Lajmet aktuale   Ndaluni Shqiptar kado që jeni, dhe mendoni se deri ku shkon politika Serbe në këtë kohë të cilën hajdutëria jonë politike bashkë më bashibuzuk në mesin e popullit tonë na e quajn si kohë paqe, zhvillimi e perparimi të Kosovës !!!

Në këto dy kategori të shoqërisë sonë, janë përfaqësuesit e tyre të cilët në finale të dështimit, planifikojn se a u ka mbetur vendi i pa rrezikuar në bashkëjetesë më Serbinë duke marr një statis mashtrimi para popullit në emër të paqes pa dallim Republikë e Kosovës brenda Serbisë apo Ballkani me KOSOVË-SERBI-MAQEDONI e MALI I ZI…

Turp i rënd për mua ta shoh si ëndërr e lere më ta shkruaj si alarm, por gjumin çfarë po ju shohë këtyre dy kategorive në këtë Kosovë të plagosur rënd, për ballë planeve të Serbisë e cila nuk po ndalët dot. Nuk mund ta kuptoj ndryshe këtë pos se një ruajtje të pozitave tyre pas invazionit Serb në Kosovë.

Ata, pa dallim Tadicit apo Dacicit janë për Kosovën brenda Serbisë dhe veprojn e nuk ndalën, për dallim nga plaçkitja që i bëhet vendit tonë dhe gjumit politik në të cilin e kanë venë popullin tonë.

Prishtinë 22.03.2015

Xun Çetta

Linku dhe teksti :

Tadic thotë se Dacici deshi të niste luftë me Kosovën

GazetaExpressE diel, 22 Mars 2015 09:47


 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/tadic-thote-se-dacici-deshi-te-niste-lufte-me-kosoven-88557/


Lideri i Partisë Demokratike të Serbisë dhe ish-presidenti serb, Boris Tadiq, në një ligjëratë para disa studentëve në Beograd, ka thënë se ka pasur probleme me ish-partnerin e tij politik, Ivica Daçiq, veç shumë çështjeve tjera, edhe për atë se Daçiq ka dashur të hyjë në luftë për Kosovën.

Tadiq në fakt, duke iu referuar kohës së mandatit të tij, tregoi edhe për atë se çfarë marrëdhënie ka pasur me kreun e socialistëve, Daçiq, i cili ishte partneri i tij në qeveri.

“Raporti im me parlamentin ka qenë i çuditshëm dhe i rëndë. E kam pasur Ivica Daçiqin, i cili nuk e ka përjashtuar luftën si opsion, dhe disa herë i kam thënë që të mos e bëjë një gjë të tillë. Në anën tjetër e kam pasur Koshtunicën i cili, bashkë me përfaqësuesit e Kishës kanë qenë të brengosur për Kosovën”, ka thënë Tadiq.

Ndërkaq, ndaj kësaj deklarate, nuk ka qëndruar indiferent Daçiqi, duke thënë se Serbia nuk ka mundur që të rrijë e qetë e të shikonte se si sulmoheshin serbët në veri të Kosovës.