Politikë

Ngritja e taksës së  importit nga Serbia nga 10% në 100%, ndodhi po si një breshër mbi frytët e politikave tona edhe ashtu të dobëta për plotë mbi 15 vite më radhë.

Sapo filluam më seriozitetin e shtetit në këtö fusha kaq vite shterrpë, tani kaluam gardhin në fluturim për të perfunduar krah thyer në dështim !!!

 

Kështu humbem seriozitetin e filluar për herë të parë si shtet dhe e lam arkën e shtetit pa buxhet. Serioziteti i humbur më këtë ngritje 100% është më i rëndë se sa humja e taksimit normal dhe mbushjës së arkës shtetit.

 

Edhe njëhere këta dëshmuan se, sapo ta gjëjn mënyerën e fitimit të paras, menjëherë kalojn në apsurd fitimesh ! , kjo nuk tregon as sinqeritet e as bërje politikash për shtet.

 

Doganimi i veturave më tarifa si plaqkë çfarë i bëhët popullit tonë si askund në rajon e botë, është po ashtu politikë e cila nuk fiton por shkatrron shtetin.

 

Diqka më politikan tonë ne nuk po funksionon, kur vjen në pyetje paraja, duan ose të gjitha ose, as edhe një cent !!!

Kështu nuk bëhët shteti.

 

Kam të drejtë edhe unë të gaboj më %-je diqka më të vogël se pushtetarët tonë, do doja të jem vërtet gabim dhe kështu politikanët tonë të përfundojn më fitim por…Thjesht dyshoj.

 

Unë mbeta pa mend më këtë breshër politik në këto situata apo të themi në këtë stinë të llahtarshme politike.

Tash po bindem se atje ku nuk ushtrojn pushtet në veri dhe ti ndalin plaqkitjet e Serbisë më energji po edhe tjera plaqkitje varg e vi, ka diqka nga pushtetarë tonë si është më zi…Atje sipas gjitha gjasave po ndahet %-ja e tyre.

Zoti e bëftë mirë.

 

Luzern 22.11.2018

Xun Çetta

 

Shtesat në Facebook :

Ripublikim ,,Revista Drini“ ( E barti këtu në facebook dhe në info-cetta që ta kem në arkiv )

 

http://revistadrini.info/xun-cetta-a-kam-te-drejte-te-gaboj-edhe-une-jo-sa-po-gabojn-pushtetaret-tane-me-100/?fbclid=IwAR2NWSK1u_aiMlQQE2iJGRv_9ysxGuOG7KWSXD9YHLttCyPEADr79BnBZNw

 

Xun Çetta : Tani pas mesnate vakti me ja fut një gjum pasi politika është zgjuar nga gjumi. Kalimi nga 10 në 100% të taksimit të importit nga Serbia ka pas vetëm një të mirë të vetme dhe tjerat nuk kanë ndonjë efekt menqurie, pos të rikthehet besimi tëk pushtetarët.

E vetmja e mirë është ky rast që tu trgohët këtyre brenda nesh ku disa na mbyten tu na thënë: 
,,Po a e dini se vetëm tri 3 ditë mos me na ardhur furnizimet nga Serbia merr fund populli e Shqiptaria në këtë vend“

E tani, sado qe mund të keqsohët gjendja, ne nuk do mbesim keq e lere më të marrim fund. Zhurma e frikshme e tyre më këtë rast do ti bind ata të cilët nuk e di për çfarë llogarive kanë bërë kaq zhurmë.