Politikë

Tërë jetën, të bësh, e veprosh dhe mos të ndalësh së vepruari, nese nuk ke koordinim më media të pavarura nga politikat zyrtare, pra më gazetar/e në hulumtim të pavarur dhe objektiv të atyre veprimeve, duhet ta dim njëhere e mirë se mundi dhe perpjekjët tona janë pa zë, janë veprime të izoluara nga opinioni.

Këtu, jo pa qellim po i sjelli dy emisione të ndryshme por poafersisht më të njejtat tema dhe të njejtin qellim.

1-Gazetarja në hulumtim të realiteteve, zonja Jeta Xharra më emisionet e saja ,,Jeta në Kosovë“ tash sa kohë ka dhënë një kontribit të çmueshëm, kontribute të cilat i percjelli tash sa kohë por pa marr guximin të bëjë vlerësim final, të shoh dhe konstatoj se ku po del puna e sajë.

Tani sikur po mbushët boshllëku i gazetarïsë nga pasive në aktive të qellimit informativ e hulumtues mbi realitetet në perpjekje të popullit tonë i cili nuk po ndalët së vepruari si dhe perplasjesë mes të mirës dhe veprimeve të shemtuara në shoqërinë tonë.

Mund të thëm se, ashtu siq Edi Rama ishte aktiv në vizitat e tij në Beograd, po ashtu zonja Jeta Xharra nuk ia la mangu në perplasje debati më zonjën Tanja Mishqeviq.

Ka kohë që kur po e shoh se pa njohje të gjuhës angleze, mund të jesh ylli i politikës, ylli i politikave ekonomike e sociale dhe i vet publicistikës, por pa anglishtën për komunikim, mund te mbetësh i izoluar dhe yll i provincave në opinion.

Në këtë kuptim, perfundimisht konstatoj dhe paralajmëroj rininë tonë kudo qe ështëb ajo në vendin tonë, në Mergatë e gjithëandej, që të bëjn gjithë çfarë është e mundur që paralel profesioneve tyre ta kenë parasyesh edhe gjuhën angleze pa të cilën gjitha profesionët e tyre do të ishin të mangëta dhe pa perspektivë të duhur.

Raport nga Forumi i sigurisë në Beograd Rama-Vuçiq:

https://www.youtube.com/watch?v=15dht_badao

2- Kontribut i mirë i gazetarisë hulumtuese në opinion ishte edhe ky emision i gazetës "Zëri" për mes të cilit më datë 23.10.2016 realizoj intervista për hulumtim të opinionit me qytetarë mbi temën e shtruar këto ditë siq ishte, Bashkimi Kombëtar dhe vlerësimet e deklaratave të Kryeministrit Edi Ramës në Beograd.

Në këtë emision shumë më vlerë dhe më të njejtat tema por ndryshe nga emisioni ,,Jeta në Kosovë“ mund ta shohim dhe zbulojm vullnetin qytetar por pa profesione dhe njohje gjuhësh siq është anglishtja për komunikim.

Këtu pam opinione veprimtarësh të rreshkura mirë dhe pa diplomaci të tepruar siq bën politika zyrtare në dëm dhe në fshehje të vullnitit të popullit tonë.

Gjuha angleze për komunikim, mjerisht u mungon veprimtarëve të thekur mirë në rrugën e kauzës së popullit tonë. Kjo është e meta e tyre e cila pres që të ndryshoj tek gjeneratat e reja të popullit tonë kudo që jetojn e punojn ata/ato.

Opinione Video:

https://www.youtube.com/watch?v=C3UVvq4GiBc&feature=youtu.be

Luzern 30.10.2016

Xun Çetta