Jemi në sprovë si popull dhe në pozita të pa lakmueshme politike e diplomatike ku kërkohët kujdesë e syqeltësi me më shumë arsy e pergjegjësi kur flasim publikisht.
Të gjithë e dim se ishim kundër politikanëve të cilët flasin e nuk thonë asgjë për të ndarë diqka nga ajo çfarë thonë ata, e për më keq, nuk thojnë e as bëjn gjë vetëm për të u shitë si diplomat.
Ramushi sa po e percjellim, nuk është i tillë, ky është hija e kundert e këtij lloj profili të politikanit i cili nuk thotë gjë e as që kuptojm diqka prej tij.
Ramushi vërtet nuk është diplomat as orator por kuptohët çfarë thotë e çfarë bënë dhe çfarë premton pa dallim ku flet, para bujkut në ara, para tragtarit në trerg apo blegtorëve në shtalla.
Popullit tonë në këto situata sikur i duhët pikërisht ky profil politikani ngase jemi futur në mjegulla të rënda politike nga të cilat duhët të dalim sa më shpejt që të jetë e mundur.
Tek kryeministri Haradinaj, po rezulton edhe një vlerë të cilën pa e studjuar e analizuar mirë, më qetësi e pa inate, vështirë ta kapësh këtë realitet kthesash.
Lexova hulumtuesin, analistin publicistin Shkëlzën Gashi në facebook 23.12.2017 ora 18 h ku thotë :
,, Kryeministri Haradinaj sot ma përkujtoi një projekt-propozim, që e pata dorëzuar në vitin 2016 te institucionet e poshtëshënuara. Më poshtë i keni disa inserte:
Projekt-propozim për ekspozitë për krimet në Kosovë - janar 1998–dhjetor 1999“
E lexova Shkëlzenin pikërisht sa isha duke hulumtuar pikatë të cilat i ka ndar për ndryshime në qeverinë e tij z. Haradinaj dhe jo në pak raste, gjeta propozime të ngjajshme nga publicist, analist e krijues tjerë të cilët kanë plotë ide por nuk kanë ku i ofrojn për bashkëpunim e mirëkuptim të sinqert ato vlera të artikuluara qartë e më interes të vendit.
Menjëherë po kaloj tëk ngritja e rrogave stafit politik si hapi më i mirë i mundshëm për vendin tonë pa dallim vlimit të quajturve kritik, analist e publicist të paguar kunder tij, kuptohët e mirë e madhe kjo nismë e kryeministrit Haradinaj nese nuk i pergjysmon propozim publikimet nga atje nga ku janë terhjek si nevojë e argumetuar për vendin tonë.
Jo vetëm ngritjën e rrogave stafit politik i cili duhet të mbetet tërë jetën në politikë pa dallim në pozitë apo neser opozitë, atyre duhët siguruar rrogë e cila për asnjë moment nuk guxon ta lë keq politikanin, diplomatin etj në postet e tyre të politikëbërjës dhe zbatimit të projekteve që dalin.
Nese është lexuar më vemendje siq do të thosha të ngjajshme me Shkëlzenin, pra atje ku kanë marr idenë e ngritjës së rrogave, atje shkruan : Jo vetëm pagat por edhe sigurija familiare dhe ajo e banimit duhët t`u sigurohët stafit politikbërës dhe zbatimit të sajë por, në momentin e parë që kapët në korrubcion apo mos punë për të cilën paguhët ndryshe nga qytetari i thjesht, nga aj moment ndëshkimi të pasoj sa që kurr të mos i dilët votuesit përpara e as medias publike pa specifikuar denimet tjera.
Kjo ishte arsyeja pse mendoj dhe po hulumtoj për të konstatuar se kjo qeveri ka diqka të re që nuk e kishim. Plagjiatura është e denueshme edhe pse tek ne nuk funksionon ligji, por stafi politikbërës dhe zbatuesit e politikave, më në fund, e kanë për obligim të hulumtojn opinjonet dhe të marrin e aplikojn ato pika ku gjëjn vlerat më prioritet për vendin.
Nuk e di a e kanë lexuar diku edhe nevojën urgjente për ndryshimin e ligjit mbi pagat e trupit diplomatik në kuader të Ministrisë Punve të Jashtme të Kosovës siq janë, Ambasadat dhe rrogat e Ambasadorve, rruga ato, krejtësisht të kunderligjshme ku është specifikuar ky defekt i cili po i kushton diplomacisë së vendit tonë.
Është e pa drejtë, madje e kunderligjshme kjo praktikë e cila funksionon sot, kur një Ambasador i shtetit tonë në Bullgari, Shqipëri, Maqedoni etj ta ketë rrogën një lloj si Ambasadori dhe stafi i Ambasadave në SHBA, Angli,Gjermani,Zvicër, Zelandë të Re, Kuvajt etj.
Rrogat e stafit të Ambasadave tona në botë duhën nxjerr me studjues dhe hulumtues mundësisht sa më të arsyeshëm të cilët, percaktojn rroga konformë standardit të shteteve ku sherbejn stafet e Ambasadave tona. Kështu zbutët situata tepër e vështirë financiare e Ambasadorve në vendet më standarde të larta dhe ndalët luksi i tepruar deri në perfitime të pa ligjshme në vendet e atyre shteteve ku standardet janë larg më të ulta.
Kam edhe shumë për të thënë aq më tepër kur jam në vlug hulumtimi të ndryshimeve si dhe e di faktin se, shkrimet e mia më të shkurtëra të mundshme, quditrish po më dalin të gjata për lexuesin ! Ndoshta nuk kam aftësin siq thuhet,, shkruaj shkurt e qartë“.
Luzern 25.12.2017
Xun Çetta
Komentet shtesa në facebook:
Ta postoj edhe një shkrim në vehte e di se do e teproja por ja edhe një prononcim moral të kryeministrit Haradinaj mbi aktualitetin politik në vend si dhe, mbi temat të cilat kanë ngarkuar keq situatën politike në vendin tonë.
Ky prononcim mendoj se ishte jo formal por krejt moral ku gjërave u ipët pergjigje pa diplomaci të rrezikshme.
Nuk ka diplomaci këtu kur Kryeministri i vendit thot :
,, Po të pyetej ai, ish lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, do të lirohej qysh sot“ pra e quan të pakuptimtë mbajtjen e tij në burg , ndonëse nuk pajtohet me shumë tema me Kurtin…
Ky është morali politik i cili nuk perzihet në drejtësi por për nga posti që ka, moralisht sinjalizon keqardhjën pse ndodh kjo hije e keqe në shtetin e quajtur demokratik.
Ne kemi shumë çka kunder veprimeve të pa matura të z. Kurti por ashtu si Kryeministri Haradinaj, jemi kunder arrestimit tij edhe pse shumë lojëra jan bërë mes Policisë dhe z.Kurti.
Për mua personalisht, ka kuptim njerëzor reagimi i Kryeministrit në këtë drejtim.
Për demarkacionin, po ashtu është transparent dhe pa diplomaci të tepruar kur thotë:
,,Këta deputetë mund të vendosin në çdo kohë, mirë kishte me qenë mos t’i humbet kohë Kosovës, sa më shpejt të mbyllet një derë, por të vetëdijshëm se çelet një tjetër, por fitojmë në kohë....Jo, jo përshpejtohet hapja e derës për liberalizim me epilogun e kësajë pune“, thot Kryeministri Haradinaj.
Ai mes tjerash vazhdon :,,Mbajtja pezull nuk i ndihmon askujt, mbajtja pa vendim, ajo na kushton shumë...Nëse vendos Kuvendi, nga ai moment unë aktivizohem, nëse e ka rrëzuar demarkacionin menjëherë aktivizohem, komunikoj me Qeverinë malazeze, shpjegoj çka ka ndodh, me BE-në”.
Kështu tha Haradinaj pavarësisht se partia e tij nuk do ta votoj demarkacionin siq edhe fton për këtë qendrim,
Pra vota e deputetve pro demarkacionit, krejt natyrshëm ja permbys vullnetin dhe kushtëzon më bllokadë kryeministrit që të vazhdoj mbrojtjën e territoreve të vendit tonë. Ai kunder votimit nuk do gaboj e të del më deklarata të mos njohjës së votimit fatkeq për vendin, sigurisht se do detyrohet ta respektoj votimin për kunder vullnietit tij.
Ne duhët të mësohemi të bëjm shtet pa dallim epilogut final tij.
Më shumë lexo këtu:
HARADINAJ: DHËNIA E EPILOGUT PËR DEMARKACION NGA KUVENDI, HAP POZITIV
RTK 12:30 / 26.12.2017
http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=231983