Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Artikel zum Thema: Familiare



Iku një ditë, paksa ndryshe nga tjerat për mua

Ishin tri raste këto të cilat i perjetova dhe ndoshta nuk kam forcë ti pershkruaj ashtu si i ndjeva. Tjerët nuk do i trgojshin edhe pse ndoshta i kanë perjetuar para meje.

1-Ka kohë që kur planifikoj ta marr një qen dhe ta kemë si antar familje siq kanë bërë shumë tjerë dhe shetisin çdo mengjes, mesditë dhe në mbrëmje më ta. Argëtim ky i cili ndoshta është nevojë për njeriun, të paktën në moshë pleqërie.

Gruaja më tha: Ti e merr qenin në shtepi, unë te dal nga shtëpia, mjaft i kam këta dy djem si rrishi, tani donë të me ngarkosh edhe më perkujdesje të qenit. Nuk ta kam prish kurrë por këtu e kam seriozisht më tha gruaja. Pa e zgjatur më shumë, e shuva shpresën dhe u pajtova më gruan

2-Duke shetitur në mbrëmje, po ecshim mes malit dhe si zakonisht po i lecoja gazetat në Tel. Mobil. Shoqja ma kishte marr foto aparatin dhe më fotografon duke lexuar gazetat dhe për një moment më tha: Hera tjera, telefonin me e lënë në shtëpi kur dalim për sheti. Ishte e rëndë edhe pse nuk ma tha bash ashpër siq ma këputi për rastin e qenit.

3-Duke biseduar në mbrëmje paksa vonë më gruan dhe dy djemt, që të dy djemt më thanë : Babë, mos e ke merak edhe pse ne të dy u lindem dhe po rritemi këtu.

Ne, Atdheun tonë Kosovën për të cilën bëre gjithë jetën, e duam por sikur më shumë jemi të angazhuar dhe e duam vendlindjen tonë Zvicrën ku është jeta jonë e perditshme e ndoshta e perhershme…

O zot, si të mos kuptohët fatkeqsia jonë si Mergimtar e besa edhe të drejtat e sundimit tepër rigoroz të derjtave familiare !!!

I kuptova dhe akceptova disi por pse bash të gjitha në të njëjtën ditë ?

Luzern 10.09.2017

Xun Çetta

Komentet në facebook :

më shumë...

Kur tjetri është, dhe bënë mirë, ndiju edhe ti mirë se e keqja largohët më leht

Kështu për herë të dytë, sot po ndihem mirë kur njerëzit i mi janë dhe bëjn mirë. Ka edhe shumë çka për të i thënë të gjitha anët e medaljës , por ato mbesin për më vonë.

më shumë...

Ditëlindja e gruas time sikur shpërthej dashuri të re edhe tani në pleqëri

Po gruaja ime, po ta kushtoj edhe ty pak në këtë fillim ditëlinje ngase që tani me prite shumë mirë dhe e mereton një pershkrim të këtij momenti i cili më bëri të ndihem mirë.

Urime ditëlindja Sevdije, dhe bashkë më ditëlindjën të uroj shëndet të mirë, harmoni dhe ngrohje shpirtrore në familje për të shkuar kështu drejt 100-shit.

më shumë...

Në perkujtim të zërit të Nënës, zë i cili gjithëherë më perkujton…

 Në këtë video, krejt fare në fund, Nëna më thotë : ,,Punë të mëdhaja je kah më bënë por nuk po di si po i vjen fundi ?

Të presim njëhere, i thëm asaj.

Sot pas kaq kohe ndalëm e pyes : Deri kur të presim ?

Pusho e qetë Nëna ime se edhe pritjës, si shumë herë i humbi vlera.

Hape e shko tek video 1989 :

http://info-cetta.com/modules.php?name=Video_Stream&page=watch&id=122&d=1

PS:
Gabimisht nga emocionet, sapo kisha dal nga burgu 1989 djepit i thëm: Qofsh i bekuar për jetë e mot po si me linde për të vdekur sot. Në vend se , si me rrite për të vdekur sot.

Luzern 02.06.2017

Xun Çetta

Lamtumirë rini, mirësevjen pleqëri e artë, krenaria mes nesh qoftë e zjarrtë


Kaq pak jetova dhe më kaq fate e fatkeqësi disi kalova, vetëm tani në 61 vjetorin po ndalem dhe më zemër të hapur, dua të te kuptoj e pranoj ty pleqëri, të te pranoj si fillim pleqëri e cila së fundi fillove më mua në shoqëri më hy, por unë nuk të kuptova ty.

më shumë...

Është kënaqësi kur në trojet tona rritën fëmi të tillë në liri, kurrë robëri


Nuk ke si të mos ndihësh mirë e kryesisht nga Mergimi kur sheh se si fëmijt rritën atje ku ne mjerisht po mungojm. Është kënaqësi kur në trojet tona rritën fëmi në kushte dhe krejt ndryshe nga u rritëm ne si fëmij nen robëri.

Foto: Noar Betim Çeta, tani dy mujori i ardhjës tij në jetë. U rritë në paqe, më gëzime dhe u bëftë 100, pa ja kufizuar që ta kalon 100-shin.  

Luzern 06.05.2017

Xun Çetta


më shumë...

Jo bash ditë e mirë e më diell por Bjashka ka bukurit, ajrin dhe kënaqësin e vet

Sot, nuk ishte bash ditë e mirë e më diell por Bjashka ka bukurit, ajrin dhe kënaqësin e vet. Ishte një ditë kjo paksa më re, erëra dhe më pak të ftoht, por katër ditë pushimi nuk mbyllet në banesë pranë kompjuteri e mos të shkohët në bjeshkë ku i ke gjitha të mirat.

Tani ikem nga nalt diqka më heret se zakonisht, ngase bëri të ftoht para se errësira ta mbuloj tokën.

Luzern 17.04.2017

 

Xun Çetta

 

Komentet në facebook :

Fadil Qetaj : Xun a tu ka prish karrika ne shtepi se koke hip maje ati guriaaaa

 

hajde klm

Xun Çetta : Jo Fadil, nuk më është prishur karrika në të cilën nuk jam ulur kurr, ti e din sa vite të tëra kam punuar në PC në sistemin e punës në këmbë, tani vonë kam filluar pak më ndryshe por prap jo në karrikë. Punën e dua karrikën jo ngase i frikësohem…Shumë pak dhe shumë rrallë ulëm në karrikë.

Naser Tupella : O knaqu Xun ne ajr të paster se boll ke hjek prej serbije ,te lumtë se ti kurrë per karrikë ske mendua,respekt

Xun Çetta :  Kjo që thuani ju, ka qenë dhe mbetët jeta, puna ime më të cilën ndihëm mirë dhe nuk pendohëm, për tjerat nuk e kam problem o i nderuar Naser. Nuk e kam problem as me ata të cilët me njohin mirë siq jeni ju e shumë tjerë, por e kam problem me ata të cilët me njohin akoma më mirë dhe nuk lëjn gurë pa levizur për karrikën dhe mbrojtjën e sajë, e unë, mjerisht shumë shpejt sikur jam reflektuar kundër karrikave tyre pa mbulesë e pa aftësi ti kenë apo uzurpojn ato. Kjo më ka kushtuar shumë i nderuar dhe mjerisht, jo rrallë kanë gjet mbështetës edhe në mesin tonë. Shëndet dhe gjithë të mirat në familje i nderuar

 


më shumë...

Edhe argëtimi nganjëhere vjen posi dielli dhe krejt pa pritmas


Në kulm të merzive të mia duke shkruar, Iliri më bëri të ndihëm më mirë kur pa pritmas më pyeti : Babi, a po i perngjaj Gjyshit tim ?

Luzern 15.03.2017

Xun Çetta

 



52 Artikel (7 Faqe, 8 Artikel pro Seite)