Politikë
Lirimi vetëm më shkrim por jo që ta shohim fizikisht dhe të komunikojmë më njeriun e lirë. Njeriu i cili në këto forma nuk po thyhet dot ai po vritet në formën tjetër.


Këto forma lirimi janë vrasje politike për z. Haradinaj,vrasje politike dhe asgjë më shumë nga vet fakte se nuk ngrihen më njerëzit më këto forma persekutimi të cilat nuk i din dhe nuk i do as vet Ramushi,temë kjo e cila është shembull i pa sqaruar në popullin tonë.

Lirimi përfundimtar i tij,sa më shpejt që të jetë e mundur,shpëton komprometimin e drejtësisë së kësaj gjykate për të cilën ka aq shumë dilema se është gjykatë juridike për ndarje të drejtësisë apo gjykatë politike për lakimin e politikanëve ...

Tani nuk po dimë se ky është lirim apo vrasje politike për z. Haradinaj ?

Luzern 10.05.2012

Xun Çetta

-----------------------------.
Pas pak minutash në facebook :.

Fran Tanushi komentoi mbi foto tuaj:

Një analize tejet bazike po edhe faktike z. Çetta.

Mendoj se ky shkrim i juaji duhet te zgjerohet me komente dhe vlerësime,sepse e ndaje plotësisht bindjen se ne këtë forme amorale dhe antihumane ,dikush po vepron ne eliminimin politik te kundërshtareve si një forme e primitivizmit dhe nenshtrimeve mjerane ndaj diktateve qe dikush barte si mito ne pastrim'' te mëkateve...!