Kulturë


Për herë të parë politika dhe qeveritarët i nenshtrohën vullnetit të popullit, sakrificës tij dhe organizimit qytetar.

Edhe vitin e kaluar, kishte organizim të mrekullueshëm qytetar për festën e 28 Nëntorit, por opozita e bashkuar sikur deshi të perfitoj nga mundi i tjërëve…

Iku koha e detyrimit të ligjeve politike, koha e lirisë, demokracisë, e vullnetit qytetar dhe atyre që rezistojn, tani po vjen. Kjo është një këmbanë Kishe, një thirrje minare Xhamish, një daull e popullit pa dallim nacionaliteti për politikën dhe politikaj situatash, që sa më shpejt ta korigjoj kalendarin e festave ligjore brenda shtetit tonë ku edhe minoriteti Serb, edhe aj Turk, Boshnjak, Kroat, Romë etj, ta kenë të drejtën ligjore për ta festuar ditën e flamurit tyre kombëtar ashtu siq i kanë të rregulluara më ligj festat fetare.

Kur feston minoriteti Serb në Kosovë, tjerat minoritete dhe shumica Shqiptare do dalin në punë dhe anasjelltas, kur minoritetet tjera kanë festë nacionale, minoriteti Serb më tjerët dhe shumicën Shqiptare dalin në punë.

Si shumicë që jemi, festa e 28 Nentorit ndoshta mund të shpallët ditë pushimi për minoritetet tjera në Kosovë ngase gjitha institucionet do jenë të mbyllura, por festat e minoriteteve tjera nuk do e bllokojn punën administrative të shtetit… Këtë gjë e kam thënë shumë më gjërë e më bindshëm dhe më argumente parase të nxirren ligjet për festat shtetërore, por mjerisht nuk ka njerëz në politikë të cilët dëgjojn tjetrin e as opinonbërës në vendin tonë dhe si pasojë, tek tani u detyruan që kundrligjshëm ta shpallin 28 Nëntorin si ditë pushimi e që për ne Shqiptarët ishte ditë feste.

Nuk ishte shpallje e kunderligjshme kjo por ishte kundër padrejtësive të cilat i ka bërë politika për kaq vite pas lufte.

Më kaq të nderuara/a Lexues/e përshëndetëm më festën tonë nacionale deri tani më të sukseshme të pas luftës e cila ishte për admirim, perjashtuar incidentit ordiner më flamurin Turk në Konsullatën Turke në Kosovë si dhe vrasjës së qytetarët në rrethana akoma të pa njohura në Pudujevë, raste këto për të cilat jam ndier shumë keq.

Festa po mbyllët dhe po ofron ora 24. Uruar dhe gjithëherë festofshim fitore.

Tani, pa link-lidhjet në facebook e as në info-ceta, po i ofroj vetëm dy përvjetore të 28 Nëntoreve të pas luftës dhe ta shohim ndryshimin më ditën e festimit të sotëm:

Xun Çetta facebook 28.11.2010 ·  

Përshëndetje dhe uruar 28 nëntori

Përshëndetje dhe uruar 28 nëntori të gjithë atyre që ma uruan deri në këto orët e vona te pas ditës ,po në këtë formë ju uroj edhe atyre qe për një arsye a tjetër mbetem pa uruar njeri tjetrin.

Urimet e rregullta të paktën që nga 2005 i bëja në forma tjera siç shihet në foto,por ja kësaj radhe në Facebook ju uroj me këta dy tre rreshta :

Valoftë për jetë e mot flamuri ynë kombëtar dhe kurrë mos u harrofshin të rënët për komb e flamur. Rruga e vetme ishte,është dhe do të mbetet kjo,rroftë kombi ynë dhe flamuri i tij.

Komenti im mes tjerarëve:

Xun Çetta : Mes shumë çka që i dërgova edhe në adresat tuaja, ja edhe këtë pjesë e cila do duhej te jetë publike:

Në fund fare, lere ti se çfarë date të çlirimit vendosin ata qe po i ndërrojnë pushtetet, por kujdes qe Shqipëria e as Kosova të mos pushtohen me vënien në pushtet të atyre politikanëve, atyre shërbimeve a shteteve qe nuk e duan dhe aq me pak lejojnë te jetë Shqipëria aso për të cilën po flijojmë në shekuj.

Miqësisht Xuni

Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Ja postimi im më rastin e 28 Nëntorit 2015 :

Xun Çetta shtoi 3 fotografi të reja 28.11.2015· 

Darsmën (festën) e prishi njëri nga të zotët e darsmës (Festës) këtë e pritke pozita

Albini, deshi ta luan lojën më polici ashtu siq kishte lozur në ditën e varrimit të veprimtarit tani të ndjer z, Ali Aliu.

Loja atëhere në ditë varrimi, kishte kaluar pa verejtur populli se kush më kënd po luajn prapa realitetit publik, sot ndodhi ndryshe.

Policia tashmë gaboj pse intervenoj në këtë ditë feste edhe pse arsyeshëm shmangu prishjen e festës në sheshin Zahir Pajaziti.

E prishi pershtypjën e mirë sot intervenimi policor por akoma më keq do ishte të mos ja dilte arrestimit. Albini, fjalimi i tij në këtë manifestim protestues ishte në nivel të shkëlqyer por gjithësesi përbuzës për organet derisa Albini ishte në kërkim për arrest.

Në vend të tortës së kësaj feste, opinioni publik tashmë është kah kaperdien skena të perditshme kaosi. Kjo nuk na u desh pa dallim fajësisë së Kurtit apo Policisë e cila nuk do duhej të intervenoj në ketë ditë feste, sikur nuk kishte mundësi si shtet ta arrestoj në tjera raste.

Ndajeni epilogun i cili po zhvillon jashte sheshit Zahir Pajaziti. Kjo ditë kaloj shumë mirë URIME.

PS.

Po barti vetëm koment pergjigjet dhe sqarimet e mia ngase kështu po me dikton pervoja, fati im i ndrydhur, madje nuk po barti as link-lidhjën, ato jenë për ditë tjera.

E kam link–lidhjen të cilën ma perkujton Faceboku për sot, por nuk po ju postoj këtu ngase dembelija, injoranca po kushton.

Xun Çetta :Foto 3 ( tani këtu, nuk e keni as foton të cilës i referohem për sqarim) :

Po të mos zbrazët uji nen kontrollë siq shihet në foto, ky do vershonte dhe merrte qytetin e Luzernit. Kështu duhet kontrolluar situata dhe vepruar sipas nevojës e cila dikton.
Nuk arrestohët vetëm pse opinioni kuptoj se Albini doli publikisht edhe pse nënarrest ! Nuk arrestohet pse Albini mori fjalën jasht protokolit të këtij organizimi edhe pse ngriti mosperfillje brenda Opozitës !
Policia do duhej ta pret momentin tjeter ose do ishte dasht të jetë i arrestuar që kur është lëshuar kërkesa nga prokuroria.
Foto Mengjes i hershëm 28.11.2015 ( Pra në këtë ditë feste isha në qytetin e vjeter të Luzernit)

Xun Çetta : Ndoshta qenkmi popull i cili duhet fituar vetëm në fatkeqësi dhe jo në rrugë normale, jo nga fati i veprave tona. U dashka të ndodh një e keqe për të sjellur ndryshime të mira e të mëdha progresi !!!
Tash sa kohë, vite a decenje, kjo po më rezulton se jemi popull më po këtë fat si rrallë kush i cili fatin e gjen në fatkeqësi…
Nuk ka indivit e as lëvizje e cila si i vetëm apo e vetme mund të shndrrohët në Lëvizje Kombëtare , ashtu siq Lëvizja Kombëtare nuk do arrihej pa indivit dhe lëvizje të sakrificës, madje të mbytura në fatkeqësi. Ky qenka fati ynë dhe mos të vajtohën fatkeqësit të cilat sjellin ndryshime të mëdha.
Ah sa lëngu i ndryshimëve është pirë për të na bindur në këto realitete fatesh në fatkeqësi ! Edhe ky arrest fatkeq mund të dal fat politik. por do ndihesha keq, shumë keq nëse vazhdon ardhja e injorantëve të rinjë…

Luzern 28.11.2015
Xun Çetta