Familiare

A ka shumë, a thua kanë mbet gjall të atillët të cilët nuk kanë harruar të kaluarën tonë ? Kujt i kujtohet kjo punë dore më paketa të zbrazëta cigarësh ?
Ah jetë e mëkateve qenka kjo edhe pse e dua jetën ! Ndoshta edhe ne po shnrrohemi në mekatar deriosa harrojm të kaluarën tonë.
PS.
Foto në kornizë të cilën nga burgu ia kisha dhuruar Motrës time Fahrisë e që edhe sot e mban kujtim të varur në mur. Motra pas kaq dekada vitësh më tha:
,,Përveqse kujtim i pa harruar nga vizita e parë që ta bëra në burg, e ruaj këtë foto edhe për faktin se, të dy djemt si fëmi i kam rritur më sqarime mbi fatin e rinisë tënde vëlla. Tani edhe po ta hjeku këtë foto, beso, nuk me lejn djemt të cilët jan rritur me kujtimët e krejt çfarë u kam thënë për ty sa ata ishin fëmi“
Në fund, lutëm që kujtimët tona të mos bëhën hi.

Luzern 30.11.2015
Xun Çetta

Komentet në facebook:
Naser Kuka : Ahaahaa... A mos po do me provu edhe....?
Xun Çetta : Ah po ku më qëllova si komenti i parë mik i respektuar Naser, ju kontribues i ditëve të hershme të UÇK-së. Kur para pak ditësh tu pergjigja në letrën tuaj publike drejtuar institucioneve, gjegjësisht tre emrave perfaqsues të shtetit dhe aty në pergjigje të thash se, (Tash e gjashtë (6) muaj kam të shkruar një kërkesë për institucionet tona më të larta të shtetit, kërkesë shumë më e lehtë për ta akceptuar e pranuar se kjo që kërkoni ju)
Beso Naser, mik i nderuar, kam mbi 10 mesazhe ku lutëm që ta bëjë publike këkesën time si e quaj unë, të realizueshme. Edhe sot, nuk po bëj ball ta publikoj si këkesë nga frika se mund të mos kuptohëm në opinion edhe pse ka sqarime dhe arsy të mjaftueshme.
Komenti juaj shumë i shkurtër këtu, shumë rastësisht lidhet më karakterin e kërkësës time institucioneve të Republikës së Kosovës. Po mik i nderuar, më ka hyer fruika se prap do jem i arrestuar dhe denuar nga frikacakët në politikë, por tani në emër të Republikës së Kosovës ku jan kamuflluar e zënë pozita anti Republikanët e Kosovës. Shëndet mik i nderuar.

Naser Kuka : Mund të ndodhin të gjitha të zezat e mundshme, por jo kurr dhe asnjëher që të mirren me ty, me neve... Vija e kuqe është vijë e kuqe. Respekt mik i dashur!

Osmonaj Sali : Kur ke qen qoban me dele amos te ka mar malli edhe ni her me shkue pershendetje nga palma di Majorka S.O klm

Muamet Imeraj : I nderuar miku Xun, as nuk me bie ndërmend ta largoi foton nga ambienti i jone familjar, por edhe si te doja te beje ate, ate here isha i kundërshtuar nga djemtë e mije te cilët përmes kësaj fotoje kanë marr dhe kanë kuptuar per ty dhe jetën tende, gjegjësisht per dajen e tyre.

Enver Dugolli : Kujtim interesant i punimeve, punë dore nga burgu, me të cilat ndonjëher edhe përcillnim ndonjë letër të mbështjellur në "kornizë" ! Kjo "kornizë" më ktheu në atë kohë e cila ishte shumë e vështirë të cilën e përballonin vetëm idealistat e pa epur! Është mirë të mos harrohen sepse në çdo varg të atyre thurjeve "kornizë" ka një histori në vete! Respekt për mbamendjen e familjarëve tanë të cilët i ruajnë ato kujtime me xhelozi! 

Xun Çetta : Enver, mik i nderuar, edhe ajo që thuani ,, Punë dore nga burgu, me të cilat ndonjëher edhe përcillnim ndonjë letër të mbështjellur në "kornizë", beso Enver, ma kujtove më të dhimbëshmën të cilën sot nuk ke institucione të idealit tonë të cilave mund tu raportosh e lere më kërkosh hetuesi verifikimi për krejt çfarë ka ndodhur, mendoj se po për këtë foto të varur në muret e motrës, dhendrrit tim kam zbuluar diqka shumë të dhimbëshe.

I kam thënë motrës mere këtë foto dhe ruaje në palë të teshave diku në fund të dollapeve se jetës nuk i dihët a kujtimet mbesin, ajo ka shkuar dhe e ka varë në murë në kohën sa unë isha në vuajtje të denimit. Kur dola nga burgu e pash dhe me tregoj se që kur e ka mar e ka var në murë !!!

Aty fillova e rezervohëm në gjitha bisedat dhe debatet sa kishim me miq e dashamir të cilët vishin tek dhëndrri. E mora më mend se tani jam liruar falë kthesave politike që ndodhën por ky ambient mund të jetë i pergjuar për sa kohë unë shkoj të motra, të dhëndrri im.

Sot e kam emrin e mbiemrin e ish oficerit ushtarak nga Kosova në shërbim të ish sherbimit sekret të APJ-së, KOS-it si e quanin. Person ky i cili gradualisht e ka pranuar edhe vet se, sa herë kam shkuar mysafir tek motra, ai në kohën kur kam dal më motrën e dhëndrrin, e ka pas për detyrë më na i futë mikrofonat tepër të sofistikuar të pergjimit madje në gjitha dhomatë e banesës së motrës-dhëndrrit tim…Kjo është e dhimbëshmja kur nuk ke institucione as shërbim inteligjnt të shtetit tonë më të cilët mund të bësh punën e duhur dhe në shërbim të vendit tonë.

Sa kohë ka funksionuar ish SHIK-u jo zyrtar pas lufte në Kosovë, kurr nuk ka bërë punë më njerëz të dëshmuar po as me institucione nese ata nuk i perkasin klanit tyre, kurr nuk është vizituar nga individ e as parti të perkushtuara për fatin e Kosovës përjashtuar veglave të veta të cilat i kishte instaluar gjithëandej dhe individ të cilët provokonin njerëzit në kafe më atë të quajtur SHIK.

Atë zyre afer Hotel Grandit në Prishtinë, në vazhdimësi e kanë vizituar vetëm delegacione të huaja më shërbim të programuar në Kosovë. Sot, falë këtyre praktikave të vjetra, ne akoma nuk kemi Shërbim të pavarur intelegjen të vendit tonë. E thëm publikisht se nuk ke më kënd e trajton jo vetëm këtë problem e dhjetra tjera të ngjajshme por edhe sikur e din se Kosovës po dojn ti ndezin bombë politike apo eksplozivi në mes Prishtine, ti nuk ke më kënd e bisedon e trajton besueshëm pa kuptuar të tjerët jasht nesh.

Ne kemi, ndoshta mjaft njerëz të cilët nuk lënë të shkojm dëm dhe të gabojm në politikë e besa as të na ndezët ndonjë e keqe shumë e madhe, por mjerisht vuajm për institucion të po këtij karakteri njerëzish kujdestar të vendit tonë.

Mik i nderuar Enver, letrat më mesazhe vepruimi, mjerisht edhe sot po detyrohemi ti fshehim, ti ruajm njerëzit ngase diqka nuk po funksionon si e kishim menduar. Shëndet i nderuar.

Salih Salihu :  O Xun shoqi vetëm ai që ka ra prej dardhe le të vjenë dhe le të viziton le të sheh ?!.

Xun Çetta : Ata që janë rrëzuar prej dardhe vërtetë mund ti kuptojn dhimbjët e mia më leht si dhe më të vërtetë dukën në pamje më të ndieshëm o Salih i nderuar, por, unë do i doja edhe vizitat e atyre të cilët nuk janë rrëzuar nga dardhe a mund të hypin në dardhë për me vazhdu, e unë nga përvoja ime u kisha paralajmërua sesi hypët më vjelë fryta e më punu pa u rrëzu e jo më u lazdru dhe vetëm të këqija vendit më i pru.
U ndala Salih se gati rrëshqita në ndonjë prozë a poezi siq kam thën më ka ndodh disa herë sa as vet se di a ishte prozë a poezi veq shpirti ashtu ma kishte ndi.

Blerim Imeraj : Edhe sod është ktu,pershendetje

 

 

Tahir Murtezaj : Xun faleminderit qe naj kujton ditet ma te mira te jetes sone, sado pak ne sherbim te atdheut.

Xun Çetta : Po Tahir i nderuar, ke të drejt, ishin ditët më të mira për kohën, moshën dhe vullnertin që kishim sa që të befasohëmi më vetvetën por, nuk harroj ta thëm dhe ta kujtoj faktin se edhe kështu skajshmerisht të zhgenjyer, më vullnet të dobësuar, më moshë të rrudhur dhe pa respekt institucional për punën tonë, prap thëm se jemi shumë më mirë dhe po i gëzojm ditët akoma më të mira nga ato, kuptohët, si rezultat i punës së gjithë atyre që punuan, rezistuan dhe në veqanti e atyre që ranë për ta gëzuar ne lirinë mafia pasurinë.

Jusuf Ejupi : O Xun,po qna ktheve nja 30 vjet mbrapa. Emocionuese jan keto kujtime.

Xun Çetta : Pa e kujtuar të kaluarën dhe ta mendojm mirë atë, mjerisht po plogshtohemi keq dhe nuk po bëjm sa duhë për të ardhmën tonë , të fmijve dhe gjeneratave që po vinë o mik i nderuar Jusuf.