Rrefime


Facbook, vetëm po na perkujton dhe po na shtyen të shohim se sa patëm ndryshime pozitive e sa negative për kaq kohë nga kemi publikuar. Kjo, mua po më ndihmon, po,po më ndihmon në shumë aspekte të cilat nuk po i thëm tani.

 

Ah sa vonë ka dal Facebook-u !!! Kush mund të mi sjell perkujtimet tjera për gati 40 vite rresht ?  Askush pos shenimeve të rregullta nga ditari i jetës.

Sot një vit, në memorije të Facebook-ut thuhet se paskam publikuar :

Xun Çetta fb 29.11.2015 ·

O zot fali, fali se akoma nuk din çfarë bëjn, pa vetëdija e tyre është kjo

E çfarë të themi tani kur nuk ka kontrollë mendjeje ?
Mendja për pushtet nuk është e fjetur ngase po të ishte e fjetur ajo zgjohët dhe sheh se si po humbët pushteti.

Mendja për mbajtje dhe ardhje me çdokusht në pushtet tek ne dukët se është mendje kronologjikisht e sëmuar.
Kjo na ka kushtuar dje në robëri dhe vazhdon të na kushtoj sot në lirë dhe vendin e çliruar.

Zoti koft me ne, na shoqëroft deri në këndelljën e politikave dhe politikëbërsve në vendin tonë.

Ju Gani Krasniçi e tjerët si ju, mos mallkoni vendin i cili ju pergjak, mallkojeni të keqën ( Luftën për pushtet e cila nuk po kursen bijt as bijat më të dëshmuara për këtë vend).

Edhe pse jeta na shkoj duke falur, dua të ju dëgjoj duke thënë :
O zot fali, fali se akoma nuk din çfarë bëjn, pa vetëdija e tyre është kjo.

Luzern 29.11.2015
Xun Çetta

info-cetta:
http://info-cetta.com/modules.php…

Facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1073466332673496&set=a.101831929836946.4245.100000304171597&type=3&theater

Luzern 29.11.2016
Xun Çetta

Komentet në facebook:

Salih Salihu : A ka tragjedi më të madhe se me pa këtë burrë ndër burrat më të mdhenjë të shqiptarisë që dha aq shumë për atdheun dhe popullin shqiptar, hej Gani Krasniqin të përgjakur nga bandat tradhëtare të Isa Mustafës, Hashim Thaqit dhe Skënder Hysenit, ky që ja fali një djalë heroi atdheut dhe popullit shqiptar, ky që gjysmën e jetës ja fali atdheut dhe popullit shqiptarë dhe vazhdon të ja falë tërë jetën edhe sot e kësaj dite popullit shqiptarë. Nese vjenë drejtësia ndonjëherë në vend, vërtetë kanë për ti larë në një drrasë Skenda, Isa dhe Hasha bashkë me të gjithë sojin dhe sorollopin e tyre, nëse rrinë gjithnjë kështu le ti grahin si ja kanë nisë ?!..

Xun Çetta : Salih mik i nderuar, nuk jam që të shkohët në ekstrem sa që të prodhojm e shpallim trathtar. E jona është ta kundershtojm të keqën në gjitha kohët pa dallim nga kush vjen ajo, nga ky apo aj individ, nga kjo apo ajo parti poliike. Trathtitë në finale dalin vet, pushteti më pushtetar të këqinj atje perfundon. Kjo nuk do të thot që të presim dhe ta kursejm të keqën derisa ajo të zbulohët vet ngase ashtu do bëhëmi bashkëfajtor. Ne duhët të kritikojm e kundershtojm pa u bërë pjesë e së keqës, e të shpallim trathtar, në një mënyerë apo tjetër është një pjesëmarrje në të keqën e pushtetarëve mik i nderuar.
Mos të harrojm faktin se nuk ka shtet pa pushtet, të lutemi dhe të punojm e veprojm që mundësisht të kemi pushtetar sa më të ndergjegjshëm që ta mendojn finalën e politikëbërjës tyre.
Ah çfarë kam për të thënë e nuk po e thëm mik i nderuar…
E di se nuk keqkuptohëm tek ti e tëk tjerët si Salihu por ja se jemi në kohë tepër të vështira, jemi në kohë kur tjetri kopjon të mirat e kundershtarit dhe ka hapësirat mediale të rezervuare 24 orë në disponim të tij vetëm për ti shperfaq kopiet marr nga tjetri dhe jo të bënë për vendin çfarë bënë tjetri të cilin për retorikë e kopjon e nuk e praktikon.
Shëndet mik i nderuar dhe më kupto drejt.

Salih Salihu : Falemnderit Xun Çeta, të përshëndes përzemërsisht por ku sheh njeriu skena të tilla makabre që kemi parë vetëm at'herë kur thundra çetnike peshonet në truallin tonë po të pëlcet zemra dhe truri po të ikë, edhe ti edhe unë e kemi qitë nga një guralec në kështjellën në ndërtim e sipër por as përafërsisht në këtë mënyrë jjjjjjjjjjjooooooooooo, të ja heqim këmbën e shakut prej qafe popullit shqiptar dhe tash këtë popull ta mbysim vetë ?!... jo vëllaçko kështu s'jemi marrë vesh jo asesi, të fala ti familja dhe mbarë shoqëria jote e shkëlqyer?!.