Politikë `

I pa frikshmi në asnjë kohë, sot në dy e tri frika, ndoshta më arsye, edhe frikacak !!!

Asnjëherë nuk dita se çfarë është frika, kaluam kohë pushtimesh, sisteme të ndryshme dhe sa e sa vite në tranzicion para dhe pas lufte, kaluam edhe luftën, por frikë nuk pata, thjesht nuk e dija se çfarë është ajo.

O zot, pse sot me duket vetja frikacak, frikacak nga dy e tri llojë frike të quditshme e besa ndoshta edhe të arsyeshme ?

1-Foto Kam frikë ngase : Jeta si emigrant, në moshë të thyer do më përplas as në Kosovë e as në Mergim, kjo është ajo e cila tani më frkëson keq, shumë keq.

Pleqëria ime sa dukët as në Kosovë e as në Zvicër ? Jo, jo kjo është e rëndë për mua.

2-Dikur kënaqësha, ndihesha mirë, madje shumë mirë kur dëgjoja e lexoja pikëpamje politike të cilat i kisha shkruar e publikuar ditë, javë a muaj më parë, për dallim nga sot kur, në vend se të ndihëm mirë kur lexoj e dëgjoj pjesë nga pikëpamjet e mia publike, unë dua të pelcas…Kjo për mua është një e re e cila me sinjalizon diqka.

E ngjajshme po ndodh edhe më vullnetin tim të thyer në punë ku punoj tash e ca vite dhe fillimisht ndihesha mirë më punë nga e cila nuk perfitoj drejtperdtrejt por jam dora e fundit i cili fitoj nga puna ime. Nga unë dhe puna ime e rëndë perfitojn dy e tri duar derisa unë vetëm sa për të mbijetuar e jo për të fituar…Kjo është edhe një e re e cila si ndryshim po më mundon dhe shkatërron si dhe vështir ta perballoj këtë formë pune të dy fisht.

Edhe vite më parë, kam pas raste kur nuk ndihesha bash mirë dhe kam pas kërkuar ti nenshtrohëm kontrollit psikiatrik ngase doja ta njoh vetën se jam në rregull apo jo dhe pas ca muajsh termine të rregullta për test kontrollë, në fund diagnoza më doli e mrekullueshme ku nga kënaqësia që ndjeva për shumë vete jam ndier mirë.

Tani këto ditë, ndoshta edhe do të detyrohëm ti lajmërohem një kontrolli psikologjik e jo psikiatrik ngase gjitha këto çfarë u tha më lartë kanë filluar e keqësojn shendetin tim.

Fati im i madh do ishte sikur edhe ky kontrollë të më rezultoj e suksesshëm dhe të më thuhët hapt:

 ,,Ti nuk je keq, perkundrazi je këndellur dhe tek tani po e sheh më mirë se kurr, fatkeqësinë tënde në këtë jetë, por mos e merr tragjike këtë, mos e merr ngase gjithë njerëzimi ka kaluar dhe po kalon në po këtë fat, sigurisht kush më keq e kush më mirë, por fatkeqësive nuk u shpetojm dotë si njerëz nga politikat e panjerëzishme çfarë janë bërë dhe po vazhdojn“

Një rezultat i tillë si pergjiogje pas analizave dhe testit psikologjik, shpresoj se do të ma zgjatke jetën dhe do më motivonte për të mos u ndal së punuari, shkruari dhe shpresuari.

Më duhet ta thëm faktin se unë sot, nuk po qaj e as vajtoj vetëm fatin tim, në pyetje është fati i vendit për të cilin dhash plotë një jetë. Kosova nuk është dhe kam frikë se nuk po shkon në rrugën për të cilën dham kaq djerës, mund, e gjak.

Ne, fatkeqsisht pas lufte në emër të sherimit të plagëve, na operoj një kapitalizëm i egër dhe i pa mëshirë për vendin dhe fatin e qytetarit tonë, kjo e vertetë është evident tek secili prej nesh, diqka tjetër është se a po e kuptojm dhe menagjojm këtë fastkeqsi ashtu si do duhej menagjuar apo jo.

Se çfarë është kapitalizmi në Kosovë, duhet spjeguar shkurt e qart dhe praktikisht e jo shkencëtarisht ngase vetëm kështu mund te na kuptoj qytetari i narkozuar më gjendjën në të cilën ka rënë vendi ynë i cili edhe kështu po reziston…

Socializmi dështoj për shumë arsye, të mos i permendi tani ato, kapitalizmi i egër lind dhe mbijeton në saje të varfërimit të vendit, sa më i varfër vendi aq më shpejt dalin kapitalist të ri për tu vën në shersbim të kapitalizmit të vjerter e më traditë për mes të cilëve kontrollohet kapitali i botës e kryesisht i vendeve të varfëra. Kosova, nuk do doja ta ketë këtë fatkeqsi e cila mund të perfundoj akoma më keq se në socializëm. Kosova e donte një kapitalizëm jo kaq të egër i cili mjerisht e ka zbeh ekonomin e kryesisht prodhimin e vendit tonë e si e tillë po tenton ta zbeh edhe idealin për vendin, për kombin tonë.

Në këto situata, gjendja në vendin tonë po shkon drejt keqësimit  të më tejm dhe jam i sigurt se nese nuk kapët krimi politik, ekonomik dhe herëherë ai fizik i cili ka avansuar lartë në majat e pushtetit, jam tepër i sigurt se jo shumë larg mund të filloj krimi akoma më i shemtuar deri më likuidim fizik të atyre të cilët seriozisht kanë vullnet dhe duan ta luftojn krimin si dhe rrezik se do fillojn helmimet e atyre të cilët kanë trurin e zbardhjës së realiteteve të gjitha këtyre fatkeqsive në vendin tonë.

Kjo që po paralajmëroj do duhet nenvizuar e mos harruar dhe në momente të caktuara të rikujtohet kjo, kështu  ndoshta mund ta parandalojm më të keqen që bota ti ngrit duart nga ne të cilët si popull qendrojm por si politikaj deshtojm dhe kështu popullin e kriminalizojm.

Perendimi, BE dhe SHBA, duhet ta mendojn mirë se çfarë politikave do ti zgjedhin për finale të vendit tonë, jo vetëm në Kosovë por në gjitha hapsirat e kombit tonë që shtrihët në Ballkan.

I paralajmëroj ata se, forma si kanë punuar deri tani, mjerisht nuk kanë gatuar politikaj të qendrueshëm për kohë afatgjata në trojet tona qoftë edhe për politika të perkohshme si dhe, duhet ta dinë mirë se në momentin e parë të dridhjeve të mëdha politike Rusi-SHBA-BE , nese Rusia vetëm pak, krejt pak më shumë se BE dhe SHBA, ofron për këta politikaj dhe fatin e vendit tonë, jam i sigurt se të gjithë do kalojn pro Rusi dhe kështu më pas do të kenë telashe të mëdha me popullin e tyre i cili është jetësisht pro perendimor, pro BE dhe SHBA.

Nuk flas më hamendje e as më inate, por e di sesa politikaj e besa nuk mungojn edhe veprimtar në mesin tonë, të cilët më shumë kanë pas ngarkesa ideologjike pa dallim kush i majt e kush i djatht ekstrem po edhe të ngarkuar më interesat e tyre personale ,sesa që ishin jetësisht të lidhur më vendin dhe fatin e qytetarit.

Nese këtë gje nuk e mendojn mirë BE dhe SHBE, kam frikë se gjitha investimët politike do të deshtojn në vendin tonë e më gjërë në këtë gadishull Ballkanik.

Unë e di se do dukëm sikur spiunova politikaj tonë, por nese tjetri nuk më kupton drejt, më në fund e di unë se ky është një spiunim kolektiv i cili thërret për kujdesë sa në interes të vendit, të kombit tonë po aq mos edhe më shumë, në interes të politikave afatgjate të BE-së dhe të SHBA.ve.

Një popull i cili pa dallim rrethanave, nuk dorëzohët, ai popull për agresor politik duhet, ose të çlirohet njëhere e mirë ose të shkatërrohet.  Populli ynë edhe pa politikaj, është popull i cili reziston dhe jeton për të mos thënë mbijeton, zhberjën e tij si popull në asnjë variant nuk e lejon. Andaj, llogaritë do duhej berë mirë se si të ia dilet më këtë popull pa politiokaj asi çfarë e meriton.

Luzern 17.10.2016

I shqetësuar Xun Çetta

PS.

Po me vjen shumë keq pse kam hezituar ta publikoj këtë shkrim i cili më rrin e gatshëm tash e dhjetë ditë në pritje për ta publikuar një ditë kur edhe mund të kuptohëm pak më drejt.

E pata lën këtë shkrim si të pa kohë dhe të nesermen e pata postuar një ,,Monolog Shqetësimi“ të cilin e keni lexuar të nderuar/a lexues/e . E lash këtë ato ditë dhe nuk e postova vetëm tani po shoh se gabova, paskam gabuar shumë ngase kjo çfarë lexova sot në mengjes e që pas leximit të hersdhëm me pritesë dola në punë tërë ditën.

Ky artikull, dokument i CIA-s siq thuhet në titullin e tij, nuk do duhet të na ngrit kokën e trimërohëm aq shumë, aq më pak kur dihët se diplomaci të mëdha janë në veprim.

Për këto ideale në këtë dokument, punohet më shumë sesa flitet e propagandohët, këtë gjë e dijnë gjithë ata të cilët kanë në dorë fatin e këtij planetit tonë. Do doja ta di : Si është e mundur që projekti kaq afat gjatë të dal në publike aq më interesant pse projekte të sherbimeve të cilat botën e rrotullojn kah duan ato ?

Kjo nuk me dukët e besueshme në lexim të parë, madje me del si matje impulsesh, por edhe me thot mendja se mentalitetin e politikave Ballkanike duhet parapergaditur në këto forma se ndryshe nuk po marrin vesh…

Ah sa u ndjeve mirë dhe ndoshta po anuloj vendimin që ti nenshtrohem një kontrolli psikologjik.

Ja çfarë lexova dhe nuk besoja se vertet po e lexoj :

L E X O  P O R   M O S  U  T R I M E R O !


Dokumenti i CIA-s: Trojet shqiptare bashkohen më 2035

By voal.ch | October 25, 2016

https://www.voal.ch/dokumenti-i-cia-s-trojet-shqiptare-bashkohen-me-2035/ 

Në një kohë kur teza e bashkimit kombëtar sa vjen e artikulohet në qarqet e politikës mbarëshqiptare, një hartë e detajuar e një grupit ekspertësh pranë CIA amerikane parashikon që kjo gjë të ndodhë në vitin 2035.

Rritja e ndikimit të shqiptarëve në politikat rajonale, si dhe mbështetja në rritje nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se do të përshpejtojë procesin e bashkimit, i cili në retorikën e politikës së sotme globaliste, duket si i pamundur.

Në një kohë që në rajonin e Ballkanit kanë nisur të vlojnë çështjet e pazgjidhura historike si dhe padrejtësitë ndaj popullit shqiptar, është zbardhur një hartë e krijuar nga ana e ekspertëve të CIA e cila parashikon ndryshime drastike kufijsh jo vetëm sa i takon trevave shqiptare, por edhe territoreve të tjera evropiane të cilat prej shekujsh kanë qenë objekt luftërash, transmeton INA.

Nuk dihet nëse botimi i kësaj harte lidhet me rrethanat aktuale, kur zëri i shqiptarëve për ndreqjen e padrejtësive historike sa vjen e forcohet, apo ky studim i CIA dhe agjencisë ruse GRU zbardhet fare rastësisht.

Paradoksalisht, këto harta të bëra publike në mediat amerikane dhe ato ruse nuk janë vetëm studim e ekspertëve të CIA, por edhe të agjencisë ruse GRU, shtet i cili njihet për politikat e tij proserbe dhe antishqiptare. Në një kohë që çështja e rishikimit të kufijve shihet si një opsion i rrezikshëm për paqen, hartat qarkulluara në mediat amerikane dhe ruse proklamojnë një bashkim të të gjitha trevave shqiptare.

Ky bashkim parashikohet të ndodh në vitin 2035 dhe do të përfshijë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën si dhe trevat në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi si dhe Greqi. Analiza dhe studimet për hartimin e hartës bazohen në analiza dhe studime speciale të kryera nga ana e të shërbimeve më prestigjioze amerikane dhe ruse siç janë CIA dhe GRU. Po ashtu konkludimi në këtë hartë bazohet edhe tek burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare të cilat merren me studime gjeostrategjike.

Edhe pse kjo hartë e bërë publike në mediat amerikane dhe ato ruse është produkt i analizave të ekspertëve të agjencive prestigjioze të inteligjencës së dy prej shteteve më të fuqishme të botës, nuk dihet nëse politikat e këtyre vendeve do të fokusohen zyrtarisht në konkludimin praktik të kësaj ndarjeje territoriale e cila prek jo vetëm trevat shqiptare, por edhe një pjesë të mirë të Evropës. Kjo hartë zbardh fakte tronditëse në lidhje me një pjesë të mirë të territoreve në shtete evropiane të cilat kanë provokuar luftëra të shumta ndërshtetërore por edhe botërore.

Po sipas studimeve të konkluduara në këtë hartë, rezulton se Bosnjë-Hercegovina do të pushojë së ekzistuari si shtet për tu ndarë midis Kroacisë dhe Serbisë. Ndryshime priten edhe në shtete e fuqishme si Britania, ku Skocia do të shpallë Pavarësinë ndërsa Irlanda do të bashkohet. Nga ana tjetër, Baskia dhe Katalonia, do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja, duke marrë edhe pjesë nga territori francez.

Ky shtet duket se do të humbasë shumë nga lavdia e tij historike pas përqendrimit të lartë të grupeve islamike do të hapet rruga për rritjen dhe krijimin e një shteti islam në jug të Francës. Krahina e luftërave historike franko-gjermane, Lorraine, mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë ndërsa nga Belgjika do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën.

Luzern 26.10.2016

Xun Çetta

 

Komenti shtesë :

Xun Çetta : Pas lajmeve të mbrëmjës sotme, dy miq më kërkojn tu sqaroj diqka më shumë mbi këtë dokument të CIA-s, kuptohet nese di diqka më konkretisht. ,,Në lajme nuk u tha asgjë mbi këtë dokument“ më thonë që të dy miqt e mij.

Përgjigja ime ishte:

Po, është gjë normale që politika zyrtare dhe media e tyre të mos lëshohen shumë në këtë punë, ata duhet të kursehën deri në një seriozitet më të madh të këtij dokumenti. Ne jasht politikave zyrtare duhet të mos heshtim dhe më kujdes të komentojm e analizojm. Opinionet jan të hapura dhe nuk ka gjë të keqe nga kjo por gjithësesi duhet pas kujdes që ne, edhe pse jo zyrtarisht, diskutimet dhe komentet duhet ti kemi të matura dhe pa eufori.
Unë para disa vite kam kritikuar z. Koqo Danaj pse ai filloj e jepte data e vite se kur do bëhet Bashkimi, kjo nuk ishte punë e menqur ngase kaluan ato 5-6 vite sa kishte thënë ai dhe Bashkimi veqsa u godit më keq dhe kështu gjenerojm mos besim tek masat. As ky dokument nuk ishte i mirë të percakton data e as vite edhe pse vjen nga CIA. Ne kemi aq shumë njerës të shkatht për keq të cilët depertojn më leht dhe më shpejt, pra para atyre të cilët njihen për të mirë. Të tillët do thonë: Eh, kjo punë nuk u beka për se gjali dhe kështu kthehen në gjurmim të interesave tyre personale…Kjo është e dëmshme dhe ndoshta pikërisht kështu perfitojn nga spiunimet e interesave personale.
Mik i nderuar X.Y , unë nuk e di a do e pres 81 vjetorin tim kur sipas këtij dokumenti do duhet te ndodh Bashkimi por, Vendi ynë, kombi, popullimi i këtyre trojeve më gjenerata të reja shqiptare vazhdon, kjo është e pavdekshmja e kombit tonë.
Më vjen keq pse, as Babai im për katër a pesë( 4-5) vite nuk e perjetoj çlirimin e Kosovës por ja se Kosova është e çliruar, më vjen keq pse ndoshta për pak vite, unë nuk do ta perjetoj bashkimin sipas dokumentit në fjalë por se vendi, kombi ynë i cili nuk vdes , aj bashkohët. Kështu shkojn këta fate të njerëzimit mik i nderuar, Në këtë formë ju thash atyre të njejtat fjale.
U ndan të kënaqur dhe u pajtuan më realitetin i cili mendoj se nuk është ndryshe pos kështu.

Hazir Kabashi : Je i madh Daja im Xun Qeta .

Xun Çetta : FLM për respektin nipash, shendet

Edhe njëhere rreth kësajë teme e cila sapo shkon e aktualizohët:

Konstatimi më i mirë se çfarë mund të bëj qytetari dhe gazetaria hylumtese

Tërë jetën, të bësh, e veprosh dhe mos të ndalësh së vepruari, nese nuk ke koordinim më media të pavarura nga politikat zyrtare, pra më gazetar/e në hulumtim të pavarur dhe objektiv të atyre veprimeve, duhet ta dim njëhere e mirë se mundi dhe perpjekjët tona janë pa zë, janë veprime të izoluara nga opinioni.

Më shumë:

Luzern 30.10.2016

Xun Çetta

info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=1007

 Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1291765834176877?notif_t=like&notif_id=1477850235971621