Politikë

Tash sa ditë jemi lodhur nga komentime qytetarësh dhe analistësh nga më të ndryshmit e besa edhe nga jo pak jurist të cilët nuk po e thonë fuqishëm fjalën e tyre bazuar në të drejtën kushtetuese.

Tani, rezultati final i zgjedhjeve doli dhe konkretisht :

Koalicioni PAN 39 vende

Lëvizja Vetëvendosje 32 vende  

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa 29 vende.

Nga ky moment, topi pasohet tek Presidenti i cili sa më shpejt do duhet ta mandatoj PAN-in që ta themeloj Qeverinë. Koalicionit PAN, i uroj suksese dhe fitorën vetëm atëhere kur dëshmon se e ka merituar atë dhe sa më shpejt të i mbledh numrat dhe të na del më qeveri të votuar në Kuvend, nese nuk arrinë ti ketë numrat, le të na dëshmoj se e ka merituar fitorën dhe kështu ti hap rrugë fituesit pas tij që ta formoj Qeverinë, nese do ti mbledh numrat fituesi i dytë.

Sa i perket këtij problemi i cili po krijohet e jo se vërtetë është problem, ne, deri këtu duhet ta dim se kjo është rruga të cilën ja kemi birxh vendit. Nese PAN, nuk arrin ta themeloj Qeverinë dhe heziton të lëshoj rrugë, atëhere nuk ka dilema tjera pos se vendit po i duan kriza politike pa e thirrur mendjën se ku mund ta perplasin vendin tonë.

Lëvizja Vetëvendosje, në këto situata eventuale, për asnjë moment nuk guxon të revoltohët, interesi i vendit është mbi ta, ndryshimet akoma po vazhdojn, e ardhmja do të jetë e atyre të cilët kuptojn dhe vazhdojn tutje…

Nëse të gjithë po e shohim, po e ndiejm dhe po e prekum ndryshimin e këtyre zgjedhjeve ku për herë të parë kuvendi do të ketë delegat të ri e jo si deri tani ku tërë kohën shahën e akuzohën mes veti dhe në fund taktikisht, serish të njëjtit gjenden në Kuvend apo në legjistatura të reja.

Nëse nuk lejohët të qeverisin ndryshimet si vullnet i popullit i cili dëshmoj, atëhere, për hirë të interesave të vendit i cili nuk donë kriza as trazira, le të kalon fituesi më i madh si subjekt në Opozitë dhe që tani po paralajmëroj se, në zgjedhjet e parakohshme, gjithësesi jo të rregullta, Lëvizja Vetëvendosjë do të fitoj si e vetme pa pasur nevoj për koalicione.

Unë mendoj dhe jam i sigurt se vendi aktualisht ka interes që nese PAN, nuk arrin ta bëj Qeverinë, këtë ta bëj Koalicioni  LDK-AKR-Alternativa më Lëvizjën Vetëvendosje. Ka shumë fakte e deshmi të cilat nuk premton koha ti thëm tani , por kjo është ajo e cila i duhët vendit akoma më shumë sesa në zgjedhjet e ardhshme të Qeveris LVV pa asnjë parti tjetër.

Luzern 29.6.2014

Xun Çetta

Xun Çetta facebook 29.06.2013 në 12:02.PD ·

Mos villni vrerin tuaj anti idealizmit të vendit tonë më pretekstin se Vetëvendosja po avullon ato ideale. Gabimet e herëpashershme të VV-së në pika të caktuara si e pa pjekur në disa nga veprimet e saj, nuk i japin të drejt askujt që ti fyen idealet tona pa dallim në cilin subjekt janë ato ideale kund më shumë kund më pak siç din ti përvetësojnë ato.


Vetëvendosja edhe kështu si e pa pjekur në veprimet e sajë fizike në kuvend, prapë krahas skandalit krejt destruktiv ajo edhe ka ndihmuar qeverinë më po ato veprime të pa pranueshme në shtetin e së drejtës.
Pse them ka ndihmuar ? Për arsye se intervenimi i policisë dhe izolimi i së keqes për të mos e bërë akoma më keq, si intervenim ka dhen shenja pozitive para faktorit ndërkombëtar.

Në dukje si të pa kujdes qe jemi , do thoshim se kjo nuk qon aq peshë por jo, pikërisht këtu vlerësohet shkalla e një segmenti drejt bërjes së shtetit juridik i cili mbron shtetin.


Uroj që shpejt të pjekën kushtet politike për intervenime të tilla edhe në rastin e të pa bindurve të minoritetit serb të cilët akoma nuk po kuptojnë se jetojnë në shtetin e Kosovës qytetar të cilit janë edhe vet ata. Kjo vlen edhe për popat të cilët sot në Gazimestan veç provokuan situatën por ja se fatmirësisht kaloj më një përtypje të hidhur e më gjemba në fytin e qeverisë sonë.


Pra nëse më të drejt kritikojmë VV-në pika të caktuara, mos ngrëni kokën ju disa askushat e vendit tonë se kështu po  revoltohen dikushat.
Mos harroni se interesi i vendit mban nen kontroll politikat më dy kute, gjë kjo të cilën ju disa askushat nuk e kuptoni lehtë se si digjet diçka për të shpëtuar dhe kaluar tjetra dhe më pas kompensohen ato ...

Lexo 35 komente debatësh në atë kohë kur duhej që arsyeshëm të kritikohët e jo të urrehet e as të shahët:

Lidhja:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/605463236140477

Flori Bruqi : Respekt për atdhetarin dhe publicistin e mirënjohur z.Xun Çetta!

Islam Haxhiu : Xun , ti mendon ashtu !

Mustaf Alimusaj : Xun une te di per dikushin !!!!!!

Xun Çetta : Flori i nderuar, respekti le të jetë i ndersjell mes nesh aq më shumë kur ju herëpasherë keni shkruar për ato bindje të cilat i mbani dhe i keni argumentuar rreth emrit, punës dhe veprimtarisë time. Mendoj se sikur me keni futur birq por ja se unë nuk e kam mendjen te nxitoj.

Ismet i nderuar, ju falenderoj për reagimin kaq me kulturë, kaq butë e pa tensione por më beso, ata që me njohin e dinë se jam ithtar i mendimit ndryshe nga mendoj unë dhe e respektoj atë kur nuk ka fyrje, jo gjelozi, jo më kurrdisje në bashkëpunim klanesh a partish. Jam shumë me fat kur do ta lexoj mendimin krejt ndryshe nga mendoj unë dhe ti marr në konsiderat kundershtimet me aq sa ka fakte te cilat edhe mund të me bindin. Uroj te jeni mirë i nderuar Ismet Haxhiu.

Mik i nderuar Mustafë, e di dhe kam respekt të ndersjell për bindjet të cilat nuk ti prish as klani, as partia për njeriun te cilin e njeh vet. Shendet e gjithë të mirat.

Qazim Zejnaj :  XUN I LEXOVA FJALET QE I KE QENDISE DHE U TRONDITA QYSH XUNI NXITON AQ SHPEJT KUR DJE DOLI REZULTATI DHE PRESIDENTI ESHTE NE KROACI ...PRITA QE JU XUN TE THUANI TROC NESE RAMUSHI NUK BEHET KRYEMINSTER DO HIDHEROHET AMERIKA E CILA ME UCK ,NATO E RAMUSHIN BOMBARDOJE SERBINE GJENOCIDALE ---XUN NESE RAMUSHI NUK BEHET KRYEMINISTER SHKIJET DO VIJENE HEREN TJETER NE VIDIVDAN ME ARME ...DHE NESE RAMUSHI SI LIDER MARTIR NUK BEHET KRYEMINSTER SERBIA DO FESTON DHE VUCUCI ME SHKIJE E TRADHTAR DO NGRE DOLLI ...QYSH XUN CETTA ME BERE KOALICION LDK ME VETVENDOSJE KUR KJO VETVENDOSJE E ALBIN MISTRECIT ME MOLLOTIVA E GAZ KIMIK E FAQE ZEZA E RREZUAN ISA PUTININ QYSH PSE U SHPORRE KJO QEVERI ATHERE KUR PERSERI DESHIROJME TE VINE PUSHTET ATA ARGATET E JUGOSLLAVISE QE BURGOSEN PATRIOTET E DIFERENCUAN DUKE NA QUJTUR IRREDENTIST ...QKA BERI ALBINI ME SHUEME SE RAMUSHI ...DHE RAMUSHI QFARE MEKATI BERI KUR ESHTE I VETMI NJERI QE DO KRYEN AMANETET E HERONJVE DHE UKSHIN ,HOTIT ,JUSUF GERVALLES .IBRAHIM RUGOVES ,ADEM HASHARIT .BEKIM BERISHES ,ANTIGONA FAZLIUT E SHUME HERONJEVE QE U NGRIT KOSOVA SHTET

Xun Çetta : Qazim nip i nderuar, po të mos njiheshim dhe po të mos kuptojshim njëritjetrin shumë më thellë në esencën e problemit të vendit dhe të kombit tonë e jo të partis apo liderve, unë do befasohesha më ju si më shkruan dhe ju do thoshit se Xuni nuk është ai qe ishte, paska ndryshuar !!!.

Jo nipi im, kurr nuk ndalëm e as ndryshoj qendrimin pë vendin, kombin dhe të mirën e popullit tonë i cili ka vuajt dhe po vazhdon ti vuaj pagrejtësitë.

Më të drejt mi perkujton sjelljet aq të egra të Lëvizjës VV më gazna lotësjellës në kuvend ku i mori në mbështetje edhe opozitar tjerë pikërisht Ramushin. Mi kujton edhe demulime tjera deri tek permbysja e maunave madje edhe private, kallja e veturave të institucioneve etj të mos i numroj tani.

Ndalu pak dhe lexo pa shih sa herë jam prononcuar e sa herë kam ngritur zërin më fakte e deshmi kundër këtyre praktikave të cilat po na permbysnin teoritë e luleve të premtuara dhe besuara si teori por praktikat e rrenonin teorinë tonë.

Pra ishin veprime të cilat po rrenonin vet programin dhe arritjët e sajë si Lëvizje si dhe e stoponte afrimin e progresit aty. Kjo më në fund nuk ishte dhe nuk do mësohet në histori si më e liga të cilat i janë bërë vendit tonë për kaq vite pas lufte.

Unë kam kritikuar ato ditë dhe po thërras sot që edhe pse subjekti më i votuar, për hirë të interesave të vendit mos të ngritet koka për fitorën dhe mos të shkaktoj telashe por nese bëhet qeveria me PAN-in le ta urojn dhe mbështetin ate, nese serish nuk arrijn ta bëjn po edhe nuk lejojn që fituesi dy –II- ta bënë Qeverinë, prap le ta ulin kokën edhe pse fituesi i parë si subjekt dhe prap të shkojn qoftë edhe në opozitë ku ndryshimet reale jam i sigurt se po vazhdojn dhe një ditë do takohemi në një atmosferë akoma më të avansuar por befasi për të pergjumurit në politik e kryesisht në veprimtari për vendin tonë.

Nip i nderuar Qazim, nuk ishte leht të kritikohën veprimet e egra dje ashtu siq nuk është e leht ti kërkohet fituesit dhe predikohët që ta ul kokën sot pikërisht që mos ta pengoj procesin e kthesave reale për ndryshime të cilat do vazhdojn.

Edhe AAK-në, vet Ramushin e kam perkrah dhe kam dhenë mendimin për çfarë i duhet e çfarë jo Ramushit, ku ka gabuar e ku ka shendrit, por ja se politika nuk ka mundësi të kapet e tërta në dorë. Më në fund, bash të gjitha i ke të publikuara ku do shihet se ku dhe kur kënd kam perkrahur e ku kënd kam kritikuar nganjëhere ashper.

Ma gjëj një pikë ku kundershtova bërjën e Qeverisë nga PAN në krye më R.Haradinajn, ma gjej një pikë ku i josha të tjerët që ta sabotojn dhe mos i shkojn si numra për ta bërë Qeverinë. Unë numrat nuk mund ti siguroj për Qeverinë por as krizat politike nuk i duroj për ndjekje apo pretendime të njerit mbi tjetrin o Nip i nderuar.

Unë nuk fillova sot në këto punë, këtë mos e harro nip i nderuar

Qazim Zejnaj : TASH DREJTOVE UJIN QE TE BJEN NE SHTRATIN E LUMIT QE UNE TE ADMIROJE PERSERI DAJE XUNI I PATHYESHEM QE PREJ SE NE ATE KOHE KUR NE THUN TE ZVICRES PARA LUFTE FOLE FJALET SI HIMNI I FLAMURIT QE SHQIPTARET TA KENE ATDHENE MBI TE GJITHA ..E  JAM DAKORD ME TY ...E MBETESH  AKOMA KRYELARTE SI PAGEZUES I LIRISE SE KOSOVES MARTIRE

Teksti në foto: DAJE MIRE U PAFSHIM ..O XUN CETTA E TUNGJATE JETA

Xun Çetta :

Qazim, ju falenderoj për mirëkuptimin në të cilin nuk dyshoja se mos po te trubullohet mendja për dajën të cilin e njeh mirë, por tani po me del sikur e ke kopjuar një kusheri timin po ashtu daj i juaji i cili kur u lodhte duke më shtyer që ta sqaroj më shumë, në fund kthehej e më thoshte :

,,E di Xun se je i pa kapshëm dhe duke i njohur gjërat më themel dhe më pervojë,ti je i pa thyeshëm kudo që shkon dhe më këdo qe debaton por, i ke dy mangësi, Perse nganjëhere nuk na bënë hesap se edhe ne të pakten hajm bukë dhe pijm uj si ti. Mangësia e dytë është se nuk je diplomat, tëra këto çfarë debatuam dhe ta ngrita gjakun ishin vetëm për të te shtyer të na i zbërthesh gjërat më mirë e asgjë tjeter ngase po shohim se po zihësh në vehte, pra është mirë me të ngacmuar ngapak se ti po hesht dhe po na nençmon nganjëhere“

Kështu po me del edhe ti nipash dhe ndoshta më të drejt më shtyre paksa të qakalldisëm, por ja se unë diplomat më doza të mëdha nuk jam e as nuk pretendoj të jem.

Në foto mesazhin tuaj shumë mirë e lexoj dhe praktikisht me sukses me ngacmon teksti mbi atë siq thot, i dituri dhe i vuajturi që do ta akomodoja dhe kuptoja si përvoja, pra edhe kjo ma perkujtoj propagandën e këtyre zgjedhjeve ku më të madhe lexojm e degjojm:

,,Nuk është koha e bërjës politikë më zemër por më mendje e dije, pastaj, nuk është koha e njerëzve të pushkës por e shkencës dhe dijës“

Këto filozofi të politikanve Shqiptar para elektoratit shumë pa buk e shumë prej tyre në kerkim të fatit jasht vendit tonë të bukur, me kanë irituar, i vetëdijshëm se po tregojn budallaki dhe po biejn qesharak para bote.

Fjala më zemër para atyre që shtiren si të menqur për mendimin tim ka dy kuptime. Më zemër si trim dhe më zemër si i ndieshën, si humanist dhe si ndershëm. Ky është kuptimi më i gjërë i politikës më zemër.

Politikani, aq më keq diplomati i dieshëm por pa zëmër të këtyre tri kuptimeve të cilat i duhën vendit dhe popullit tonë, Kosovën dhe gjitha hapësirat Shqiptare do i bënte rrush e kumbulla më duartrokitjët e po këtij populli i cili po shkon tek ata politikan të po atij kalibri diplomacie ku punohet pa zemër e pa ndieshmeri për fatin e vendit ton e cili po mbetet në perpjekje të mbijeteses në këto kohë kaq të egra.

Qazim, ika për në kafen e mengjasit të cilën ndoshta si rutinë  ditore me duhet që gradualisht ta braktisi dhe të filloj e ta pij në shtepi.

PS.

Këto tri foto me tekst mesazhe qe mi dergove po detyrohëm ti bashkangjis dhe ti vendosi këtu për ti shlyer ato të shkaperderdhura ngase siq e din unë i arkivoj në format e mia.

Kater foto tekst mesazhe nga Qazimi të cilat perqojn porosinë :

 

 

 

 

 

Sylë Maksutaj: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1100905603375302&set=p.1100905603375302&type=3

Xun Çetta: Ke të drejt dhe mirë e kape Sylë i nderuar, por mos harro se Amerika e di dhe nganjëhere po e thot hapatazi se populli më pro Amerikan në atë nenqiell është populli Shqiptar. Nuk po e thot për ta frikësuar lindjën në krye më Rusinë por po ju kujton disa Shqiptarëve të cilët shtirën si pro perendimor a jen krejt të lindjës…Unë ka vitë kur kam thën që të mos flasim fjalë të medha për Bashkimin e aq më pak të caktojm data e vite por kështu si jemi, në po këto kushte e mundësi të cilat fal sakrificave tona i fituam, të shkojm tutje drejt asajë çfarë do të sjellë puna jonë në vazhdim. Pra të punojm e mos alarmojm. Edhe puna e këtij mesazhi të bekuar është që të dëshmojm e jo të qojm pluhur dhe senzibilizojm sherbime të kryqëzuara në trojet tona, befasia e mirë është më jetike sesa pershperitjet e perditshme por pa punë konkrete dhe krejt pa mbulesë...

Besom Sylë i nderuar, u ndjeva keq pse rash në këtë nivel të zberthimit të politikave të mëdha madje po ndihem sikur po servilohëm dhe po dal pershperitës apo alarmues grabiqar në stilin ,o burra…

Shendet dhe te falenderoj për reagimin por më shumë me la pershtypje sensi juaj për ti kap gjërat dhe e verejë sa mirë e poston më vegzën e jo më foto e cila do dilte si folklor të cilit duhet pas kujdes në teprim. Gjithë të mirat i nderuar.

Muhamet Kelmendi : Shendet mik i nderuar!

Xun Çetta : Derisa nuk po pranoj ilaqe ndoshta më shendet jam mirë, por edhe mund të mos kem shendt bash te mirë dhe gabimisht u iku ilaqeve o Profë i nderuar. Jeta po ngarkonte barrë të rënda por kurrr ti veresh ato ngase të lehta por të shumta të cilat rëndojn më vonë. Uroj te jeni mirë