Ka kohë që kur mungova por edhe i vonuar nuk ndalem më opinionet e reja që kam krijuar për kaq kohë hulumtimi në Kosovë. Dëshira ime do ishte të mos jem kaq kritik për situatën aktuale në vendin tonë por edhe tani ashtu si decenie më parë nuk me sundon dëshira por realiteti…
Po vinë zgjedhjet e lira lokale e më pas ato nacionale në Kosovë por jo më sistem të reformuar zgjedhor, po vinë ndëshkimet e keqbërësve për kaq kohë, por jo të ndëshkohen më fajtorët e kohës së humbur, po vinë investimet e shumë pritura në Kosovë por jo investitor të mirëfilltë e prodhues ngase mashtrues po dalin ata në bashkëpunim me më të korruptuarit vendor,
Po vinë avokat ndërkombëtar të operojnë në Kosovë por jo ta mbrojnë viktimën dhe të drejtën e tyre, ata po mbrojnë krimin dhe po mbledhin paranë e krimit dhe të korruptuarve vendor,mjerisht para e popullit kjo, po vjen zbutja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe marrëveshja mes tyre por jo për ta njohur njëra tjetrën si shtet e as për ta ndëshkuar kriminelin e luftës dhe zbardhur realitetin e viktimës. Marrëveshjet së fundit në këtë drejtim po qojnë në ndarje të pushtetit Shqiptaro-Serb në Kosovë ku më pas edhe do te njihet shteti më i ri i Kosovës por më qeverisje të Serbëve jo vetëm në asociacione të tyre komunash por edhe në kuvendin e Kosovës.
Po vjen legalizimi i ndërtimeve pa leje në Kosovë por po plaçkitet ndërtuesi ilegal, plaçkitje kjo pa kritere për të u legalizuar abuzimi i pushtetit i cili për kaq kohë nuk ka dhënë leje ndërtimi e si pasojë, nga tani ndërtimet e vogla pa leje po zëvendësohen më ndërtime të egra e shumë katërshe po ashtu pa kritere për më keq më leje ndërtimi.
Po vinë e avancohen njerëzit më debil (halabak) në kurriz të krijuesve e veprimtarëve të dëshmuar për vendin dhe çlirimin e tij,po ndodh kjo e keqe falë hapësirave që po u japinë partitë tona politike të mbërthyera në klane, pa i përgjithësuar më të ndershmit që i di dhe i përcjelli qëndrimet e tyre në të gjitha partitë tona politike
Po vjen ndotja e ajrit akoma më shumë, ekologji vdekjeje po vjen në vend se të ikën kjo e keqe që ka kapluar tash sa vite Kosovën. Ndërtimet siç u tha më lartë vërtet janë faktori kryesor i ndotjes por firmat nuk po kushtëzohen më kritere çfarë ka bota pa i përmendur ato.
Po vinë koalicionet,do doja të jenë parazgjedhore por pa shmangshëm edhe ato pas zgjedhore si i quaj unë pazare për pushtet e jo për parime politike dhe guxim i politikanëve. Gadishmëria për të ndihmuar në këtë drejtim nuk përfillet nëse dëshmon se parasë partinë ti ndihmon Kosovën dhe skenën politike nga e cila varet fati i Kosovës dhe kombit tonë.
Po vjen edhe shumë çka tjetër në Kosovë dhe pa i numëruar të gjitha, po vjen ajo më e dhimbshmja!!! pra edhe droga e cila po vret rininë tonë kryesisht në shkollat tona, dukuri kjo tashmë masive gjithandej vendit tonë.
Ishin këto vetëm disa nga ardhjet e dhimbshme çfarë po përjeton Kosova por nuk mund të mos i cekim edhe ikjet po aq të dhimbshme për vendin tonë duke i përshkruar ato më dhimbje tjera të familjes shqiptare.
Është numër jo i vogël i atyre mërgimtarëve të cilët më aq mjete sa patën,investuan në Kosovë dhe tani shumë prej tyre të zhgenjyrë edhe pse direkt në prodhim ata më humbje shiten kapitalin atje dhe ikin e investojnë në vendet ku ndershëm punojnë,jetojnë e fitojnë !!!.
Është numër jo i vogël, madje i madh i atyre mërgimtarëve të cilët jo si biznesmen por si mërgimtar të djegur dhe përmallshëm për vendin po blejnë banesa në ndërtim e sipër më çka shumë të sinqertë dhe më bindje se po i kthehen vendit të tyre, ata kështu po ndihmojnë ndërtimin e egër më pallate shumë katërshe dhe pa kritere urbanizmi, fajësi jo e mërgimtarëve kjo por e situatës së krijuar në Kosovë për të u zhgenjyerë më pas më mos përmbushje kontratash dhe përballje realitetesh të cilat nuk i kishte paraparë.
Është numër jo i vogël i mërgimtarëve të cilët kanë investuar shumë në pronat e tyre fshatrave gjithandej dhe si pasojë e krimit të shtuar ordiner po u thyhen shtëpitë dhe kështu po u prishet shpirti dhe humbët besimi jo vetëm në fqinjësi por edhe besimi i vëllait në vëlla. Pra kjo e keqe është më shumë se kaq pa u lëshuar në tjera dobësi dhe tjera karakteristika të cilat nuk i kishte familja jonë shqiptare.
Tash sa vite, jo vetëm se nuk po mbetet paraja dedikuar Kosovës së pas luftës në Kosovë por po ikën ajo jashtë Kosove,madje tani edhe paraja e bizneseve në Kosovë po ikën jashtë Kosove !!!. Sa po vërehet kjo dhe sa po ndermirën masa parandalimi të këtij krimi ! kjo është çështje krejt tjetër për të cilën do shkruajmë e lexojmë hera tjera.
Është numër tepër i madh i kuadrit, madje edhe i trurit të Kosovës i cili si kuadër i kushtueshëm po braktis vendin dhe si kuadër i gatshëm po gjen vetën në metropole tjera Evropiane dhe jashtë kontinentit tonë. Kush po i kontrollon këto ikje dhe pse nuk merren shembuj nga vende tjera, kryesisht nga Shqipëria e cila në këtë fatkeqësi ka humbur shumë por më në fund e ka parandaluar këtë humbje kuadri.
Nuk është ky pesimizëm i imi, por realitet në hulumtim për të gjet rrugën e duhur dhe kështu shpëtuar optimizmin e vendit të çliruar.
Ka edhe të mira madje shumë për kaq vite ky vend, por prirja ime është ti shigjetoj ato që po rrezikojnë qytetarin, jetën e tij me dinjitet, substancën tonë kombëtare dhe shtetin e sapo formuar si rrugë drejtë finalizimit të aspiratave tona në shekuj.
PS:
Nga këto çfarë në pika të shkurtra u tha më lartë dhe ca dobësi tjera të cilat nuk i ceka e që po i kushtojnë Kosovës, unë do ti pasqyroj më fakte konkrete në publikimet tjera në vazhdim.
Luzern 15.05.2013
Xun Çetta
-------------------------.
Disa nga temat që do vazhdojnë këtu:
1—
Noteria, vërtet nismë e re në Kosovë por pse të licencohen jo profesionist
Këto ditë Maji gjithandej në Kosovë po vlonin aplikimet për dem shpërblimin e ish të dënuarve politik dhe si rregull kërkohen dëshmi si: Aktgjykimi i shkallës së lartë, dëshmi e arrestit dhe fletë lirimi nga burgu etj.
Të gjitha këto, dokumente të cilat kush i kishte ruajtur e kush jo, por arkivi i Kosovës ishte ai i cili nuk linte askënd pa këto dokumente dhe kështu , përjashtuar fletë lëshimet të cilat shumë nga ish të dënuarit politik nuk i kishim dhe për më keq nuk i kishte as arkivi i Kosovës.
Noterët më dy dëshmitar prezent sipas ligjit, të cilët dëshmojnë datë lirimin nga burgu edhe bënin të mundur kompletimin e këtyre dokumentve por ja çfarë përjetova: Vazhdon....
--------------------------.
2—
Ndërtimet e egra shumë katërshe legale mbi ato të egra ilegale si shtëpi etj.
Vazhdon....
-----------------------------.
3—
Koalicionet për qeverisje partish politike, interesat e tyre për pushtet e jo të Qeveriset Kosova dhe interesi i saj. Vazhdon
--------------------------------------------.
4—
Drejtësia e cila nuk po vjen
---------------------------.
5—
Projekti i vjedhjes së votës në sirtarët e vjedhësve.
Edhe unë jam bindur se njëra nga mënyrat e vjedhjes do jetë krejt e pa kapshme qoftë edhe para syrit të vëzhguesve. Vazhdon.
----------------------------.
6—
Klanet e njërës parti politike më afër më klanin e partisë tjetër se sa më klanin rival brenda partisë . Vazhdon.
Publikuar 15.05.2013
Xun Çetta
----------------.