ta kalojm shumë më mirë sesa të vazhdohetë si ka shkuar tash sa vite pas lufte…

Lexo të plotë shpërthimin e arsyeshëm të Shaipit dhe reagimët të cilat uroj të mos devijojn siq ndodh në facebook :      

Shaip Beqiri facebook 31.01.2018 oea 17 e 30 pra 40 minuta më parë Auw AG. Aargau 

SHAKAJA SERIOZE E NJË DELENXHIU TË DJALLËZUAR

- Ripostuar për shkak të një gabimi teknik!

Shkrimi poshtë i Ibrahim Kelmendit vjen kinse si jehonë e një shkrimi të Jashar Etemajt, me të cilin faktikisht nuk ka të bëjë fare!

Unë si përgjigje të parë ndaj këtij matrapazi të politikës dhe të publicistikës shqiptare për më se dyzet vjet gërryerjesh dyshuese e të dëshmuara gjithnjë me faqe të zezë, po sjell tri faqe autentike nga libri i Adem Demaçit "Njëzet vjet as i gjallë as i vdekur" , të botuar më 1990 në Lubjanë, pra pjesën ku Ai flet drejtpërdrejt dhe shumë qartë për problemin që IK e gërryen mbrapsht duke e përmbysur krejtësisht.

 
Kjo nuk është hera e parë, e sigurisht nuk do të jetë as e mbrama, që ky manipulator i pacipë i sillet rrotull figurës së Adem Demaçit në përpjekjet e tij të pështira për të hedhur ndonjë stërpikë jarge e shkume nga bërbëlitjet e tij të neveritshme.në një kohë kaq të gjatë! 


Por IK ndoshta ka harruar që ka pasur edhe jo pak njerëz të tjerë në atë "takim skandinav" para njëzet e pesë vjetësh, në të cilin, përveç Adem Demaçit, Ramadan Shalës dhe IK, ka pasur dhe njerëz të tjerë që ende janë gjallë. Për atë takim dhe për tri-katër takime të miat aksidentale me IK do të shkruaj së shpejti, duke sjellë faktet dhe dëshmitë që flasin krejt ndryshe nga IK, siç flet edhe vetë pjesa e tekstit të Adem Demaçit që po sjell këtu për ata që kanë interes të dinë edhe diçka tjetër ndryshe nga proçkat e IK!

* * *

Ibrahim Kelmendi:

SPIUN, TRADHTAR, MARIONETE, KUISLING - përkufizimet përmbatjesore?

Bashkëveprimtari Jashar Etemaj ka publikuar një shkrim në portalin EXPRESS, të cilin e ka titulluar (ai vet ose redaksia):

 "Në ç’regjim jetojmë ne".

Në shkrim kaq të shkurt ka përfshi shumë tematika, si ajo se në cilin regjim jetojmë, dikaturat e diktatorët, autoritetet legjitime e karizmatike, deri të spiunët dhe tradhtarët. Dhe unë nuk po ndalem kësaj radhe për të komentuar mendimet e tij për gjithë ato tematika. Këtu e tani po konkretizohem për tematikën e problematizuar nga Jashari:


"Ne, spiun e tradhtarë e quajtëm edhe Adem Demaçin, Rexhep Qosjen, Ibrahim Rugovën, Flora Brovinën, Hashim Thaçin e Albin Kurtin. Këta të fundit e akuzuan edhe njëri-tjetrin si spiun e tradhtarë. Oh kuku! A ka more kjo Kosovë shërbim inteligjentë?

A ka kjo Kosovë gjykatë? Në rastin e parë të mbledh informata të mjaftueshme të tradhtarëve, që të dënohen – edhe akuzuesit që nuk kanë fakte."
Debatet publike për personalitete nuk mund të pengohen e nuk duhet të ndalohen me angazhime të shërbimeve inteligjente as me gjykata. Rëndom, në shtete funksionale me ligj është e definuar kush quhet spiunë e tradhtar dhe kur e sa dënohen ata. Ndërsa në shoqëri ka norma morale, kush quhet spiun, tradhtar. Po e zgjeroi këtë tematikë edhe me dy temra, që i kam përdor kohëve të fundit për të diskualifikuar njerëz publik: kuisling, marionetë.
 

Nuk kam informacion, nëse kemi ligj që definon këto emërtime dhe çfarë dënimesh parashihen kur konstatohet se ndonjëri ështä spiun, tradhtar, kuisling, marionetë. Por, edhe në aspektin moral, në shoqërinë tonë nuk ekziston normë përcaktuese, çka përmbajnë këto emërtime dhe ke mund ta diskualifikojmë si spiun, tradhtar, kuisling, marionetë.

Edhe Jashari ka evidentuar konfuzionin që kemi, duke konkretizuar emrat dhe diskualifikimet që u bëhen atyre. Shtrohet pyetja, ishin ose nuk ishin spiunë e tradhtarë?

Jashari i ka prezantuar që nuk ishin, bile edhe është alarmuar, përse ata diskualifikohen si spiunë e tradhtarë. Ndonjë provë, se ata nuk ishin, nuk ka ofruar, por ka shfaq vetëm alarmimin e tij subjektiv. Megjithatë, numri i atyre që i (dis)kualifikojnë edhe përsonat në fjalë, është i madh.


Po besoj se po vetëkuptohet, spiun e tradhtar, në rastin konkret mendohet për ata që i kanë shërbye pushtimit jugo-sllav. Ta zëmë, Fadil Hoxha është konvertuar nga luftetari atdhetar, që është angazhuar për çlirim nga pushtimi nazifashist i Kosovës, në tradhtar, marionetë e kuisling i pushtuesëve jugo-sllavë e serbë.

Por, as për këtë normë e definim nuk jemi dakord të gjithë, meqë ka nga ata që e vlerësojnë për hero edhe Fadil Hoxhën dhe prandaj e varrosen me nderime të larta "shtetërore".
 

Po Adem Demaçin? Kush dhe përse e quan spiun e tradhtar? Ata që e quajnë spiun e tradhtar kanë motivet e tyre, por po te anketoheshin, asnjëri nuk i ka të ngjashme. Ta zëmë, unë kam përjetuar veprimtarin e shquar Ramadan Shala ta shanë në prezencë Adem Demaçin për spiun e tradhtar, sepse i ka spiunuar shumivcën e veprimtarëve çlirimtarë, klandestinë, të viteve të 60-ta, gjatë procesit hetimor. Kishte arsye Ramadan Shala ta diskualifikonte për spiun e tradhtar Adem Demaçi, duke u bazuar në provat e tij?

Këtë askush nuk e debaton, e para në mungesë të informacionit, e dyta sepse frikësohet se do të keqkuptohet. Tashmë të burgosurit e atëhershëm, që e fajsonin Demaçin për spinun e tradhtar pothuajse janë vdekur dhe të vërtetat e tyre pothuajse kanë vdek bashkë me ata, nëse nuk kanë lanë shënime.

Ndërsa të dhëna arkivore që i përmbajnë dosjet hetimore të Demaçit dhe të bashkëveprimtarëvë të tij nuk bëjmë asnjë përpjekje për t'i hulumtuar. E kur t'i shtohet kësaj fakti, se vet Zotëri Demaçi i ka pranuar se i ka dekonspiruar të gjithë emrat që dinte, është më shumë se sa vetëm provë dhe vetëkritike - është reflektim i bazuar në sinqeritetin e tij, ndoshta në pendimin e tij, të quajtur ndërkombëtarisht katarsis (pastrim shpirti). 


Sigurisht, nuk mjafton vetëm kaq, për ta diskualifikuar Z. Demaçi vetëm si spiun e tradhtar, as vetëm si patriot. Duhet analizë gjithëpërfshirëse e veprimtarisë së tij, për të bërë një (dis)kualifikim më fundamental, nëse ishte tradhti e spiunim vetëm i bashkëveprimtarëve për të mos e vuajtur torturimin, ose ishte diç më shumë?


Rati i Rexhep Qosjes? Për të bërë (dis)kualifikimin e tij, duhet të përcaktohemi, nëse Kosova ishte e pushtuar ose nuk ishte dhe Lidhja Komuniste e Kosovës ishte parti kuislinge ose patriotike? Nëse Lidhja Komuniste e Kosovës ishte parti kuislinge, përpos që ishte moniste, atëherë rezulton se edhe Rexhep Qosja duhet të ketë qenë kusling, si rreth 130 mijë ose 180 mijë anëtarët komunistë të asaj partie.

 

Për diskualifikim të tij si spiun dhe tradhtar duhet ofruar provë konkrete, nëse ka spiunuar konkretisht ndonjërin (si rasti i Z. Demaçi), ose popullin dhe Kosovën.

 
Rasti Ibrahim Rugova? Tashmë e kemi më problematike ta (dis)kualifikojmë Ibrahim Rugovën, jo pse nuk ekzitojnë të dhëna të bollshme për veprimtarinë e tij, por sepse ka tifozëri të madhe, fanatike, që e mbrojnë, sepse e mbrojnë edhe veten e tyre. Karriera e tij intelektuale, profesionale, me atë të Rexhep Qosjes dallon shumë, meqë të avancimi karrierist, intelektual dhe politik i IR duhet të ketë pas ndikim të madh edhe shërbimi sekret, meqë IR duhet të jetë angazhuar qysh herët në atë shërbim, edhe për shkak të rrethanave familjare.

Në vitin 1991 me ka pas rrëfyer Idriz Zeqiri (tashmë i konvertuar në rugovist fanatik), se i është dashtë të arratiset në Shqipëri për shkak të spiunimit që duhet t'i ketë bërë shoku dhe kolegu IR, para se IR të fillonte studimet.

Qysh gjatë studimeve strukturat e pushtetit e kanë katapultuar si redaktor të organit të Lidhjes së Rinisë Socialiste ("Bota e re", që ishte gazetë që botohej në kuadër të univesitetit). Pastaj u caktua në funkcione partiake, komuniste, politike, ekzekutive. IR e imponuan edhe për kryetar të dhunshëm të Lishjes se Shkrimtarëve, që ta diciplinonte rrebelimin e saj, deri edhe në krye të LDK-së, e themeluar nga shërbimi kompetent i Beogradi, etj., etj.

 

Për këndëvështrimin tim, ai ishte spiun, tradhtar, marionetë, kuisling. Ndërsa, ja që edhe për Bashkëveprimtarin Jashar Etemaj nuk qenkësh as spiun e tradhtar!


Rasti Hashim Thaçi? Për te kam ofruar prova e diskualifikime të bollshme, që dëshmojnë se ai ishte dhe është marionetë dhe kuisling edhe i Beogradit (pos që ishte dhe është edhe i DGSE-së franceze)!


Për Flora Brovinën dhe Albin Kurtin nuk kam informacion dhe nuk jam i interesuar deri tani të hulumtojë.
KUISLING quhet ai individ, që pushteti pushtues e emëron në pushtetin kuisling. Emërtimi vjen nga, tashmë edhe bashkatdhetari i Jasharit, norvegjezi Kusling (Quisling), të cilin me rastin e pushtimit të Norvegjisë Hitleri e pat caktuar Quisling'un norvegj për "kryeministër" (si rasti i kuislingut fashist Xhafer Deva).

 
MARINETA gjithashtu është shërbëtor jo vetëm i pushtuesve. Vjen nga mjeti teatral që quhet marionetë.
Në përmbyllje të dtyrueshme (për shkak të gjatësisë së shkrimit), shtrohet pyetjet, si identifikohen, diskualifikohen, spiunët, tradhtarët, marionetat kuislinget dhe a kanë mundësi e a duhet Shërbimi inteligjent AIK dhe isnstitucionet e drejtësisë të ma ndalojnë mua t'i (dis)kualifikojë personat e apostrofuar, siç paskësh kërkuar Bashkëveprimtari Jashar Etemaj (nëse ata tashmë nuk mund të trajtohen juridikisht)?

NË Ç`REGJIM JETOJMË NE

Autori: Jashar Etemaj Gazeta Express E hënë, 29 Janar 2018 10:58

Në rastin më të keq, fyrja bëhet normë! E normat janë rregulla të pashkruara të një populli, i cili vendos t’i respektojë, apo mos t’i respektojë ato
Në shoqëritë demokratike dhe liberale, autoriteti legjitim fitohet nga qytetarët me anë të konkurrencës së ideve dhe vlerave.

 

Duhet dalluar autoritetin legjitim, nga ai karizmatik. Shembull tipik i autoritetit legjitim është ai i ish presidentit të SHBA-ve Bill Klinton. Klintoni si njohës i dialogut dhe politikës, dinte që me retorikën e tij mund t’i bind njerëzit, por njëkohësisht me durimin e tij kishte mësuar që t`iu jep mundësi që edhe tjerët ta bindin atë.


Për dallim të autoritetit legjitim, ai karizmatik zanafillën e ka të dhuna. Me anë të dhunës, në pushtet erdhi Hitleri, Stalini dhe Enveri. Rasti më tipik ku dhuna dhe frika zgjidhen si mjet për të kapë pushtetin, është ai i Saddam Husseinit. Më vitin 1979, Sadami në parlament tha: “Këtu në këtë parlament kemi tradhtarë!“. Tradhtarët nxirreshin jashtë dhe pushkatoheshin nga rojet e Saddamit. Ata që ngelën në parlament, të frikësuar vendosën të pushojnë së menduari duke brohoritur: “Rroftë Saddami, rroftë Saddami”. Ata që e kanë parë këtë xhirim që është pikë kthimi në pushtët të diktatorit, Saddamin do e shohin të frikësuar duke e tymosur cigaren në parlament. E frikacak, janë dhe ishin të gjithë ata diktatorë (Stalini, Mao, Tito dhe Enveri) që i frikoheshin konkurrencës të mendimit dhe dialogut. 


Duket sikur nga eshtrat e Stalinit, Saddamit e Enverit është bërë klonimi te disa individ në shoqërinë tonë. Por, me një ndryshim! Përderisa fuqia e pushtetit ishte akumuluar te një person (Stalini, Saddami dhe Enveri), në Kosovë, fuqia e pushtetit është akumuluar te disa pushtetarë, të cilët kanë instaluar diktaturë kolegjiale, që në gjuhën politike i thonë: OLIGARKI.


E oligarkët duke i dhëne drejtë vetës rrisin rrogat, punësojnë kë duan, punësojnë sa duan (edhe aty ku s`ka nevojë) e i përdorin paratë dhe pronën e shtetit si të ishin pronë personale.

 Krejt këtë dhunë e vulosin me shkrepje të armeve duke e cilësuar si normë. E norma janë bërë hajnitë, kurvëritë, brylagjitë politik, korrupsioni, zhvatja dhe nepotizmi. Të njëjtit, me të njëjtën pafytyrësi pastaj të akuzojnë! Ndërsa akuza më e rendë që mund ti behët një njeriu është ta quash tradhtarë! 


Ne, spiun e tradhtarë e quajtëm edhe Adem Demaçin, Rexhep Qosjen, Ibrahim Rugovën, Flora Brovinën, Hashim Thaçin e Albin Kurtin. Këta të fundit e akuzuan edhe njëri-tjetrin si spiun e tradhtarë. Oh kuku! A ka more kjo Kosovë shërbim inteligjentë? A ka kjo Kosovë gjykatë? Në rastin e parë të mbledh informata të mjaftueshme të tradhtarëve, që të dënohen – edhe akuzuesit që nuk kanë fakte. 
Fatmirësisht, jetojmë gjeografikisht në Evropën moderne ku autoritetet karizmatike kanë përfunduar si njerëz të ligë, edhe historikisht. Sistemin demokratik, shqiptarët as që e zbuluan e as nuk po ia bëjmë hyzmetin për të instaluar! Në shtetet me demokraci të konsoliduar çdo kultivim të autoritetit karizamtik është alarmues, ashtu siç janë alarmuese edhe akuzat ndaj burrë shtetasve si tradhtarë e spiun.
Shtetet perëndimore që na çliruan, të paktën që do ta bëjnë për ne, është se nuk do lejojnë instalimin e një sistemi monist në Kosovë. Ata që akuzonin individin për tradhti, si paramendim e kishin likuidimin fizik të tij. Fatmirësisht, kjo te ne nuk është e mundur. Jo pse ne i kemi parandaluar likuidimet dhe atentatet fizike, por për arsye se proceset demokratike si kulturë evropiane e kanë përfshi edhe Kosovën “demokratike” me pushtetarë aktual që ende kanë mendësi marksiste dhe klanore – mjaftueshëm sa për të instaluar një regjim oligarkë.
Fyerjet si tradhtarë e spiun si në rastin e Saddamit, edhe në rastet tona përveç që tregojnë mosguximin dhe psikopatinë e akuzuesit për t’u ballafaquar me mendimin dhe idetë ndryshe, tregojnë paaftësi, padinjiteteshmëri nga drejtuesi - e urrejtje ndaj individit që i drejtohet. Këto akuza të paketuara me patriotizëm, në radhë të parë shpërndahen tek militantët dhe te një garniturë e njerëzve që domosdoshmërisht u besojnë!
Në rastin më të keq, fyerja bëhet normë! E normat janë rregulla të pashkruara të një populli, i cili vendos t’i respektojë, apo mos t’i respektojë ato! 

Sipas atyre që akuzojnë, duket që një pjesë e qytetarëve i respektojnë tradhtarët!
Ku(rrë)?!
Ne kemi spiunë në parlament, në qeveri, në akademi dhe në media. Ka s’kemi tradhtarë!
Edhe në mendjet tona!
Të ngacmuar nga islami fundamentalist shkuam aq larg sa që edhe heroit kombëtarë Skënderbeut ia dridhem eshtrat – i thanë tradhtarë.

Këto SITUATA, vetë i krijuam!
Shumë gjëra të liga që ne dikur me ngulm i refuzojmë, ne mund të bëjmë gjëra të poshtra nëse nuk jemi të kujdesshëm dhe e lejojmë veten të udhëhiqemi nga SITUATA.
ÇFARË SITUATE? 
Përderisa tradhtarët real as historikisht s`po i dimë! Se s’po kemi kohë nga të gjallët!

Komentet në facebook:

Xun Çetta : Mik i nderuar Shaip, ke ofruar një shkrim jo si temë për diskutim, por si një provim të cilin sa më parë do duhëj ta japim si popull nese duam ta kalojm klasën, lexo Batllakun politik i cili po na kushton.

E di se shumë kush do të thot : Shaipi i paska perzier të gjithë dhe nuk na paska lënë asgjë të perzgjedhim, po kështu thonë ata të cilët kurr në jetën e tyre nuk kanë dijt të perzgjedhin pos të servilohen dhe ta fusin kokën në ndonjë strajcë taxhie misri apo ndoshta tromaku të pa shkokluar aty.

Unë mendoj se, ky shkrim në permbledhje faktesh sa ju lexuam këtu duhët të shoqërohët më shumë permbledhje tjera nga tjerë hulumtuesish krejt të pa anshëm siq ju lexuam, pra hulumrues e aktivist të regjur dhe për plotë pervojash, aktivist/e e permbëledhës/e materialësh të cilët-cilat nuk mungojn dhe në fund, jo publikisht por zyrtarisht të ulën e trajtojn ato duke ballafaquar deshmitë e nganjëhere edhe ballafaqim fizik të aposrofuarve në gjitha këto bjeshkë sa kaluam si popull pa u ulur njëhere në rrafsh dhe ti themi gjërat troq kështu shtruar dhe pa pasoja për ta parë secili nga ne kush ku jemi , ku kemi shkeluar më apo pa heri, më apo pa qellim etj.

Ne mjerisht, ende nuk kemi opinion publik të ngritur në nivelin e duhur i cili trajton tema më vlerë dhe pa anshëm dhe si pasojë e kësajë, po të lëshohemi në publike, menjëhere do dalin tifozët dhe regrutët e tyre në mbrojtje sa të njërit e sa të apostrofuarit tjetër e për më keq, nuk arsyeton askush askënd në ndonjë ligësi të cilën vet të apostrifuarit do ta pranonin para krijusve të arsyeshëm e më vlera në këtë rrugë të cilën kaluam deri këtu ku kemi mbetur.

Unë personalisht, jo më së paku, por shumë rrallë perdori epitetin e rëndë trathtar!!!, më të madhe hulumtoj, kritikoj dhe nuk kursej krimin dhe kriminëlet e gjitha natyrave, por nuk mund të ja ngarkoj kujt epitetin e rëndë trathtarë. Trathtari më pas e don shperblimin e unë, nuk kam ligjitimitet, guxim e as të drejtë në këto punë por, më në fund po e permbylli më thënjën tuaj të fundit mik i nderuar Shaip:             

 ,, Përderisa tradhtarët real as historikisht s`po i dimë! Se s’po kemi kohë nga të gjallët!“

Kjo që ju lexova në fund mik i nderuar na ka lënë të sorrollatemi gjithëandej rrugëve të botës.

Shefqet Cakiqi-Llapashtica : I nderuari Shaip Beqiri, une nuk e kisha ripublikue shkrimin komplet të Ibrahim Taksiratlisë! Tri grupe të njerzve i ka "armiq" apo po them une se janë të paaritshëm për Taksiratlinë!

1.) Të burgosurit Politik nuk i duron!

2.) Njerzit që kanë pas statusin e Azilit të njohur Politikë nnuk i duron! dhe

3.) Njerzit që kanë bartur uniformën dhe kanë luftuar në Kosovë nuk i duron!

Krejt arsyeja se këto tre rrethe të njerzve ky nuk i ka arritë! As nuk ishte i burgosur... se ky ishte më i menqur se ata që janë burgos! As nuk ishte Azilant Politik me status të njohur... edhe ktu se ishte më i zgjuet! As nuk kishte vesh uniformën e UÇK-ë dhe nuk kishte marr pjesë në luftë... edhe këtu ose më trim ose më i menqur!

Tash ky shkon me atë logjikën ... gjthata që në çfardo mënyre kanë bë ma shum se ky... Taksiratlia mundohet të ua kontestoj! Kjo duket që në shilim-lexim të parë.. dhe jo vetëm në këtë shkrim! Une nuk e lish riperserit krejt shkrimin e tijë ... se ai këtë e donë! sa më shumë me u perserit ato që ai thot!!

Idriz Mehmeti : I nderuar Shefqet Cakiqi Llapashtica vetëm pjesrisht pajtohem me Ty. Nëse taksiratlia nuk e ka statusin e të burgosurit dhe të strehuarit politik, ai ka statusin e veteranit-luftëtarë, pavarësisht se nuk ka qenë në Kosovë as edhe një ditë të vetme, gjat gjithë kohës sa zgjati lufta! Dhe fatkeqsisht nuk është i vetmi veteran...!!.
Idriz Mehmeti : Bacën e kemi pasuri Kombëtare, e kemi vetëm një, nuk e kemi të dytin, ndaj të gjithë ata që në mënyrat e tyre provojnë të hedhin baltë, mbi pasurinë më të çmuar të Kombit, nuk bëjnë gjë tjetër pos, tregojnë fytyrën e vetë të shëmtuar!!.

Liri Loshi: Idriz nuk e demton Adem Demaçin opinioni i askujt. Historia do te behet me dokumente per secilin. Adem Demaçi ishte njeriu që frymëzoi rininë shqiptare me burgun e tij te gjate me shume se te gjithe te burgosurit tjere politike bashke. Mendoj se ky eshte konstatim i sakte. Argumentet qe sjellin te tjeret do t’i testoje shkenca e historise. Shkenca edhe mund te gaboje, por ajo eshte i vetmi institucion kompetent qe mund t’i besojme. Por, edhe nese gabon, shkenca eshte gjithnje ne zhvillim dhe persosje keshtu qe e verteta perseri nuk mubd te shihet ma mire prej asnje prizmi tjeter se sa prizmit shkencor. Une mendoj se hspja e temave te ndieshme dhe relativizimi i se vertetes “absolute” mood eshte njelloj guximi qe na nxit drejt kerkimeve te reja permes secilave do te mesojme me mire dhe me shume.

Idriz Mehmeti :  Liri kurkush nuk është kundër të vërtetës, qoftë ajo e vërtetuar në mënyrë shkencore apo jo, vetëm të jetë e argumentuar, por të provohët të hidhët baltë në mënyrë të kulturar e tinzare, kjo nuk i lejohët kurkujtë...!

Liri Loshi:  Perseri po them se pavaresisht dilemave se a qendroi gjithmone drejt Aden Demaçi a jo, nuk eshte asnje person tjeter i gjalle as i vdekur ne historine tone ne Kosove qe mobilizoi shpirtin patriotik me shume se ai. Pas kedaj te vettete te psmohueshme, te flasesh tash per Demaçin a ishte i lidhur me kete apo me ate sherbim, edhte sikur te flasesh per ngjyren e syve te tij. Edhe sikur vertet, ai te ishte ashtu sic thuhet. Sepse, qellimi i tij eshte arritur permes atij mibilizimi dhe jo permes ndonje aktiviteti te tij te mepastajme, pa marre parasysh punen e tij te vszhdueshme patriotike gjate tere jetes, pra edhe pas burgut.

 

Seff Krasniqi : PËRSHËNDETJE,

Sikur mos ta kisha mik të studimeve edhe mik ne FB Xhevat Halili-n, ky shkrim i Shaip Beqirit do të më shpëtonte pa e lexuar. Nuk do të shkruaj, në fillim, për përmbajtjen, por do të them diçka që më ra në sy dhe më befasoi. Shaipi i paska bërë tag 52 veta dhe 44 ia paskan pëlqyer. Por, për mua paradoksi qëndron se paska vetëm një reagim nga Xhun Çetta. Askush dhe asnjë tjetër.

Digresion...

Në të njëjtën kohë kur isha duke shkruar këtë reagim, në PV ma dërgoi një shkrim një gazetar me emër të madh dhe i respektuar të një gazeta SERBE me tutull "Spiuni jonë, hero i tyre (shqiptarëve) dedikuar Meh Ukës (hero i Kosovës), i cili kur qenka lëshuar nga burgu paska pasur për detyrë ta përcejellë Grupin e Adem Jasharit!!! Kurrë s'e harroj Kadri Osmaninkur thoshte "të mjerët ne kur t'i hap dosjet Serbia dhe sikur të na i sherbente origjinalet, pa i përpunuar, është gjysma e të keqtit". 

Po i kthehem shkrimit të Shaip Beqirit. U befasova për të keq se nga ata 44 emra që i paskan bere like, asnjëri s'e paska marrë mundin ta shkruaj as një rresht. Nuk di a është tema delikate, apo ia kanë frikën IK, apo ia kanë frikën vetëvetes apo ndiejnë obligim ndaj Shaip Beqirit (për një like) pasi e njohin. 
Për mua, në pyetje është frika se mos IK apo ndonjë tjetër me argumente apo pa argumente fare iu bjen në qafë. 

Mendoj që është një shkrim i mirë dhe rast i mirë që të gjithë intelektualët (qe e dinë vetën për të tillë) në mungesë të organeve për verifikim të thonë mendimin e vet. 

Me këtë shkrim nuk pajtohem në dy raste sepse më duken të ekzagjeruara: ajo që shkruhet për Ibrahim Rugoven. Nuk jam adhurues fanatik i politikës se tij, sepse s'kam qenë kurrë anëtar i LDK-së, por Shaipi nuk ka paraqitur asnjë dokument, asnjë provë që i vërteton atributet me të cilat e ka përshkruar. Po habitem me Faruk Tashollin dhe Arif Molliqi, e ndonjë tjetër. Dua t'i pyes me ketë rast, ia kanë frikën Shaip Beqirit apo kushtimisht të vërtetave për Rugoven ?

Pastaj, nuk pajtohem aspak me Shaip Beqirin se Xhafer Deva paska qenë kusiling fashist. Ndoshta nga kënvështrimi majtist edhe mund te quhet ashtu, po në këtë rast Enver Hoxha kush ishte?

Me këta rreshta nuk kam asnjë qellim të lëndoj askë, vetëm t'i ndihmoj hapjes së debatit pa sharje e ofendime. 
SK

Shaip Beqiri : Me fal z. Krasniqi, por duhej ta lexoje se paku nje pjese te fjalise se mbrame te shkrimit tim: "Për atë takim dhe për tri-katër takime të miat aksidentale me IK do të shkruaj së shpejti..." Pra, nuk e kam ndermend te merrem me paçavuret e IK, perveç asaj qe bie ne sferen time aksidentale me te!..

Seff Krasniqi : Unë ju kam kuptuar shumë mirë. E kam kuptuar se takimet e juaja kanë qenë, po e thjeshtësoj, të rastit, sepse s'ke pasur kurre te besh gjë në asnjë organizim kombëtar me IK. 
Mua po më dhemb më së shumti indiferenca e intelektualëve për gjendjen e pashpresë.
Dhe, mos të harrojmë diçka. Të gjithë atyre që s'ua ka bërë dosjen UDB, ia ka bërë LPK dhe u ka dhënë udhë në të gjitha drejtimet.

Shaip Beqiri :Te lutem, mos te hyjme ne sfera qe nuk jane te orbites sime te diskutimit. Kerkoni nje fushe tjeter!

Seff Krasniqi : Unë e thash në reagimin e parë atë që kisha. Për mua mbaroi!

Agim Morina : Ishin kan shkue do musafir tu njani n’Rudnik. I zoti i shpisë jau kthej darkën e ju bani muhabet sa mujti. Ju qiti speca me tlynë. Specat kishin qillue djegs shum. Gjith nisen m’u ankue për specat djegs, sall njani pej tyne, plak i mençum e hokatar, nuk bâjke za. 

Dikur i zoti i shpisë i tha plakut:

— Ti, plak, mos mujsh, mos i ha se po t’çartin. 

— Jo, valla, masi e bane nerën tâne e i prune, s’e lâ pa i sosë edhe m’e ditë se i shti n’gojë tâne. 

— Po qysh po munesh me i hangër kaq djegs, mixhok? Un s’jam tuj mujtë me i hangër hiç, — ja priti njani djalë i shpisë. 

— Ban si po baj un: shtrëngoi dhamtë, — ja kthei plaku.

Dan Ibrahimi : Ai delenxhia IK me kurre s'mund ta heq kemishen e delexhise. Por atij intelegjenca nuk i mungon, tjeter gje qe ate e ve ne sherbim te qellimeve te liga, fundja per kete njihet edhe me nofken e merituar DELENXI. Mendoj qe Shkrimi i Shaipit eshte i shkruar me nje dioptri intelektuali dhe gazetari profesionist qe nuk i shkojne gjerat per mosdije. Natyra e shkrimit te tij nuk duron as komentues te çdo niveli, po çka t'i besh faktit qe te ne edhe barinjte mendojne qe jane pari e ajke e mendimit. Disa nga komentuesit e zeshem kety ta fyejne intelegjencen o njerez.

Xun Çetta : Ky shkrim i shqetsimeve tona, publikuar nga penda e hollë, pra nga miku ynë Shaip Beqiri, nuk mendoj se kishte për qellim që të ndalemi e të merremi më emra aq më pak më perzgjedhje nga emrat e lakuar në shkrimin e tij.

Unë, kështu deshta ta kuptoj dhe si të tillë e komentova i pari pa lakuar emra kur pash se nuk po reagon njeri. Pra shqetsimet tona mbi gjithë këta lumenj akuzash për kaq vite ku nuk mbet kush pa u atakuar e akuzuar, natyrisht se janë objekt i madh i problemit tonë i cikli nuk po fillon procesin e zbardhjës dhe daljës në dritë nga gjithë ky terr ku kemi futur qytetarin e pafajshëm në këto punë.

Unë nuk mendoj se mund të prodhojm efekt pozitiv duke u marr me emra këtu, ne duhet ta vlerësojm këtë si shkrim i cili trokët në kokat tona të vonuara për tu perballur më gjitha këto akuza qoftë edhe me ballafaqime mes nesh.

Shkrimi i z. Beqiri, si i tillë nuk duhët të perdorët si mundësi e dhënë për ta sulmuar e as për ta mbrojtur dikë ! jo, ne duhet ta marrim këtë si një alarm për punën të cilën duhet ta bëjm a mjerisht nuk e kemi bërë. Realitetet, të bardha apo të zeza, të dhimbëshme apo të gëzueshme e plotë krenari, ato duhën të zbardhën dhe dalin publikisht pa frikë se do të ketë pasoja negative.    

Pasi që jemi tek kjo temë ku nga komentuesit më pa të drejtë është lakuar emri i ikonës së rezistencës sonë kombëtare z Adem Demaçi, unë po bëj një lëshim dhe po i thëm dy fjalë të vetme për të mos u marr me emra siq u tha më lartë.

Siq tha në komentin e tij z. Sefë Krasniçi :,, Sikur mos ta kisha mik të studimeve edhe mik ne FB Xhevat Halili-n, ky shkrim i Shaip Beqirit do të më shpëtonte pa e lexuar.“ Ashtu po thëm unë se, po të mos ma postonte në porfilin tim miku Shaip Beqiri, kam frikë se shkrimi do me kalonte pa e lexuar.

Nuk u dasht të ndahët nga të tjerët emri i Adem Demaçit, as për ta mbrojtur e as për ta sulmuar të tjerët.

Pa dallim çfarë sjell drita pas daljës nga errësira e tëra këtyre akuzave për emrat tonë të mëdhenj, unë jam i sigurt se z. Demaçi nuk mund të dal figura e zezë e shahut të lëvizjës sonë kombëtare.

Pa dallim çfarë lojërave mund të jenë luajtur dhe kush për çfarë emisionesh është percaktuar, prap Demaçi mund të dal më gabime, ndoshta nganjëhere më gabime të mëdha në politikë por, njëkohësisht dërmuesi më i madh i pushtimit të vendit tonë. Emri i tij bashk më gjysmë shekulli qendrese në mendjën e pupullit tonë, ishte dhe mbeti Bjeshka e rezistencës sonë kombëtare.

Ademin, askush sa unë, nuk e ka kritikuar sy më sy njëritjetrit dhe nganjëherë në publike më prezencën e tij por, kurr pas sysh dhe pa qen aj prezent. Ndoshta ka raste tjera të cilat unë nuk i di që ta ketë bërë dikush këtë gjë. Ademi, jo se nuk e kundërshtonte kritikën e drejtë dhe pa qellime djallëzore, por e pranonte atë dhe nganjëhere pajtohëj qoftë edhe më heshtje prezent.

Sot 02.02.2018, facebook-u ma perkujtoj këtë foto të cilën e paska postuar Shefqeti në atë kohë dhe po në këtë promovim të kompletit të veprave të Demaçit, e kam kritikuar ashpër në dy pika si lëshime të rënda të cilat i kishte bër Ademi para luftës në Kosovër.

Besoj se Shefqetit i kujtohën ato që i thash më fjalën time në prezencën e Demaçit për Demaçin. Ato jan si incizime në dokumentar. Rasti tjetër akoma më i mirë dhe më me peshë ishte në Prishtinë kur po promovohej ribotimi i romanit tij Gjarpit e Gjakut. Aty kanë qenë prezent shumë, tepër shumë veprimtar, shkrimtar e publicist të cilët janë befasuar më kritikat e mia para Demaçit prezent dhe më pas akoma më shumë janë befasuar kur vet Demaçi u thot: ,,Ka të drejt Xuni i cili ju befasoj më kritikat, unë jam në pajtim më reagimet e tij“.

Demaçi, pas daljës në dritë nga ky terr i gjatë, mund të na del krejt i pa parashikueshëm! Të ngjajshëm herë, herë e kemi perjetuar gjatë rrugës, rruga e shekullit tonë ishte e gjatë dhe më plotë gjëmba por një gjë e di dhe jam i sigurt, se, emri dhe qendrimet publike të z. Demaqit ishin tmerri i Serbisë.

Motivi i reagimit tim pa pasur ndërment të merrem më emra ishte kjo foto e kohës postuar nga Shefqeti 02.02.2013 :    

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10151724212003868&set=a.10151724199228868.612800.734383867&type=3&theater

Link-lidhja e artikullit: :

https://www.facebook.com/shaip.beqiri.5/posts/1749721221747204

Luzern 31.01.2018
Xun Çetta