Politikë

 

Qendrimet e Lobit Euroatlantik Shqiptar për situatën e krijuar në vend, një prononcim deklarim ky marr nga Kryetari Shukri Ymeri, janë shkaku i komentim-vlerësimit tim të këtij shkrimi të cilin e mora dje. Pra më pak fjalë, dua ta thëm faktin se, me qendrimet e kësajë Organizate politike Shqiptare, jo vetëm sot, por ka kohë bukur të gjatë që kur konsideroj se, ata në via të trasha e të ndieshme për vendin, po mbahën mirë,drejt dhe të matur në deklaratat e tyre publike, pa i njohur thellë nga brenda.

Kësajë radhe, konsideroj se, më të drejtë e kam një verejtje të qendrimeve të Lobit rreth taksës 100% të importeve nga Serbia dhe BH. LOBI, tashmë nuk është individ, është organiratë politike dhe sa dukët, krejt e pa anshme në raport më dy ekstremet politike në vindin tonë, gjë kjo e cila ma ka nxit kurreshtjën ta percjelli punën e kësajë organizate siq është LOBI EUROATLANTIK SHQIPTAR.

 

Nuk me dukët i matur qendrimi i Lobit, ndoshta i vet kryetarit z. Ymeri kur del më ekstrem pro 100%-shit sesa ata të cilët e kanë venë dhe sot po bëjn çmos që ta hjekun apo reduktojn atë për të fituar politikisht në dy aspekte dhe konkretisht :

 

(Ta shkëmbejn taksimin 100% më fillimin e dialogut të bllokuar si dhe ta djegun ngritjën e rrept të Ramushit më 100% shin e garantuar nga z. Haradinaj kur thotë se, nuk e hjek taksën pa u njohur pavarsia e Kosovës nga Sesbia )

 

Kam shkruar mjaft dhe në vazhdimsi për taksën 100% por, sa dukët, për herë të parë nuk jam lexuar e as kuptuar drejt nga z. Ymeri. Këtu, pres në të ardhmë që stafi i LOBIT, ta shqyrtoj më ndryshe 100%-shin, këtë problem ekskluzivisht politik mes dy liderëve tonë e pastaj i futur si gjoker politik në perballje më Serbinë në dialog. Lobi, nuk guxon të bjen voktimë e asnjërit bllok për sa u tha më lartë.

 

Ramushi, nuk gaboj më taksën sa gaboj më deklaratën e tij të pa matur në diplomaci kur më zë të lartë dhe më dridhje gishti thotë se, taksa nuk hiqet kurr deri në njohjën e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Pra del sikur nuk ka mësuar nga politika dhe pervojat e tij, aj, pra Ramushi sikur ka harruar thënien tashmë të njohur se, ka raste kur në politikë nuk duhët thënë kurr ngase më pas, të hakmerret në diplomaci ajo…

 

Kjo sa u tha më lartë, ishte ajo e cila sikur më dukej se edhe LOBI po fillon lakminë e publicitetit tëk turmat, publicitet pa ia venë veshin politikës dhe diplomacisë së suksesit…

 

Ja deklarata e shqtësimeve të ,,LOBI EUROATLANTIK SHQIPTAR“ në politikë si dhe thirrja tyre për kujdesë pa u ndikuar nga tjerët:

Kosova është mbështetur për muri

LOBI EUROATLANTIK SHQIPTAR, sërish ngre zërin kundër padrejtësive që po i bëhen Kosovës në skenën politike ndërkombëtare. Presionet e vazhdueshme që po i bëhen asaj, dëshmojnë edhe një herë se struktura vendim- marrëse evropiane apo edhe më gjerë, kanë shtrirë presionin për ta denigruar atë dhe popullin e saj liridashës.

Prandaj, ky presion, siç edhe po shihet,  nuk po bëhet për të ndihmuar Kosovës, por Serbinë. Lobi vlerëson se këto çështje, drejtpërsëdrejti lidhen me favoret që po i krijohen Serbisë për ta joshur atë drejt Evropës e për ta shkëputur nga kthetrat Ruse që vazhdimisht Serbisë i rrinë mbi kokë.

Kjo u pa edhe nga vizita e fundit e presidentit Rus Vladimir Putin në Beograd që ishte një mbështetje e plotë për politikën serbe, por pak u përmend i ashtuquajturi Misioni Humanitar Rus i vendosur në jug të Serbisë, e që ishte një ndër qëllimet kryesore të vizitës.

Lobi vlerëson se ky Mision, nuk është asgjë tjetër, veç se një organizim i fshehtë ushtarak si panda për Kampin Amerikan të Bonstilit. Ka kohë që Federata Ruse, kishte për qëllim që të fuste ndikimin e saj në Ballkan. Pasi dështoj në Malin e Zi, tash opsion i fundit mbetet Serbia, pa hequr rrezikun që i kanoset Maqedonisë Veriore.

Pra, siç po shihet, një luftë tjetër e ftohtë, po nis në rajonin e trazuar të Ballkanit, ku Kosova është epiqendër.

Prandaj, të gjitha strukturat shtetërore e politike të shtetit tonë, duhet të jenë vigjilentë ndaj rrezikut që po i kanoset Kosovës dhe ndaj vërsuljeve që po i bëhen asaj për ta diskredituar e nënshtruar.

Lobi Euroatlantik Shqiptar, me në krye Shukri Ymerin, kryetar, i bënë thirrje faktorit vendimmarrës ndërkombëtar, strukturave të vendit, e në veçanti popullit, që të mos lëshojnë pe dhe të mos bien në grackat që po i gatuhen në kuzhinat sllavo-ortodokse me këtë presion të paparë. Siç duket, kjo më shumë po bëhet për interesa të Serbisë e cila po i ofrohet BE-së, por edhe duke mbajtur lidhjet të forta politike, ekonomike e emocionale me Rusinë.

LOBI mbështetë qëndrimet e kryeministrit Haradinaj nga paraqitja i tij, ditë më parë në Reçak. Sakrifikimi eventual i pozitës si kryeministër për çështjen madhore kombëtare, është një hap që duhet ta ndjekin të gjithë. Këmbëngulësia e zotit Haradinaj për mbajtjen e taksës, dëshmon se miqve tanë nuk ju ka mbetur që Kosova me taksën të zgjidhë çështjen e saj, por kjo është një formë e paparë presioni ndaj shtetit tonë.

Tashmë Kosova është lodhur nga ndërskamcat e shantazhet që po i bëhen asaj nga kushdo qoftë, por edhe nga ata që taksën ndaj Serbisë e shohin me dyshim e rezervë. Lobi kërkon që presioni ndaj Serbisë të mos bie por të forcohet edhe me reciprocitetin e tabelave të makinave dhe dokumenteve shkollor.

Ky vit, në të cilin sapo kemi hyrë, është një vit i sprovës së madhe për Kosovën, duke luftuar së pari kriminalitetin, korrupsionin, nepotizmin dhe çdo gjë që degradon pozicionin avancues të shtetit tonë.

Lobi Euroatlantik Shqiptar, kërkon që fati individual, mos të lidhet me fatin tonë kolektiv, por të jepen shembujt pozitiv e transparent që dëshmojnë se e drejta jonë e patjetërsueshme, do të triumfojë. Në të kundërtën, populli ynë, jo që nuk do të tolerojë një noshalancë të tillë, por herdo kurë do të kërkoj llogaridhënie nga të gjithë ata që devijojnë nga rruga e trasuar nga populli.

Kosova tashmë është mbështetur për muri dhe nuk ka më hapësirë se nga të ia mbajë, vlerëson Lobi Euroatlantik Shqiptar me seli në Lörrach të Gjermanisë.

Ai, pra LOBI konstaton se forca e unitetit gjithëkombëtar, duhet të manifestojë unitetin popullor, sepse vetëm unik, mund të ballafaqohemi me këdo e kurdo, drejt Evropës së bashkuar, si popull i bashkuar.

Ishte kjo deklarata politike e këtyre ditëve nga,, LOBI EUROATLANTIK SHQIPTAR“ në krye më kryetarin z, Shukri Ymeri.

 

Luzern 23,01.2019

Xun Çetta