Mik i nderuar z Belaj, ke prekur një temë e cila më së shumti i prek dhe lëndon të ardhurit në pushtit po në saje të këtyre veprimtarëve të cilët mbeten jasht vendit pas çlirimit të vendit tonë. I prek ndergjegja ata nese u ka mbetur diqka nga gjithë aj patriotizëm në të cilin u thirren kaq vite.
Kam shkruar dhe krahasuar kthimin e Serbëve më gjitha ofertat financiare pas lufte për dallim nga mos interesimi për ata shqiptar të cilët vepruan dhe ju kundervuan regjimit përçka më në fund, u detyruan ta lëshojn vendin po nga dhuna Serbe.
Ishe i mrekulluar në këtë shkrim dhe do thosha diqka më shumë, por po ndalëm ngase edhe vet mbeta Mergimtar i mos interesimit të institucioneve tona për fatin tonë.
Nuk dua që tjerët të thonë se, ky apo ai po e qanë hallin e vet .
Ju përgëzoj i nderuar Meti.
Link –Lidhja :
Meti Belaj facebook Nëntor 21 në 10:50.MD ·
HARRESA me/pa qëllim e përfshirjes së popullit,sot pjesë e Mërgates Shqiptare në Kushtetuten e Republikës së Kosovës
Në bazë të një analize logjike,mund të themi se kushtetuta e Republikes së Kosoves, padrejtësisht i ka vendosur në harresë,me shumë se gjysmen e popullit shqiptarë autokton të Kosovës.
Të cilët janë debuar me dhunë nga trojet dhe shtepitë e tyre për gjatë shekullit XX-të e në veçanti ata të cilët u dëbuan gjatë luftes së fundit të vitit, 1997-1999.
Shqiptarët Autokton të detyruar nga dhuna,terrori sistematik dhe spastrimi etnik i shkaktuar nga pushtuesi serbosllav, migruan në katër anët e botës.
Po, ku gjënden ata sot, dhe si trajtohët kjo pjesë kaq e madhe e popullit Shqipetar autokton, në Kushtetuten e R.K ?!
Pse pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk u trajtua asnjëherë çështja e kthimit të Shqipëtarëve të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre?
Pse u anashkalua kjo pjesë e shqiptarëve të vendosur rreth e qark botës?
Pse nuk u organizua institucionalisht kthimi i shqiptarëve,sidomos atyre të cilët nuk e kan të rregulluar qëndrimin,aty ku janë të strehuar, dhe jetojnë si refugjat, tash e 20-vite?
Përderisa, kolonët kthehën çdo ditë!
Pse kthimi i Shqiptarëve, nuk garantohet me Kushtetutë?!..
Pse me shumë se 2,5milion shqipetarë që jetojnë jashtë adheut, nuk përmenden askund në Kushtetutën e Republikës së Kosovës?
Pse trajtohen vetëm në nenin 15 me termin, "
"Shtetasit jashtë vëndit": e jo Mërgata Shqiptare ?!..
Neni 15 [Shtetasit jashtë Vendit]
"Republika e Kosovës mbron interesat e shtetasve të saj jashtë vendit, në mënyrën e përcaktuar me ligj."
Në cilin ligj !?..
Pse, gjithë kjo PARREGULLSI historike në dëm të etnisë ,demografisë dhe interesit tonë si popull autokton, ?!..
Mërgata Shqiptare e shqetësuar, kërkon rregullim kushtetues e ligjorë për pakicat artificiale që dikur jo shumë larg u vendosen si ardhacakë kolonë në kohërat e pushtimit të Kosovës nga pushtuesit serrb, duke i'u vendosur atyre kritere dhe rregulla për kthim të kontrolluar dhe të garantuar nderkombëtarisht.
Ndersa kërkojmë që gjithë Shqiptarëve autokton që dëshirojnë të kthehën të cilët nuk kanë qëndrim të rregulluar aty ku jetojnë, tu krijohën kushte për kthim në atdhe?..
M.B.