
Tash vonë sapo kuptova dhe mora lajmin e hidhur për vdekjën e njërit nga ikonat e Lëvizjës tone Kombëtare, pra të ndjerit Nezir Gashit !!! Erdhi si lajm jo aq më befasi sa për faktin se Nezirin në këto kohëra e doja serish të ri.
Neziri tash i ndjer, si rrall kush ishte më i pergadituri që ta kupton kritikën dhe vërejtjët e gjitha dobësive që na ndodhën në rrugën që kaluam dhe jo pak, për lëshimet tona të cilat edhe na kushtun.
Unë, siq dihët, nuk e praktikoj që pas vdekjës menjëherë fotot ti publikoj, por kjo foto është një kujtim nga dita e Varrimit të pa vdekshmit Adem Demaçi, ku unë, si më i riu nder këta vigan të Lëvizjëve të hershme Kombëtare, nen presionin e Nezirit ndjes pat i cili qmonte kritikat që kisha e jo pak ato ndaj veprimeve të gabueshme që bënim, Neziri këmbënguli që unë Xuni të prij për ngushllime aty në sallën e Teatrit Kombëtar !!! ishte e pa pranueshme kjo, por presioni i Nezirit dhe pajtimi i tjerëve në foto, bëri që unë ta uli kokën dhe gati i turpëruar të prij i pari !!!
,,Ti Xun, edhe për së gjalli ia ke thënë lëshimet Ademit të pa vdekshëm nga i cili po ndahemi sot”
Ishte fjala e Nezirit kjo ndjesë pate.
Sa foto e sa kujtime më Nezirin, ku ti qoj dhe kujt ti pasqyroj tani ato ?.
Ngushllime, familjës së Nezirit e cila ka treguar një kujdesë të pa shembullt për pleqerinë e prindit tyre, ngushllime gjithë bashkëveprimtarëve, shokëve dhe miqëve të Nezirit.
Lavdi dhe u preht në paqe trupi i këtij vigani të Lëvizjës tone Kombëtare.
I perjetshëm do të mbetësh o Nezir Gashi.
Luzern 24.12.2020
Xun Çetta