Politikë

( Që të mos mbetem krejt pasiv edhe pse në pushime ,ja dy fjalë të pa përfunduara nga të cilat shpresoj të kuptohem drejt )


 

Tani e sa vite pas lufte po punohet e veprohet që të pranohet humbja dhe ligështimi i veprimtarëve si dhe idealistëve të shekullit tonë. Po ndodh kjo e keqe për shumë arsye të cilat nuk po i renditi tani e as nuk po i pasqyroj ato ,pa dallim më apo pa arsye të kohës apo rrethanave çfarë po kalon kombi ynë.

Mjerisht shumë veprimtar e të quajtur idealist kanë kontribuar dhe sot po ndihmojnë këtë të keqe madje jo pak prej tyre po dalin se kanë luajtur me dy karta të kësaj rruga pa dashur ti akuzoj drejtpërdrejtë për punë të liga, të paktën jo qëllimisht dhe më vetëdijen e tyre.


 

 

Realitetet e dhimbshme kanë shkuar aq larg sa gati e gati do tentohet të dalin publikisht më teorinë se UDB,në bashkëpunim me jo pak veprimtar e idealist na paskan bërë organizata ilegale,paskan organizuar demonstrata,paskan menaxhuar procese të ndryshimeve sistemesh,paskan organizuar dhe kontrolluar luftën etj. Absurde në dukje kjo !!! por andej po shkojnë ata të cilët vetëm në prapaskenë punojnë e veprojnë pa pasur guximin të ballafaqohen më realitete e akuza mes nesh.

Përfundimisht nuk ka veprimtar e as idealist vetëm të mirë dhe vetëm të këqij,por gjithë ne jemi më të mirat dhe të këqijat tona,por dallon pesha varësisht kush sa ka shkel keq e sa ka bërë mirë në këtë rrugë. Përfundimisht jam kundër që të mos pasqyrohet realiteti i gjitha veprimeve tona dhe biografive nga të cilat do varët rruga e mbetur. Krimi aktual është në mesin tonë kur në emër të idealeve tona dhe kauzës nga po shkojmë,heshtën dobësitë dhe thyerjet morale në politikë vetëm e vetëm që të përfitojnë individ e më pas të pësojmë si komb dhe idealist naiv si na quajnë ata.

Ndërkombëtarët po sygjërojnë dhe vendoret mjerisht përgjegjës të dështimeve politike po pajtohen që të bashkohen për të vazhduar tutje më ndryshimet krejt kozmetike,e kjo kam frikë se mund të na sjell pasojat e radhës madje më përmasa tragjike. Kam dy dilema të cilat do i gjeneroj ky bashkim i diktuar dhe që të dyja si dileme  janë tepër të rrezikshme pa i përmendur ato.

Ndërmjetësues të sinqertë vendor mjerisht nuk ka dhe nuk i do klasa  jonë politike,kjo është edhe një e keqe tjetër e cila do i kushtoj vendit.

Prishtinë 27.07.2012.

Xun Cetta