Rrefime E di se jeta kaq dinamike për ju që lexoni,punoni e veproni,ka bërë që koha për ju të jetë gjithçka,për dallim nga ata të cilët nuk dinë si ta humbin kohën edhe ashtu të humbur kotë se koti që kanë . Ju kërkoj falje pse me pak fjalë tani ju marr pak kohë sa për ta shpreh keqardhjen time e cila më mundoj tani e sa ditë qysh kur nofka Perlat Hyseni ma bëri një sulm ndryshe nga ma kanë bërë dy nofka tjera para sa vitesh.

Unë,gjithherë kam thënë se nofkat nuk do duhej ta kenë vendin në facebook si njëra nga hapësirat tona të lira publike e pa censurë,por ja se edhe këtu nuk na len të qetë për më keq në gjitha format për ta mjegulluar lexuesin.

Forma më e rrezikshme që ka përzgjedh z. Përlati është fakti se ai në mënyrë tepër perfide ka nxjerr brumin e opinionit tim për kaq vite në publicistikë dhe duke lakuar emrin tim,ai ka tentuar ta fut dyshimin e nofkës së tij duke drejtuar mendjen e lexuesit kah viktima e këtij lloj krimi pra nga unë Xuni.

Lus gjithë ata individ,privat apo institucionesh që merren më zbulim nofkash si dhe lus haker të shërbimit pozitiv e jo vrasës të elektronikës që mundësisht ta gjejnë bazën e nofkës Perlat Hyseni....

Kjo do ishte në të mirën e gjithë neve dhe të shëndetit në publicistikën gjithë shqiptare si një e keqe që po na dëmton keq edhe tani në kohën e jetës elektronike.

Unë,tentova që pa dal në këtë formë publike të bie në lidhje më nofkën Perlat Hyseni,por kjo ishte e pa mundur, Ja format e sulmit të ti drejt meje dhe në fund

forma se si do doja të lidhemi më të që kjo e keqe të amortizohet disi pa ju maltertuar ju të nderuar/a lexues/e,shoqe e shokë,mikesha e miq të jetës publike.

Miqësisht ju kërkoj falje pse pa fajin tim akoma përjetoj sulme më të tilla formave dhe më pas ku ta kërkoj ndihmën diku tjetër pos tek ju krijues/e të nderuar/a.

Sot 07.06.2012 pas kaq kohe në pritje të nofkës Perlati ju kthehem juve për mirëkuptim dhe ndihmë varësisht kush sa mund të kontribuojë në zbulimin e nofkës.

Miqësisht Xuni

Ja materiali i kësaj drame të kohës sonë:


Perlat Hyseni postuar në profilin Xun Çetta

20 orë më parë afër Tirana, Tirane.

Kosove e lavdishme, Kosove, shiko edhe një here se ku i ke bijtë e tu te vërtete, ata qe te deshën, te duan dhe do te duan gjithnjë, ata qe dhanë shume për ty por qe nuk kane marre asgjë deri tani, e një prej tyre është edhe Xun Ceta
-------------------------------------------------------------------------------.

Perlat Hyseni postuar në profilin Xun Çetta

20 orë më parë afër Tirana, Tirane.

Po i shkruaj këto fjale për Xun Ceten, megjithëse ndoshta e njoh me pak se bashkëluftëtarët e tij, por e vlerësoj sepse besoj se e njoh mire, di shume për te për te kalaurën e tij, te familjes se tij te nderuar

(Desha ta redaktoj nga pak por tani po shohë se po e prishi origjinalin për hetim eventual,por ky material është e pa prekur në profilin tim Xuni ).
-----------------------------------------------------------------------------.

Perlat Hyseni postuar në profilin Xun Çetta

20 orë më parë afër Tirana, Tirane.

Xun Ceta ka qrne eshte dhe do te jete nje djale i lavdishem i Kosoves se lavdishme, mjere ai vend qe nuk vlereson bijte e tij te nderuar, mjere ata shoke qe harrojne bashkeluftetarin, mjere koha qe ka ardhe duke harruar ate qe ka kalaur.
-----------------------------------------------------------------------------.

Perlat Hyseni postuar në profilin Xun Çetta

20 orë më parë afër Tirana, Tirane.

Jeta nuk shkon si ne vaj, por ajo duhet te merret ashjtu si vjen. Dikush nderohet pa patur merita, ndersa ata qe veterte kane patur merita harrohen. Haresa eshte gjeja me e keqe, qe demton nje komb, kete duan armiqte tane qe te harrojme historine, te kaluaren e lavdishme, shoket qe e shkruan kete histori
---------------------------------------------------------------------------.

Perlat Hyseni postuar në profilin Xun Çetta

20 orë më parë afër Tirana, Tirane.

Njerez si Xun Ceta jane te rralle. Akoma nuk ka ardhur koha qe ne Koosve te vleresohen ata burra qe me te vertete duhen nderuar dhe respektuar. Nje prej tyre eshte edhe Xun Ceta.
-----------------------------------------------------------------------.

Xuni pas pak orësh reagim publik:

Përshëndetje i nderuar z. Hyseni

Nga natyra ime,është e pa mundur heshtja dhe mos reagimi në këto postimet tuaja më anonim,pa dallim vlerësimeve që keni bërë mbi personalitetin tim.

Ju lutem,kontrolloma profilin tim dhe shkrimet ku do ta gjeni se si i vlerësoj anonimet apo nofkat që lajmërohen në Facebook. Ju falënderoj në vlerësimet që bëni si fenomen i hidhur në shoqërinë tonë si dhe ju falënderoj për respektin nëse vërtet nuk ka diçka tjetër si qellim derisa jeni anonim.

Të sulmohem më nofka,këtë e kam provuar para shumë vitesh kur nuk kam ditë se çfarë është kjo lojë,të lavdërohem po më nofka po e provoj tani dhe më beso qenka e vështirë kjo. Sulmit nga nofkat anonime i jam përgjigjur më gjitha forcat që kisha,juve nuk po ju përgjigjëm më po atë arsenal faktesh ngase më duhet të paragjykoj se ke qëllime të këqija e kjo nuk dihet. Pra është paksa vështirë të them diçka më shumë pos faktit se një formë e tillë mund të më qetë në pozita të pa lakmueshme para opinionit publik.

Unë sapo ju lexova shkova tek profili juaj dhe pash se jeni anëtar i ri në facebook,ishit pa foto e biografi,thënë të vërtetën u befasova pse në mesin e 13 miqve që kishe mes tyre ishte edhe emri im, Bie pyetje pse u befasova ?

Për arsye se kam shumë kërkese në pritje për miqësim të cilët nuk i pranoj me anonim,pa foto e biografi,tek ju e gjeta vetën aty dhe nuk kam si të mos befasohem nga dhe si u akceptua kërkesa juaj për miqësim...Sidoqoftë zoti e bëftë mirë.

Miqësisht Xuni

Luzern 03.06.2012

xunÇetta
---------------------------------------------------.

Në mesazh privat 05.06.2012 Xuni ora 15 h—

Përshëndetje z. Hyseni

Shpresoj dhe uroj të jeni mirë dhe njëkohësisht do doja të më lajmëroheni më pak fjalë se kush jeni,ngase krejt ato që thoni ju,jo pse lakoni emrin tim por si realitete të hidhura janë aktualisht në shoqërinë gjegjësisht vendin tonë. Vendi ynë,mjerisht mund të jetë i mallkuar për jetë e mot,pikërisht për këto mëkate në të cilat është fundos politika e vendit tonë.

Sa shkrime kam bërë,në brendi të tyre mund ti gjeni të tërat ato konstatime që keni skicuar për aq mrekulli,por nuk keni bërë mirë qe lakoni emrin tim, Pra ju lutëm ndërmirrni diçka dhe shpreheni revoltën time çfarë ju bëj në këtë drejtim. Nuk e keni problem ta thoni publikisht të ngjashme :

(Kam shpreh realitete që unë i ndijë por z. Çetta në mesazhe private ka shpreh revoltën duke mos kuptuar drejt ato konstatimet e mia vetëm pse kam lakuar emrin e tij).

Kjo do ishte po afërsisht mënyra publike më të cilën do ma zbutnit zemërimin i cili më të vërtetë më ka lënë pezull. Unë,mund të reagoj në format tjera edhe vet por nuk do doja të futëm në ato punë dhe hapim debate të karakterit personal.

Shpresoj të më lajmëroheni në mesazh privat dhe të ndërmerrni diçka në publike po aty ke keni postuar qëndrim-konstatimet tuaja.

Miqësisht Xuni.
-----------------------------------------------------..

Më 05.06.2012 pak minuta para orës 24 h në mesazh privat :

I nderuar Perlat

Ju tani po heshtni,pra po heshtni edhe kur ju lajmërohet personi të cilit ja publikuat gjithë ato merita !!!. Kjo vërtetë më bënë të shqetësohem akoma më shumë. Njeriun të cilin e dua,personalitetin të cilin e adhuroj qoftë edhe nga distanca,bazuar në publicistikën e tij,unë nuk do mund ta injoroja në këtë formë siç nuk më përgjigjni në këtë rast mua...Kjo arsyeshëm më bën të dyshoj i nderuar z. Hyseni...

Rinia në Kosovë po vlon e pa punë dhe e pa perspektivë për jetën në BE ,ajo si rini,në mos sot nesër do ta kërkoj personin,individin apo personalitete e aktivist të cilët besnikërisht dhe guximshëm pa dallim kundër pozite apo opozite kanë paralajmëruar fatin e tyre të zi dhe rrezikun i cili po kërcënon vendin e tyre...E ky person,individ apo nesër personalitet siç me paralajmëroni ju,pa dyshim mes shumë tjerëve kam qen edhe unë i nderuar z. Hyseni...

Ju them këtë pa frikë se më keqkuptoni dhe pa modesti,modesti kjo e cila për kaq dekada më mbyti para atyre të cilët nuk më kuptojnë drejt,pra nuk frikësohem nga ju,absolutisht jo,ngase ju me keni lexuar dhe analizuar shumë mirë dhe ju garantoj se nuk dyshoj në këtë realitet,diçka tjetër është se a do pranoni të jeni publik apo jo ?.

Vetëm analizuesve dhe atyre që gjykojnë si ju,mund të ju besoj që i gjithë arkivi im dhe publicistika ime e përmbledhur të i lëshohet në dorë për botime si autor i të cilave do ishit ju i nderuar z.Perlati.

Jo pse më madhëroni,por pse keni kapur pikat më të ndjeshme të cilat mund ta shpëtojnë vendin tonë ,ardhmërinë e gjeneratave që po vinë si më e pa djallëzuara në Evropë...

Edhe njëherë ju lutëm lajmërohu.

Miqësisht Xuni
-----------------------------------------------------------------------.

PS:

Mua,pas reagimit të parë çfarë bëra kur i preferoj z. Hyseni që ta lexoj profilin tim ku jam kundër nofkave në facebook,më pas në mesazh privat më është lajmëruar një person ku nder tjera thotë :

(Përshëndetje i nderuar!

Me kënaqësi ta bëra kërkesën për miqësi në fb, duke u bazuar në Profilin Tuaj që më pëlqeu).

Tani të nderuar/a mikesha e miq të facebook-ut nuk po e bej publik personin,mbiemri i të cilit prapë më dukët anonim,por i cili ka foto e të dhëna tjera,por jo aq shumë të dhëna sa do doja unë.

Pra ky person kërkon miqësi në facebook derisa jemi të miqësuar tek nofka Perlat Hyseni,kuptohet nëse mund të jetë ky i njëjti person...

Miqësisht edhe njëherë ju përshëndet dhe kërkon falje për këtë ngarkesë të pa nevojë por të pa tolerueshme në reagim Xuni.

Luzern 07.06.2012

Xun Çetta