Politikë Pardje, u befasova për mirë më 70% të sinqeritetit të nenkryetarit të Parlamentit Maqedon z. Rafiz Aliti, 30% të diplomacisë tij e kuptova drejt. Dua të mos dyshoj në atë pjesë sinqeriteti tij kur nder tjera tha:

(Kemi dështuar më marrveshjën e Ohrit, kemi dështuar më implementimin e gjuhës Shqipe dhe përdorimin e flamurit kombëtar, kemi dështuar më punësimin e premtuar e për më keq, ai më keqardhje e pranoj se kemi dështuar më sistemimin dhe integrimin në jetë normale të gjithë veprimëtarëve, ish burgosurit politik, ish ushtarërëve dhe luftetarëve shokë tonët dje…)

Rastin Kumanova, gjithëashtu e komentoj më pak diplomaci, por më keqardhje të madhe duke pranuar se ata ishin luftetar të mirë edhe në luftën 2001.

Ajo çfarë është akoma më e çmuar nga ai, është fakti kur nder tjera tha:

(Veprimet nuk kanë qenë sa dhe si duhët për ta shmangur ekzekutimin e tyre ngase si shtet kishte mënyra tjera parandalimi).

PS.

Nuk e citova, por e parafrazova ashtu si mund të kuptohët ai. Më në fund incizimet janë këtu.

Ajo çfarë u dash ta thot si diplomat për hirë të postit që mban është :

(Rasti Kumanova, në mos asgjë tjetër, ishte një alarm se çfarë e pret shtetin, rajonin në tërësi, atëhere kur nuk implementohën marrveshjët dhe nuk realizohën të drejtat e një populli të garantuara më ligjet e vendit…

Sidoqoftë, pa u bazuar në gjitha lidhjet e tij në të kaluarën, gjatë luftës dhe pas sajë më struktura të cilat e kontrollojn situatën, unë të jem i sinqert, 70% jam befasuar për mirë.

Një ditë më pas, pra dje 03.06.2015 po në RTK, patëm rastin ta dëgjojm shefin e tij z. Ali Ahmeti i cili më la përshtypje sikur Rafiz Aliti është shefi i tij e jo ky.

Aliu, miku im dikur, për dallim nga Rafizi, mjerisht nuk me befasoj diqka për mirë ! përkundrazi më shqetësoj me fatkeqësit e reja të cilat nuk e kishte mendjen ti parandaloj ato.

Dua të besoj se do lexohem dhe kuptohëm drejt nga ai. Aliu më në fund e din se arkivi im sistemon dhe ruan këto gjëra për një ditë të bukur e cila na pret.

Tani jam i pa forcë të shkruaj diqka më shumë ngase siq shihet ortneri( fioka) në foto ngjitur më Aliun, edhe seanca parlamentare e cila zhvilloj punimet sot, më mori kohë për ta dëgjuar dhe sistemuar më foto-text dhe audio atë.

Luzern 04.06.2015

Xun Çetta