Politikë
Mundësia e dhënë për jetë publike,të çmohet,respektohet dhe ta ruajmë vet ne kontribuuesit e kësaj mundësie kudo qe e kemi këtë si mundësi.


Xuni.
-----------------------------------------------------------.

Rrahim Sadiku Facebook 02.05.2012-

Eja or politikan eja


Dil o politikan në derë,

mos e fsheh fytyrën e mjerë!

Mos ke frikë, s’të bëjmë gjë,

Ti gënjeve e ne të duam edhe më!



Mos ik nga ne se do të mërzitemi

na duhen rrena që të stërvitemi,

të bindur se sot e edhe nesër

do të vazhdosh këngën e vjetër!


Edhe ruaju e mos u regj në hithra,

mos e le kokën pa kapelë, pa plisa,

se të duhet patriotizmi për bazë,

kur shkretëtira e qytetit kërkon oazë!


Erdhi pranvera po mos hyn në ferra,

As mos vjedh shumë se po t`vjen era!

Eja te të puthim me nostalgji,

Tashmë nga e vërteta kemi alergji.
-----------------------------------------.

Komente:

Xuni.-02.05.2012

Mrekulli e dal nga realiteti,ndoshta e hidhur por e vërteta është vet xheneti.

Urime nxjerrja e realitetit në këtë formë i nderuar Rrahim.
-------------------------------.

Rrahim Sadiku

Të falemnderit Xun e kisha dashur që kurrë të mos shkruajmë për realitete të këtilla.
--------------------------------------------------------.

Zaho Aliaj : Të lumtë !
--------------------------------------------------.

Xuni -PS:

Mendoj se përgjithësimi më titullin Politikanë,ishte paksa i pa përcaktuar si kategori politikanësh të cilët shigjetohen për mes kësaj satire,anekdote,apo si do ta emëroja këtë kontribut më kaq vlerë shkrimi.

E përsëris,përgjithësimi politikanë mendoj se nuk do duhej të lihet pa kategorizuar llojin e politikanit pa dallim formës të cilën e di se do ta gjëje si variantin më të mirë z. Sadiku.

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Rrahim Sadiku më 03.05.2012 në profilin tim :

Kahet e luftës i ngatërruan e i stërngatërruan ata që përfituan e po përfitojnë nga ajo. Kurse luftëtarët e vërtetë janë mu ata që luftuan jashtë udhëzimeve e jashtë "komandave" të këtyre komandantëve që po na dalin si këpurdhat pas shiut dhe nga të gjitha anët.

E vërteta e vetme është ajo se ata që e deshën atdheun dhe lirinë e tij vërtetë luftuan, qëndruan, ranë, u plagosën...

Përfituesit dhe "komandantët" që zyret i kishin në Tiranë, Kukës e gjetiu kot flasin për luftën, pasi ishin barrë e saj, por jo edhe pjesë reale e saj.
---------------------------------.

Xun Çetta—03.05.2012

I nderuar Rrahim

Kujdesi,duhet të jetë në maksimum që të mos ndalemi së vepruari por edhe të mos nënçmohet fuqia e tyre kryesisht tani kur kanë pushte të pa kufizuar në Shqipëri dhe Kosovë. Kanë pushtet po si ta kishin privatizuar atë, ashtu siç privatizuan pronat e shtetit,kanë pushtet falë taktikës së tyre shumë perfide duke mbajt Berishën andej dhe gjoja krahun e kundërt këndej e që të dyja si politika të një qendre politike janë por më dy kute punojnë e veprojnë për çka kombi kështu vetëm po rënkon .

Rrahim,mos harro se ata kanë një përparësi të madhe dhe konkretisht:

Janë politikat e vjetra në prapaskenë dhe kështu dirigjojnë politika gjoja të reja me buzëqumështet e tyre në politikë. Kjo është e keqja më e madhe që ka mund me i ndodh kombit tonë në ndërrimin e këtyre dy shekujve dhe në epokën e ndryshimeve të mëdha,mundësi këto të cilat si komb shumë pak i kemi shfrytëzuar. Ky do duhej të ishte shekulli i jonë ngase ne paguam politikat e shekujve që lamë i nderuar Rrahim.

Si i ri që isha në vitet 1980-90-ta këtë frikë kam pas dhe pikërisht këtë po përjetojmë. Nisur nga kjo frikë në atë kohë ndryshimesh,rregullisht kam insistuar dhe këshilluar,kuptohet aq sa kam pas ndikim dhe taktikë politike në mungesë të organizimit tonë të mirëfilltë. Kam qenë që komunistet më në zë të dalin në ballë të ndryshimeve e jo të lejohet që ata ti qesin pipat e tyre me këta prapa. Po te ndodhte kjo si transparencë politike,nuk do mund të ndalej procesi i demokratizimit tonë shoqëror si komb,ngase nuk do kishte kamuflime të këtij niveli në politikë e kryesisht nuk do ishte prapaskena kaq e përgjakshme e cila nuk kursen asgjë për të mbijetuar nga distanca po në politikë...Vetëm ky fenomen i do sa e sa faqe për ti sqaruar epërsitë dhe pasojat të cilat po i vuan kombi ynë.

Rreziqet e këtyre proceseve jo se nuk kanë kaluar por tek sa do fillojnë, lum ai i cili edhe në këto kushte do mund të ndihmon.

Miqësisht Xuni