Politikë

Liri të mendimit,analizës së lirë dhe të shprehurit aso çfarë i duhet njerëzimit nuk ka pas,nuk ka dhe nuk do arrihet kurrë. Ajo liri në segmente të caktuara para syrit tonë avancohet çdo ditë e më shumë. Nga liria e cunguar si i pushtuar,nesër falë rezistencës dhe atyre që nuk pushuan së vepruari kundër pushtuesit ti lirohesh dhe nuk e ke më atë cungim lirie por mjerisht fillon e keqja tjetër !!! pra vjen cungimi i lirisë nga pushteti i grabitur nga po ata që nuk bënë gjë për këtë liri.


Pas një kohe relativisht të gjatë pushtetarët dhe shërbëtorët kah i ka instaluar pushteti si i tillë grabitqar fillon e komprometohen dhe kështu liria për të ju thanë se jeni kompromentuar po ashtu vjen,por nga kjo vazhdon e keqja e radhës,pra i thuan sa herë të duash por liria për të thënë e mos ndërmarr asgjë po ashtu nuk është liri. Nëse nuk po shtypet liria për ti thënë gjërat ashtu siç janë mjerisht tani po injorohet deri në poshtërim pikërisht thëna e realiteteve të hidhura e për më keq në këto realitete të hidhura për ditë e më shumë po fundose edhe populli në luftë për bukë goje.

Ajo e keqja finale në këtë mos liri të mendimit,analizës dhe shprehjes së lirë përfundon në vet popullin e pa emancipuar më kulturë ligjore në një vend ku drejtësia nuk funksionon dhe kështu pastaj njerëzimi për të mos krijuar kundërshtar personal,fillon e humbë kurajën për ti thënë tjetrit në surrat se kush në realitet çfarë ishte dje,është sot dhe kish ku po e përplas vendin tonë.

Nuk po them perëndimi por po them shtetet e pajisura më kulturë shtetërore dhe infrastrukturë ligjore,nuk do qajnë kokën aq gjatë për një popull i cili nuk donë apo nuk din ta merr fatin e vet në dorë dhe si i pavarur të shkoj andej kah po flitet e nuk po veprohet.

Deklarimet e fundit të ministrit të punëve të brendshëm të Serbisë z. Dacic për kthimin e 1000 forcave Serbe në Kosovë ( Absurde të thuhet e lere mendohet) nuk kanë pas parasysh asgjë ma shumë se sa faktin se në Kosovë nuk po vendoset rendi dhe qetësia. Atje ka korrubcion,krime politike dhe ekonomike si dhe për faktin se në Kosovë faktikisht janë instaluar forca më të cilat Serbia do vazhdonte punën...

Minoriteti serb në Kosovë është larg më i mbrojtur nga është shumica Shqiptare e mos të flas për minoritetet tjera. Çfarë përjetoj unë në shtetin e Kosovës ku nuk ke kujt ti drejtohesh për drejtësi dhe mbrojtje nga keqbërës,një gjë e tillë nuk i ka ndodhur,nuk po i ndodh dhe uroj të mos i ndodh serbit në Kosovë. Serbet ishin pushtues në Kosovë,por nuk ishin të mbrojtur sa janë sot falë gatishmërisë për ta bërë shtetin e Kosovës. Ky ishte realiteti i pas luftës në Kosovë,por nga sot,ligji do duhej të veproj dhe drejtësia të mbrohet pa dallime nacionale,fetare apo racore...

Ardhja e 1000 trupave serbe në Kosovë siç ka imagjinuar z. Dacic më shumë do i mbronte veglat e instaluara burokratike,karrieriste e kriminale pa dallim nacionaliteti se sa qe do kishte nga kush ta mbroj minoritetin serb në Kosovë...

Luzern 30.06.2012

 

Xun Çetta