
Kjo logo ka qenë tepër jetegjate me ato shkronja ngjyrë ari mbi hyrjen Qendrore të AAK-së në Prishtinë. Gjithë ai njeri qoftë ,veprimtarë,intelektual apo edhe ushtarë i këtij vendi i cili mburret me veprat e tija nuk do mund te antarësohej nenë atë firmë,jo se në këtë rast ka diqka kunder Ramushit por është e pa kapshhme për njerzit e tillë qe të shkojn diku për dikë e jo për subjektin në ketë rast AAK-në. Logos ,,Më Ramushin”në kokat e ketyre kategorive njerzish kurr nuk ka munguar shtesa per Ramushin pra ,,Më Ramushin per Ramushin” e që automatikisht e vran ndergjegjen që kanë këto kategori njerzish. Nuk vi unë për Ramushin por për AAK-në ku bashkë më AAK-në të bëjmë per Kosovën thotë njeriu normal.Aktualisht AAK ka për të i ndryshuar edhe tri pika shumë më peshë per ta marrë vehten dhe të paiset me kuader të atyre kategorive që u tha më lartë,kuader ky i cili pa dyshim i mungon. Vendimi per hjekjen e atij mbishkrimi në hyrje të selisë qendrore të AAK-së pa dyshim ka qenë hapi më i mirë i mundshëm për të filluar ndryshimet pozitive.
Tani kushtëzimet e nevojshme sa nuk është bërë teper vonë do ta detyrojnë edhe Vetvendosjën që të bënë hapat e duhur,nuk them për emrin aq më pak qellimin e realizimit politik por per hapat që duhen marrë në drejtim organizativ,programor dhe në kërkim te aleancave për qka nuk ka menduar kurrë se pa to është e pa mundur të bën diqka...Shpresoj se në të gjitha subjektet tona dhe individ të këtyre punëve duhën marrë hapat e nevojshëm sa nuk bëhet tepër vonë ngase kjo po na kushton.Nevoja tjetër madje per shumë kend më e dhimbëshmja por si e vetmja rrugëdalje nga kjo e keqe që ka perfshier vendin është ballafaqimi i jo pak ish të burgosurish politik,ilegalist dhe të quajtur të krahut të luftës ku pas ballafaqimit të tyre mes veti do pason ballafaqimi me ish UDB-istë ku akuzat,dyshimet qoftë edhe analizat te cilat qojnë për të dyshuar,tani do zbardhëshin njëhere e mirë për të kuptuar sakësisht se kush çfarë ka qenë,është dhe çfarë bënë tani.Ikja e gjithë atyre shokëve nga kjo,len për të kuptuar se puna nuk është mirë. Nuk flas me hamendje por shprehu shqetësimin që po rezulton pas gjithë kësaj pune që bëra në këtë drejtim. Kur flas 10% ne keto pune me kuptoni se pune faktesh kam akomuluar 100% e qe vetem zhgenjim institucionesh kam gjete.Kam ardhur në perfundim pa asnjë dilemë se ne jemi larg shumë largë per ta bërë shtetin institucionalisht të qendrueshëm,funksional dhe shtet vertet ligjor. Ka tentativë madie pa pardon të bëhet kjo por jo më njerzit e duhur si pasojë e krejt atyre dobësive që janë futur kudo në mesin tonë. Zbardhja e realiteteve mes nesh duke e len popullin në një anë është nevojë e cila nuk pret.