Politikë

Nëse reagoj më kritika kur unë vlerësoj se duhët kundershtuar e keqja pa dallim politikanëve apo partive politike nga vjen e keqja, unë, nuk mund të mos e thëm edhe faktin tjetër se, sot u ndjeva mirë kur dëgjova lajme të mira në fushën politike dhe të diplomacisë së vendit tonë.

( Po të ishte edhe politika dhe aktivitetet siq dinë të jenë në nivelin më të ult, që sot do të thosha : Pos ditës së Mollës pa Molla , mjerisht edhe politika pa politikanë na bëri që të vajtojm , por ja ndodhi e kunderta).

Sot, siq u tha në lajme, vërtetë ishte e rëndë dita e Mollës pa Molla. Pasojë kjo e dëmtimit të plantazheve dhe prodhimeve tjera të fermerve dhe të bujqëve tonë të cilët u dëmtuan në hyrje të pranverës së hershme, por këtë dhembje e zbutëm si ngushllim më aktivitetët e frytshme dhe aktive në politikën dhe diplomacinë e vendit tonë.

Unë, sa për hirë të realitetit se, lojmet nga fusha politike i vlerësova shumë të frytshme dhe aktive, po aq për hirë të faktit se, dua ti ndaj këto për arkivin tim, dhe pikërisht për këtë arsye, tani po i ripublikoj këtu.

U ndjeva mirë kur kryeministri Haradinaj, nuk u muarr më gazeta e as më të quajturit gazetar të cilët mjegulluan lexuesit e tyre se si gjoja Kryeministri Ramush Haradinaj ka hjekur nga programi qeverisës pikat më të ndieshme për mes të cilave erdhi në pushtet dhe tani i braktis ato !!!.

Ramushi, publikisht i tha qendrimet e qeverisë tij mbi demarkacionin e kufirit më Malin e Zi, liberalizimin e vizave dhe asociacinin e komunave.

Për të mos e parafrazuar atë në pa mundësi që ta citoj, ja ku e keni lidhjën e tekstit dhe në video më poshtë.

Jam ndier tepër mirë më letrën mirënjohëse, zonjës Ulrike Lnacek nga ana e ish Ministrit të punve të jashtme z. Enver Hoxhaj.

Po, më në fund, jam ndier shumë mirë më aktivitetet e gjatha takimeve dhe prezantimeve të politikës dhe diplomacisë sonë unike sot.

Nese kritikoj, di dhe dua ti vlerësoj edhe sukseset aq më shumë kur vet faktet flasin e jo unë.

Këto ishin ca nga temat e lajmeve të sotme:

  1. Ramush Haradinaj: Liberalizimi dhe Demarkacioni shpejtë do ndodhin

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në emisionin “Debat”, në RTK tha se kjo qeverisje vepruese marrëveshjen që ka Kosova me BE-në e që është MSA-ja e që e zbaton, në momentin e zbatimit të kësaj kontrate obligon një tjetër kontratë e që është statusi i kandidatit për anëtarësim në BE.

“Dikush në kabinet e përmendi vitin 2020 unë nuk po du me përmend vite se mund të vjen edhe më herët dhe bazuar në këtë punë serioze për statusin e kandidatit, kërkesa për liberalizim minimizohet si temë dhe kalon ma lehtë dhe po shkon me një paket, sepse kërkesa vetëm për liberalizim duket si favor me na fal diçka”.

Haradinaj tha se qeverisja e mirë, transparente, luftimi i korrupsionit dhe demarkacioni që sipas tij, do të kalojë shumë shpejtë.

Ai tha se Komisioni i ri për Demarkacionin ka filluar punën sot dhe sipas tij, ky komision do ta gjejë të vërtetën dhe do të sqarojë se ku është gabimi dhe ne do të na drejtojë se nga duhet të orjentohemi. “Ky Komision do ta gjejë të vërtetën për demarkacionin”.

Kryeministri tha se nuk ka dëshirë të jetë pengesë e liberalizimit, por shpreson që çështja e Demarkacionit do të kryhet në afat të shpejtë, por pa dhënë datë të caktuar. Ai tha se kufiri është në Çakorr dhe Kullë.

 VIDEO DEMARKACIONI dhe komisioni tij :

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155431018338859/

VIDEO 2 Liberalizimi i vizave :

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155431023023859/

--------------------------------------.

  1. Kurti kujton dhe vlerëson referendumin e vitit 1991

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka kujtuar referendumin e shqiptarëve të Kosovës në vitin 1991. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti ka vlerësuar se për herë të parë në atë moment ishte shprehur masivisht vullneti për vetëvendosje.

"Prej datës 26 shtator e deri në 30 shtator të vitit 1991, në Kosovë u mbajt referendumi për pavarësinë, ku morën pjesë 87% e votuesve të Kosovës, 99% e të cilëve votuan për pavarësimin e Kosovës si një shtet i pavarur, sovran e me të drejtë të vetëvendosjes.

Ky referendum i mbajtur 26 vite më parë është shumë i rëndësishëm pasi që përfaqëson herën e parë në histori kur populli i Kosovës shprehu masivisht vullnetin e tij për vetëvendosje. 913.705 qytetarë në atë kohë votuan për pavarësinë. Vullneti i tyre ia bëri me dije botës mbarë aspiratën e Kosovës për liri, për të qenë shtet i barabartë me shtetet e tjera.

Ky vullnet popullor në atë kohë u njoh zyrtarisht vetëm nga Republika e Shqipërisë. Mirëpo mosnjohja nga shtetet e tjera nuk e ndal dot vullnetin e një populli. Kur themeli vendoset, muret janë çështje kohe. Kështu, pas atij hapi të parë vazhduan hapat e tjerë, deri tek lufta e lavdishme e UÇK-së që e çliroi Kosovën.

Na duhet t’i kujtojmë me mirënjohje e falënderim të gjithë ata veprimtarë që e organizuan këtë referendum, si edhe të gjithë ata që votuan, duke e çelur demokratikisht e për mbarë botën procesin vetëvendosës të popullit tonë, proces që është i pandalshëm, siç është dhe vetë demokracia".

Lidhja  RTK 18:50 / 26.09.2017

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=202847

--------------------------------.

  1. Presidenti Hashim Thaçi: Berlini mbetet adresë e rëndësishme politike për Kosovën

Presidenti Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Presidenti Thaçi ka uruar ambasadorin gjerman për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.

Presidenti ka ritheksuar se mbështetja gjermane për Kosovën dhe rajonin mbetet përcaktuese për të ardhmen euroatlantike të rajonit. 

“Berlini mbetet adresë e rëndësishme politike për Kosovën. Fitorja e kancelares Merkel në zgjedhjet e së dielës do të forcojë Bashkimin Evropian si dhe do të rrisë vëmendjen e BE-së për Kosovën dhe rajonin”, ka theksuar ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se do të bashkëpunojnë ngushtë me ambasadorin e ri për të rritur shkëmbimet tregtare me Gjermaninë.

Nga ana tjetër, ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka konfirmuar mbështetjen e shtetit gjerman për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

RTK 18:08 / 26.09.2017

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=202841

-------------------------------------.

  1. Ja çfarë përplasje pati Pacolli me Vuçiqin në OKB

Në ndërtesën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, ku këto ditë po qëndronin delegacione nga e mbarë bota, pjesëmarrës ishte edhe delegacioni i Kosovës, në krye me presidentin e vendit, Hashim Thaçi i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Ata kanë zhvilluar takime të shumta me delegacione të shteteve të ndryshme për të lobuar për njohje të reja si dhe për anëtarësimin e vendit në UNESCO. Për këtë të fundit, Pacolli, në një bisedë në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se Kosova i ka votat dhe sivjet do të bëhet pjesë e kësaj organizate.

Ndërkaq, ndaj kësaj deklarate kanë reaguar zyrtarët më të lartë shtetërorë serbë. Madje, sipas të përditshmes serbe, “Blic”, në ndërtesën e OKB-së janë takuar rastësisht edhe delegacionet e Kosovës dhe ata të Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sipas kësaj gazete, është ndeshur me Thaçin e Pacollin, dhe me këtë të fundit ka shkëmbyer disa “llafe”. “Ku i gjete tërë ato vota për të cilat po bisedon? Ke humbur njëherë, do të humbasësh përsëri”, citohet t’i ketë thënë Vuçiqi Pacollit.

Sipas “Blicit”, Pacolli është hutuar dhe e ka pyetur: “A je lodhur nga tërë këto takime?”. Ndërkaq, gjithnjë sipas mediumit serb, Thaçi vetëm ka vëzhguar nga distanca dhe nuk është përfshirë në diskutim, transmeton Koha.net.

Vuçiq ndërkaq ka deklaruar se “shqiptarët prapa vetes kanë muskujt e fuqive të mëdha”, por se edhe Serbia do të luftojë, derisa ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se “ata nuk kanë vota të mjaftueshme për UNESCO”.

“Pacolli mendon se gjithçka mund të zgjidhë me para, por nuk shkon bash kështu. Ne para dy vjetësh kemi fituar ndonëse i kanë mbështetur shtetet më të fuqishme”, ka thënë Daçiq për “Blic”.

RTK 17:58 / 26.09.2017

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=202837

----------------------------------------------,.

  1. Behgjet Pacolli: Politikanët shqiptar në Mal të Zi, të jenë të bashkuar

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi, ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e partive shqiptare at

Pacolli ka njoftuar se gjatë takimit kanë biseduar për gjendjen shqiptare në Mali të Zi dhe raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai ka dhënë edhe një porosi për ta, duke kërkuar që të jenë të bashkuar.

“Në takim mori pjesë Nazif Cungu nga partia Forca, Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare, Fatmir Xheka nga Partia Demokratike, Mehmet Bardhi nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Hatixhe Gjoni nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve”.

“Në mes të tjerash biseduam për gjendjen e shqiptarëve në shtetin fqinj sikur edhe për raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi”.

“Qëndroni bashkë, sepse bashkë jemi më të fortë. Ju do të jeni më të fortë, por edhe ne si komb do të jemi të fortë ishte porosia ime”, ka shkruar Pacolli në facebook.

RTK 16:28 / 26.09.2017

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=202798

------------------------------------.

Të gjitha në RTK 19:26 / 26.09.2017

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=202858

Si dhe VIDEO Lajmet :

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155433398238859/

Ripublikim permbledhjësh nga lajmët sot 26.09.2017

Xun Çetta