Serish, e ndoshta për herë të fundit mundi i Nënës më thrret (Rrefime nga ditari)
,,Nuk
po më del shpirti pa ardhur nga atje djali i Nënës” Kështu sikur po më vie zëri i saj
të cilën e dëgjoj më shumë dhe më pastër, kështu po e kuptoj më mirë se sa e sa
telefonata nga familiarët të cilët më sqarojn për gjendjën e saj të keqsuar dhe
rregullisht më thonë se Nëna po të kërkon, tre muaj nga kur Xuni ishte këtu po
më dukën tri vite po thot Nëna.
Motra jonë e vetme dhe vëllëzrit të gjithë u mblodhën atje, vetëm unë po mungoj, por Nëna ime nuk vdes pa ma bërë hallall dhe pa e puthur atë për së gjalli në dy faqet e saja. Këtë gjë e di dhe jam i sigurt se ajo më pret.
Para jo shumë ditësh komentova një linkun e një mikut tim i cili po përkujtonte prindërit e tij dhe ndër tjera i thëm: