Miq e Mikesha, Shqipetare e Shqiptar kudo që jeni, punoni e veproni, urime ky vit i cili po vjen si vit i përplasjeve shumë më të mëdha kombëtare dhe nderkombëtare. Vit ky, i cili po vjen dhe fatkeqësisht po na gjënë jo krejt sa e si do duhej të jemi të përgaditur për ta përballuar vitin e finalizimit të ndryshimeve për shekullin e Ri.
Ndryshimet e shekullit, pra të mundit tonë në shekuj, i pam, i prekem dhe i përjetuam… Ishin të dhimbëshme, madje trishtuese ato por të domosdoshme dhe krenare për çlirimin e vendit tonë. Finalizimi i rendit të ri pertej nesh, pra botëror, tani po troket. Ne, mjerisht po sillemi sikur nuk po dëgjojm trokitjën e cila edhe mund ti godas ata të cilët i zënë në befasi politiko-diplomatike, madje i zë duke u sorollatur në mjegullat politike më zorrë neper këmbët e veta.
Ne, mjerisht po reflektojm po këtë fatkeqësi politike, por si gjithëherë tek ne, rezistenca e popullit kompenzon politikat e dështimit !!! E dhimbëshme kjo për kohën e sotme sa të duash, por porosi e të parëve është kjo e cila duhët përmbush nese duam të arrijm atje ku synuan të parët tonë, ku synojm ne dhe atje ku fundin e suksesit duhet ta gëzojn tjerët pas nesh.
Urime viti i Ri 2017, vit i cili shpresoj dhe uroj të ju gjëjë më mirë, madje shumë më mirë nga viti të cilin po e lëm.
E meritojm si popull të kemi jetë më të lumtur, më të begatshme, më të shëndetshme dhe më paqësore nga krejt sa kaluam në shekuj. URIME KUDO QE JENI
VIDEO
https://www.facebook.com/bajram.lutfiu.10/videos/1869319816679036/
Luzern 31.12.2016
Xun Çetta