Politikë


Të shtunën më 17.12.16 rezervova kohën për ta vizituar Mitrovicën në Jug e Veri dhe më pas drejt e në Boletin tek Gjenerali Isa Boletini i cili pa kundërshtuar, ma arsyetoj vlerësimin tim mbi ndertimin e murit përtej urës së Ibrit.

Muri i ndertuar aty, për mua nuk ishte aq problem sa janë politikat çfarë i bëjn shërbimet e fshehta të cilat po i diktojn politikat Kosovë-Serbi-Eulex.

Muri, po të jenë politikat dhe shërbimët e tyre në funksion të paqës, ai nuk ishte simbilikë e ndarjës së qytetit. Krejt çfarë ka ndodhur më murin, është fakti se ai, është ngritur në procedurë të shpejt e si pasojë është ndertim ilegal, ilegal sa nga Ministria po aq ilegal është edhe përball pushtetit lokal, pra përball Komunës së Veriut të cilën e menagjon minoriteti Serb. Është pra një ndertim pa leje urbanizmi ashtu siq janë të ndertuara më mijëra ndertime si shtëpi,ndërtesa, ura, depo, pishina etj aq sa janë të regjistruara si ndërtime të egra e pa leje në Kosovë.

Muri i ngritur sapo del nga ura e Ibrit drejt Veriut, nuk e kishte penguar komunikacionin as drejt Tre rrokaqive në të majt , as drejt lagjës së Boshnjakëve në të djathtë , po nuk i kishte penguar as ato dy rrugët tjera paralel të cilat shkojnë drejt Veriut.

Në të dy cepet e murit, ka hapësirë të mjaftueshme për komunikacion drejt Veriut, madje të shnrrohën ato në rrugë njëkahëshe, pra njera të qon drejtë Veriut, tjetra nga cepi tjeter i murit të kthen drejt urës së Ibrit për në Jug të qytetit.

Monomenti i ngritur aty buzë urës së Ibrit në përkujtim të viktimave të luftës siq shihet në foto, edhe mud të mos jetë problem në të ardhmën nese nuk ka emra të cilët janë vrarë në via fronit kundër UCK-së.

Kjo është e verteta e ndertimit fizik të murit në daje të urës së Ibrit. E thëm dhe e vlerësoj kështu këtë realitet, më qellim që sadopak, ti uli zëmrimët e shumë patriotve të cilët rrezik të perjetojn infrakt, ashtu siq jam ndier tepër keq tash sa kohë të nderuar/ a miq e mikesha.

Puna e madhe çfarë po bëhej aty në urën e sapo liruar, investime këto të BE-së, ndoshta kanë shtyer Serbët që në procedurë të shpejt të ndermarrin diqka sa për ta revoltuar komunitetin Shqiptar dhe ta zbusin komunitetin Serb. Këtë mundësi, si strategji tyre politike, ma përforcon edhe fotografia e Putinit, formati i madh të cilën e kishin varur në një objekt menjëhere prapa murit të ngritur aty…

Unë dola pertej murit, thellë në Veri, bëra shumë foto, miku im Zekë Sinani nuk pajtohej të dal andej e fotografoj dhe kur u ktheva më tha:

,,Nuk e kisha besuar se aq gjakftoht mund ta fotografosh Putinin, portretin e tij në trojet tona“Këtë ma tha Zeka, ndërsa hija e Gjeneralit Isa Boletini më tha:

,,Mos e ke siklet se janë format më të përzgjedhura këto, jo vetëm tek Serbet pa vetëdije por edhe tek faktori nderkombëtar më vetëdije që në këto forma të vritet politika e Putinit“. Kështu më erdhi sikur po më thot Kusheriri Isa Boletini.

Të gjitha këto bashk, nuk jan për ta neglizhuar problemin por jo të na pelcas zemra, ngase këtë gjë po e donë burokracia dhe politikaj tonë të krimit politik e ekonomik në bashkëpunim më krimin në Veri.

Kështu vlerësova unë dhe ma pranoj si vlerësim të drejt Isa i madh e më pervoja, të cilin e vizitova në kullën e tij në Boletin.

Problem shumë më i madh është Kisha në oborrin e Kampusit Universitar në Prishtinë, Kishë e cila po vazhdon punimet edhe pse, kurr nuk do ta gëzoj fatin e asnjë ceremonie fetare aty si dhe as që do të arrij ti pelcas zemrat e studentëve tonë si qellim përqka edhe është ngritur Kisha në oborrin e tyre. Aty, pra në objektin e Kishës paralajmëroj se ka rrezik që shumë shpejt të pelcas bomba e cila do ta dridh jo vetëm Prishtinën por edhe shumë fshatra jasht kryeqytetit tonë.

Kisha e regjimit kriminal, sa më shpejt duhet të merret në mbikqyrje dhe të lëshohet si muze më lloj, lloj eksponata të krejt çfarë kanë planifikuar të bëjn vetëm e vetëm që ta vrasin trurin e rinësë së studentëve aty.

Krejt në fund, e falenderoj Gazmendin i cili erdhi nga Mitrovica në Boletin për të na mundësuar në mbrëmje të vona që ta vizitojm Kullën dhe varrët e Boletinve në Boletin si dhe e falënderoj Zekën i cili realizoj premtimin e dhënë se, nuk do të ktehësh për Mergim pa ta realizuar dëshirën që ke, pra të kësajë vizite sot.

Luzern 20.12.2016

Xun Çetta

Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1346217708731689

Komentet:

Berat Luzha : Po më vjen keq që qenke më i vogël se muri, Xun!

Xun Çetta :Po Berat, mik i nderuar, muri vërtetë ishte tepër i laltë për të mos e rrenuar as në të ardhmën nese atë nuk e rrenojm si të kunderligjshëm e pa leje nga pushteti lokal në Veri e as nga Ministria jonë. Muri, veqse është pak si tepër i lartë atij do i vendosëshin edhe rrethojat si në formë terace pasi të mbushej më dhe nga prapa për ta shëndruar në park prapa murit. Mirë do ishte të mos kishte qenë kaq i lartë në mënyerë që nga ura të shihej parku dhe dy rrugët ansore drejt Veriut të qytetit tonë. Deri aty në atë teracë edhe shumë gjatë do mund te vinë edhe kriminel Serb siq është Oliveri të cilin për sa vite në Kuvendin e Kosovës e kanë mrojtur jo pak shokë tonët, aq më keq kur z.Halit Berani ka informuar më kohë ata se atë e keni kriminel më dosje dhe deshmi të krimit. Kot punonte e hulumtonte z. Berani kur shokët tonë i thoshin heshte rastin se na paraqet problem per momentin në Kuvend. Besoj i dinë ti këto lëshime të shokve tonë miku im i nderuar.

Enver Keka:Xuni, duhesh me qenë i lumtur se çfar shkallë kan shqipëtërët, një ndër më tëlartat në botë!

Xun Çetta : Po i nderuar z.Keka, ashtu është edhe pse më dhimbje e lëshime të mëdha.

Mehmet Arifaj : Shtinja do dinamid o xun

Mehdi Hyseni : Paske qenë i sigurt pas murit Xun!

Rifat Muriqi : Eh more Xun nifar vakti edhe muret me te larta i kapercejshe!

Xun Çetta : Po Rifat i nderuar, në kohën e rinisë time nuk kishte mur as tela më gjëmba, besa as plumi i specialcave nga Serbia që më ndalte, tani vullnetin ma ka dobësuar rëndë politika e jo politikanëve tonë të cilët u pa se ku kishin synimet e tyre.

Driton Hetemi : Te pershendes I nderuar Xun Çetta mire qe paske ken pak knej kah na me pa. Dhe me ni.

Xun Çetta : E realizova një vizitë hetimi i nderuar Driton

Murteza Osdautaj : O Xun, a po din qka asht more burre? Mur a shkalle dhe mos po dojshin me e hjeke krejt kta tant?

Xun Çetta : Unë po orjentohem andej sikur nuk kanë guxim e as gadishmeri ta hjekun i nderuar Murteza, jeta pa trazira të egra duhet vazhdoj drejt integrimit të Mitrovicës si qytet i lirë dhe pa ndarje

Mehmet Demolli : Jau pruni ymri shqiptarve lirshum mu fotografu afer verit te mitrovices se para do dite a jave apo rreth 17 vjet qitu kogjo nifar trimrie u kan me dal e mu sjell tash ndash fotografov ndash analizo situaten kush nuk pot kshyr kogjo trima jem a

Xun Çetta : I nderuar z. Demolli, unë nuk po i numroj sa herë kamë kënë andej por ta them faktin se herën e parë pas lufte kam qen e gati kam thirr incident andej që në vitin 2004, e çfarë kam bërë dekada më parë nuk po flas as edhe një fjalë . Këtë guxim as mundësi sot nuk ma solli dikush tjetër…

Ramiz Dakaj : Xun po mor shoq tan Kosova esht me mure po esht Kosov edhe kjo te mbetet Kosov

Xun Çetta : Po, Ramiz, Kosova edhe pse e lënduar keq, prap është mur, është shkëmb i pa thyer.

Alush Zejnullahi : Ishe ne Mitrovicë e sje lajmru, mos thuaj qe njifemi

Hysen Bajraktari :  Xun per besë aj kusherini ja prishi konzullaten rusit po na po i ndreqim vet muret.

Xun Çetta : Për vrasjën e ambasadorit Rus në Tueqi kam vlerësimin tem krejtësisht real, është një tragjedi të cilën nuk mund ta përshkruaj. Kurr nuk isha shkuar në veri siq isha po të më kishte ngarkuar pushteti aktual në Kosovë, jo ngase e di se çfarë bënë politika. Pabesitë dhe tragjedit pas aktit dhe detyrës së kryer kulmojn më pabesi. Punët e mëdha e më sukses për ta parandaluar trathtinë dhe pa besinë, kryhen kokë në veti dhe krejt pa pritmas, në të kunderten, perfundon keq pikërisht nga rrethi në bashkëpunim o Hysen djali.

Rama Ukaj :Nese zgjat edhe pakez do te mbetet republika e Prishtines.

Xhafer Leci : Përshëndetje Xun miku, ju lumtë për vizitën që i keni bërë Mitrovicës dhe vendlindjes së Heroit Isa Boletini !

Xhafer Leci : Këtu po sjellë një shkrim-link në lidhje me ndarjen dhe problemet me Mitrovicën. Ata që dëshirojnë mund ta shpërndajnë. Besoj se kushdo që e lexojnë deri në fund, do të ndahën të kënaqur.

http://tribunashqiptare.net/?p=19320

MITROVICA, TREPÇA DHE HASHIMI

tribunashqiptare.net

Xun Çetta : Mik i nderuar Xhafer, e lexova këtë kronikë udhëtimi më tekst dhe foto, kronikë e cila veqse na i mëson ata kilometra e ato vende, ne këtu, mësuam dhe kuptuam perkushtimin tuaj për gjithë çfarë ju ka interesuar në ato pjesë të vendit tonë mjerisht edhe sot të pushtuar.
Ju përgëzoj i nderuar

Hazir Kabashi : Edhe nji her deshmove se je i pa lodhur ne aspektin Kombetar , suksese edhe ne te ardhmen Daj i nderuar

Xun Çetta : Pershendetje Nipash, pak para frymës së fundit do dëshmoj akoma më shumë ngase gjaku nuk po me len të qetë,. Ah plagë të mëdhaja ka trupi im a shpirti akoma më shumë

Xun Çetta: Sot 29.12.2016 ora tani po don 12 kur sapo u votua rezolita për Murin në Veri. Ishte kjo edhe një rezolutë e aprovuar dhe e votuar unanimisht ngjajshme më atë për ligjin e Trepçës. Shpresoj të realizohet vendimi .



Mehmet Arifaj :  O Xun, prishe më shka po e kqyr

Xun Çetta : Mehmet i nderuar, sado që konsiderohem si njeri i rrebelimit, unë në vazhdimësi kam dëshmuar se jam edhe institucionalist, i respektoj dhe u japi mjaft kohë të reflektojn drejt ato. Kur bindem se institucionet nuk levizin apo nganjëhere bëjn politika kozmetike dhe për plotë makiazhë, atëhere ndalëm dhe i mendoj ndryshimet ndryshe por edhe gjithëherë, pa i rrënuar të arriturat e mundimshme deri në momentin kur fillon e kalbëzohët institucioni.
Nëse rrenimi i këtij muri ilegal nuk vjen nga intervenimi i institucioneve, politikat e të cilave dyshohet se kanë bërë politikë me murin, atëhere mendoj se muri mund të shkurtohet dhe ulët për 1.5 metra e jo të rrenohët. Kjo formë do duhej ta ruan paqen aty pas intervenimit në mur dhe kështu rezultati do dilte 50% me 50% , pra as në ekstremin e atyre të cilët e kanë ngritur ilegalisht atë e as në anën e ekstremit të shqiptarëve të revoltuar më murin, mur pra ky të cilin sa dukët e kanë bërë po ashtu më marrveshje të fsheht politike që për mua prap është marrëveshje ilegale e sterotipave politik : Ngritne ju murin dhe zbutne ekstremin e popullit tuaj derisa të zhbllokohet perfundimisht Ura dhe më pas do revoltohën shqiptarët deri në një moment kur ne e hjekum murin dhe kështu politikisht perfitojm të dy palët për ta vazhduar drejt proceseve të reja… Ah çfarë politikave janë bërë dhe po vazhdojn të bëhën më Veriun e qytetit tonë!!!




 

FOTOT:

Fotografia e Xun Çetta Fotografia e Xun Çetta

Fotografia e Xun Çetta Fotografia e Xun Çetta

Fotografia e Xun Çetta Fotografia e Xun Çetta

Fotografia e Xun Çetta Fotografia e Xun Çetta

Fotografia e Xun Çetta Fotografia e Xun Çetta

Fotografia e Xun Çetta Fotografia e Xun Çetta

Fotografia e Xun Çetta