Kulturë
Vargje nga Rudi Berisha
–––––––––––––––––––
MARSI I PËRGJAKUR PËR LIRI
( Kujtim për Betejen e Familjes Jashari në Prekaz )


Në gur të mermerit të bardhë shkronja ar e gjak
Mbi natën e errët të shëndrruar më diell të bardhë
Gjaku derdhet betja vazhdonte në kullat e qëndresës
Bacë Adem Jashari meteor jo legjendar i panjohur

Më dorën e tij ngrit flamurin Kuq e Zi të Shqipërisë
Më zërin kombues që tronditi edhe malet e Sharrit
Në Prekaz të lindur në tokë të etur për gjak fliuesish
Bacë Adem Jashari jo legjendar promethe vet –Liri

Pse nga gjaku i tij që e njeh historia e bëjnë të panjohur
Mos e këndoni në përralla dhe legjenda të pa qena njeri
Kullat e mbajtën brez pas brezi në Ideal flamur kombëtar
Bacë Adem Jashari i shkrirë në bronz për Shqipëri të Lirë

Në tokën e përgjakur në mars të gjakut për një Shqipëri
Sot hijet e zeza ogurzi flasin më gjuhën e korbave të egër
Mundohen të lidhin lavdin më të paqenat e syrit të vërbuar
Bacë Adem e Hamzë Jashari dëshmorë të Rilindur Shqipëri

Fjalën e gjakut kërkoj nga gjaku juaj mos thuaj një fjalë
Epiteti i betejave tuaj vëlla Rifat Jashari është i madh
Besoj në goj- fjalën tuaj shqiponjë që dhuroni në kohë
Nuk do merreni më kotësin e atyre të kotëve të varur

Meteorët fluturojnë mbi retë e bardha lëvizin larg
Hijet e zeza qajnë më lot krokodili në kohën e dritës
Harrojnë bukën që i ngobi urin në ditët i lidhur më litar
Sot e lehtë të thuash ca shumë e më mija- qindra- fjalë

I bardhndritur është vetë ai që dritbardhësin ka në shpirt
I vetndriçuar është vetëm ai vetndriçuari i kombit në luftë
Dritën e përqafojnë kalimtarët e pa udhë në kohë të Lirë
Të nderuar duhet të jetë vetëm ata që janë vetëflijues

Ademi lindi Shqipe në gurët e bardhë në Drencën Stoike
Në telat e çiftelisë këndonte këngën e Zanës së maleve
Këndonte nusën më shami të kuqe në kokë ç ’ po vie nuse
Më gjak krushqish Familja e Jasharajve more lirin nuse

Marsi i përgjakjes për liri mbuloj tokë e ' i dha dritë qiellit
Lulet linden në dheun e djegur nga zjarri aromë mori dheu
Prangat fashiste u digjën në tytat e luftëtarëve një Shqipëri
Kullat ngritin flamurin e përgjakur tek Jasharajt në Drenicë

........................................................................
PS.

Sot pata rastin t'i lexoja këto vargje në :
Drenas, më 23 tetor 2016
Asociacioni i letrarëve dhe artistëve ART CLUB
"RIFAT KUKAJ"
Edicioni III i Manifestimit Letrar "VJESHTA DHE VARGJET"

Komenti im veqon pjesë nga këto vargje:

Xun Çetta : Urime dhe ju pergëzoj, e në veqanti kur thuhet: (Bacë Adem Jashari meteor jo legjendar i panjohur). Pastaj ritheksohët
(Bacë Adem Jashari jo legjendar promethe vet –Liri)

Vjen rikujtimi: ( Bacë Adem Jashari i shkrirë në bronz për Shqipëri të Lirë) dhe në fund fare për të mos bërë veqime apo dallime të mëdha në terësinë e vargjeve, kënaqësh kur lexon:

(Bacë Adem e Hamzë Jashari dëshmorë të Rilindur për Shqipëri)

I ndava këto dhe tani më pak fjalë po sqaroj vetëm njërën vlerë nga këto vargje:

Ka vite të tëra që kur kam shkruar kunder epitetit ,,Legjedar Adem Jashar“ Nuk është Ademi, Hamza e as familja Jashari rast pershkrimi po si Muje Halili të cilit nuk i dim vendlindje, varr, shejë as nishan !!! Ademi,Hamza dhe familja Jashari i kanë të gjitha parametrat që të mos quhet legjhedar derisa u dihet vendlindja, Prekazi histprik, u dihët kulla akoma e pa restauruar për Muze, janë të gjallë bashkohasit e tij, më në fund është lirija më e freskt e cila lidhet më familjën Jashari.

Nese gaboj do doja të më falët por me dukët se në këtë verejtje, për herë të parë, pra edhe para shkrimeve të mia, shmë shkurt e qart ka pas reaguar edhe z.Ibrahim Kelmendi. Nese nuk qendron kjo sa më kujtohet, pa shfletuar arkivimin, e pres një pergenjeshtrim nga Ibrahimi, reagim i cili do me shtyente ta shfletoj e gjëj sakt reagimin e parë.

Lidhur më këtë epitet prej legjendari, ndoshta para 6-7 vite kam edhe një polemikë të rrept të cilën e kam pas më z.Shefqet Cakiqi (Llapashtica) ku e kam kritikuar paksa, pse e krahason Adem Jasharin më pjesë legjendari të heroit Zviceran Wilhelm Tell.

Të nderuar/a lexues/e, miq e mikesha, ja pse janë disa pika të cilat gjithëherë më shtyejn ti lexoj, vlerësoj, komentoj dhe publikoj, komente të cilat shumë kush mund të mos e kuptoj shkakun e nderhyrjës, komentit dhe publikimit tim.

Edhe një here suksese Rudi i nderuar

Rudi Berisha : Xun Çetta, Shumë të falimnderoj mik. Ju përshëndes dhe ju uroj gjitha të mirat. Më vie shumë mirë që keni vlersuar poezin dhe vargjet për në kujtim dhe rikujtim të Familjes Jashari...Përshëndetje për ty ''Bacë Adem Jashari meteor jo legjendar i panjohur '', Respekt nga R.B.

Link-statusi :

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1762117657155378&set=a.205408789492947.52962.100000714825950&type=3&theater

Luzern 24.10.2016

Xun Çetta