Info Çetta

Publicistikë e pavarur

Artikel zum Thema: Familiare



Vdakja e Axhës Imer më tronditi edhe pse jo vdekje e pa pritur (Akademi Perkujtimore)

Ishte ky axha im më i mirëkuptueshëm për mua e në veaqnti vitët e fundit kur publikisht disa herë i shprehu bindjet e tij.
Vdakja e tij nuk ishte e pa pritur, por si e tillë tani më zuri në befasi dhe nuk po mund ta kuptoj se atë, nuk e kam më atje ku çmalleshim më familiarët tonë.
Ishte Axha i fundit mes gjashtë vëllëzërve, gjegjësisht gjashtë djemve të Ramë Çettës. Pra nga sot jam pa migjallar.
Lavdi Axha Imer, qoftë i leht dheu i Kosovës mbi trupin tuaj, shpirti juaj në amshim, kujtimet për ty do na mbesin për jetë. Ngushllime gjithë familjës tonë dhe lagjës Çetaj.

Luzern 07.12.2016
 Xun Çetta


Kujt i kujtohet kjo punë dore më paketa të zbrazëta cigarësh ? (Rrefime nga ditari)


A ka shumë, a thua kanë mbet gjall të atillët të cilët nuk kanë harruar të kaluarën tonë ? Kujt i kujtohet kjo punë dore më paketa të zbrazëta cigarësh ?

Mysafire e pa ftuar në këtë natë vjeshte adhurusja ime Flutra (Komentime )


Krejt pa pritur më hyri në dhomën time Mysafirja e pa ftuar në këtë natë vjeshte. Erdhi adhurusja ime Flutra e veshur në kuq e zi dhe kështu po kalojm një natë si familja më fatlume në këtë natë feste…

Ndryshojn kohët apo njerëzit ? ( Tema sot në familje)


Ndryshojn kohët e jo njeriu, thuhej dikur. Jo more jo ! ndroshojn kohët nga vet ndryshimi i njeriut, këto shkojn paralel njëratjetrës.

Na mbetët, të lutemi që ndryshimet e radhës të na vinë për mirë e jo më keq se ishim dhe më keq se që jemi aktualisht.


Edhe kjo e dielle vikendi më temperatura të larta iku më e qetë se ditët tjera


Relaksi i kësajë dite ishte në FRESKI të Istogut  dhe Trofta Drini në Radavc ngase në Trofta të Istogut kishte aheng darsmash.

Bjeshka e Roshkodolit dhe e Moknës mundësi e dytë për relaksim në javën tjetër. Diti për këtë vit, le të i perplas valët pa mua dhe familjën time.

Trubuhoc 24.07.2016

Xun Çetta


S`jam në hulumtim por jem në pushim krejt ndryshe nga zakonisht


Kam munguar tash sa kohë, do mungoj edhe ca javë por do kthehem serish në kontakt me ju lexues/e, miq e mikesha të nderuar/a.
Aktualisht jam në Kosovë ku po kërkoj rriskun nese më ka mbetur diçka sa për të ardhur në Kosovë !!!

Urime fundviti dhe perfundimi i klasës nënt (9) Djali im Ilir (Komentime )


Ishe i mirë por ke mund të jesh shumë më i mirë. Ishe më i mirë se Babi në kohën e tij, pra më i mirë se unë si fillorist, por koha jote Ilir, nuk krahasohët më kohën dhe kushtet që kishim ne… Këtë gjë mos e harro kurr dhe thirre mendjen për rrugën e cila të pret.

Urime djeli im, të prift fati tutje

Emmenbrücke 07.07.2016

Xun Çetta


Përkujtim, dy vite të rënda pa ty Nënë (Akademi Perkujtimore)


Sa më shumë që dua ta harroj vdekjën tënde Nënë, aq më e gjatë nata më ty dhe kujtimët tua të cilat u bënë mënyra e jetës së re më ty por pa prezencënt tuaj fizike Nënë.

Kush e ka provu, mundet me më kuptu, ata që nuk e kanë provu, një ditë kanë me më kujtu. Bëni për Nënën sa është gjallë qoftë edhe e pa levizshme në shtratin e pleqërisë ngase pendesa juaj do të jetë më e lehtë…

Lavdi veprës, qendresës, këshillave tua për qendresë Nënë. U preht në paqe trupi juaj, shpirtin që pate, tani pushoft në amshim oj Nëna ime qe nuk vdes kurrë.

Përkujtim, Luzern 01.06.2016

Xun Çetta




74 Artikel (10 Faqe, 8 Artikel pro Seite)