Politikë
Sot 17.02.2017, vërtetë nuk ishte atmosferë festive ashtu siq janë festat e 28 Nëntorit, por gjithësesi ishte një ditë e madhe gëzimi. Kosova e lirë hej !!! Ta thrasim mendjen dhe pyesim vehtën se çfarë po bëjm në Kosovën e çliruar ?

Unë, më këtë rast, dua ta barti një postim të mbesës sonë Arlinda e cila u rrit dhe jeton në Mergim, më pas dua ti barti komentet, nder to komentin tim si frenim nga hapi eventual i gabuar e pa qellim dhe letë jetë kjo si stimulim të rinisë sonë e cila ka dilemat e veta në këto momente ndryshimesh, mjerisht ende në tranzicion.

Fillimisht dy fjalë për foton këtu:

E falenderoj autorin e fotos, foto të cilën po e eksploatojm dhe kështu si zakonisht në facebook, autorët po i tjetërsojm. Kjo është e denusghme më ligj.
Jam vet akuzues për këtë rast shperdorimi, por kjo foto i shkon kësajë dite gëzimi.

Foto kjo e cila nuk ka si të kuptohet ndryshe pos se:

Vetëm bashk, mund të ja dalim andej kah duhet udhëtuar

dhe suksesshëm finalizuar emisionet tona.

Postimi nga Arlinda Linda Gashinë facebook si motiv:
Sot është 9 vjetori i pavarësisë së Kosovës, por në zemër nuk po e ndjej ndonje gëzim siq është 28 Nëntori , se ajo ditë e mbane historienë tonë Shqiptare , aj Flamur, e mban historinë tonë dhe gjakun qe u derdh per trojet tona!! Flamuri i Kosovës (qe na kane dhënë) nuk me prek në zemër, sa me prek Flamuri i Suedisë .Por Flamuri ynë kuq e zi me sjell ndjenja dhe ma nxenë zemrën.
Me ate Flamur e lash Kosovën dhe shpresojë se do të vjen dita kur vetem aj Flamur valon ne Kosovë. Ende kemi lidhje me Serbi , na nuk jemi NewBorn na jemi te parët , dhe kemi qene. Mos te harrojm dhe mos te jemi kurr te kënaqur me këtë situatë qe Kosova gjendet tash, gjysma e Mitrovicës është e ndarë etj .
Mos ta pranojm botën të na ndaj tokat tona Shqiptare , mos te kemi vjersha si, Oj Shqiperi e mjera Shqiperi , ti ka pas QENE nje toke e ran , por te është tokë e rëndë si ka qene . Jame e gezuar se në këtë ditë u shlirua Kosova prej dhimbjeve , por dita e Flamurit tonë Shqiptare qe e mban historin tonë Shqiptare për mua është 28 Nëntori , atë ditë me nxehet Zemra, dhe zemra nuk gënjen!! Si çdo Shqiptare do te jetoj më këtë shpresë , dhe kur vjen ajo ditë me gjithë zemër do ta uroj lirin e Kosovës !!!
Komenti im:

Xun Çetta: Edhe rruga drejt lirisë e pavarësisë festohët, aq më shumë kur rrugëtimi zgjatë si fitore e madhe për historinë tonë. Mos ta humbim shpresën, si dhe ti festojm sukseset gjatë rrugës sonë. Ta kritikojm dhe ta sulmojm çdo të keqe e cila pengon rrugën tonë. Ndjenjat e pershkruara këtu i lexova e i kuptova mirë.

 

Arlinda Linda Gashi : Xun Çetta rruga drejt lirisë me te vertet ka qene e gjate, sa gjaku u derdh per këtë tokë , shpresa është ajo qe e mban njeriun dhe është normal kjo, duhet të shpresojm, jame shumë e gëzuar qe u ndal lufta ne Kosovë dhe gëzohëm për atë gjë, por për të festur, unë festoj kur gjithë toka e Kosovës është apo të jetë e Kosovës e sa te valoj Flamuri Serb ne tokën tone(Mitrovicë ) nuk është tërë Kosova e jona, por edhe njeherë, nje copë e tokës tonë na mungon , Flm !

Xun Çetta: Flamuri ynë kombëtarë në festat tona, valonë gjithëandej shteteve demokratike në Europë, Amerikë e më gjërë, valon bashkë më flamujt e atyre shteteve ku ne manifestojm, por ne, nuk pretendojm e as që kemi territore tonat andej ku punojm e jetojm.

 

Edhe populli Serb, një ditë jo të largt, i civilizuar dhe pa shovenizëm e pretendime mbi Shqiptarët dhe trojët e tyre, mund ta ngrit flamurin e tyre nacional Serb krah për krah flamurit shtetëror dhe kështu ta festojn festën e tyre nacionale gjithëandej Kosovës e nesër Shqipërisë ndryshe në kufinj.

 

Ngritja e vetëdijës nacionale, pa frikë se po kalon në nacionalizëm kritik, e don një vetë kontrollë të fortë që të mos kalohët në shovenizëm dhe urrejtjën e tjra nacionaliteteve.

 

Njerëzit e mendimit tim në lidhje dhe komunikim mes veti, mendojn kështu si dhe ditës sotme për Kosovën, i gëzohën një soj, pa dallim a janë në Gjirokastër, Shkodër,Tiranë apo Prishtinë, në Preshevë, Shkup a Ulqin, për Çamërinë të mos dyshohët më…  

Link –lidhja e motivit të këtij shkrimi :
https://www.facebook.com/arlindalinda.gashi.1/posts/1864775903778424?pnref=story
Luzern 17.02.2017
Xun Çetta
Facebook:
https://www.facebook.com/xcetta/posts/1408643805822412