Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Artikel zum Thema: Kulturë



Sejcili nga ne kemi nevojë për ndihmën e njëritjetrit kur është e mundur ajo

Edhe një falenderim sternipit Artan Çetaj tani pas tri (3) vitësh për ndihmën atëhere më rastin e pervjetori 1981-2015.

FLM tani për atëhere Artan, kështu i dilet tjetrit në ndihm kur e sheh se diqka po i ndodh e nuk po i shkon.  

Artan Qetaj an Xun Çetta 2.April 2015  

Nga mos mundesia e publikimit nga ana e xhaxhit Xun Çetta qe ka hasur ne probleme per te postuar lajme dhe info ne facebook, me posht e keni linkun për të parë postimin e fundit nga ana e tij. Ju Faleminderit për mirëkuptim! :

Pervjetor dëshmorësh 1981 info-cetta:

http://www.info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=633

Profili i Artanit :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/952953921391405

Luzern 02.04.2018

Xun Çetta

 

Urime dita e Pashkëve

Lexova shumë mesazhe urimesh në publike dhe mora ndonjë në mesazh privat, e si mos ti pranoj dhe të mos ju uroj më një mesazh të ngjajshëm këtë festë si uratë e zotit për njerëzimin, mesazh i cili sikur vjen nga vet zoti o miq e mikesha publike këtu në facebook. URIME PASHKËT njëra nder festat nderlidhëse mes nesh dhe njerëzimit. Gëzuar e për shumë vjert.

Luzern 31.03.2018

Xun Çetta

Berat Luzha pershkrues i mrekullueshëm i Leskovikut

 
 
Facebook 28.03.2018 ora 18 e 19 Priština, Kosovo 

Leskoviku, një qytet që po vdes

Qyteti i Leskovikut ndodhet në jugun e Shqipërisë, shumë afër kufirit grek, mes qyteteve Përmet e Ersekë. Qytetin më të afërm Leskoviku, në vijë ajrore, e ka Konicën, në anën greke të kufirit.

më shumë...

Kjo është kur vetëm në këtë mënyrë facebook-u na perkujton ne, shokë e veprimtar

 

Krejt çfarë po ndodh më neve është në të keqen tonë kur shumë shpejt po harrojm dhe vetëm kur facebooku na perkojton ! ne ndalem e mendojm.

Pesë (5) vite më parë Foto më shokë e veprimtar, nder ta me mikun, shokun, veprimtarin tani të ndjertin  Agron Bajrami,  varrimi i të cilët u bë para 14 ditësh, LAVDI atij për veprat që i la në art dhe kulturën e popullit tonë në Mergim..

Krejt në fund e falenderoj edhe mikun Rexhep Rifati për foton të cilën ma dëgoj nga dita e pershëndetjës së fundit më trupin e pa jetë të Agronit.

Më shumë në tri vegëza apo link lidhje si thëm unë:

më shumë...

Dy ditë vikendi ngarkesa dhe pa kohë të shkruaj e as percjelli lajme dite

 

Të shtunën në dy takime, derisa të diellën në vizita familiare në Lozanë të Zvicrës, janë dy ditë ngarkesash këto të cilat edhe pse isha për pushim e relaksim familiar, vehtën po e ndieja të pa forcë të shkruaj e as hulumtoj apo të percjelli lajmet e ditës !!!

më shumë...

Sot ditë e rëndë për ne shqiptarët këtu në Zvicër

 

Sot ditë zije për gjithë artdashësit e kulturës e në veqanti Mergatës Shqiptare. Ky mengjes i hershëm ashtu siq ne jemi të vrar në shpirt edhe koha këtu në Zvicër qenka mrrolur dhe paska mbuluar qiellin në të zi. Tani në këtë mengjes të hershëm si rrallëherë, kokë ulur e i rënë për toke, po marr rrugë për të ja dhënë lamtumirën e fundit Mikut tonë, shpirtit të kulturës, atdhetarit tani të ndjer Agron Bajrami varrimi i të cilit bëhët sot.

PS.

Vazhdim,  pas kthimit nga një ceremoni madheshtore edhe pse e varrimit të trupit fizik të Agronit, kjo kulmoj si një ditë e madhe ngushlimi për gjithë ne pjesëmarrës aty,  gjë kjo e cila fillimisht reflektoj tek familja e ngusht e Agronit të cilët i gjetëm dhe i lam të fort e të qendrueshëm si rrallë herë më ne, në këso ditë varrimesh.

Kjo ditë filloj më re të ngritura e shi por pas pak orësh u hap qielli dhe pjesërisht doli dielli për të na bërë më të ngushllueshëm dhe më të qetë si të pranishëm ku u takuam gjithë nga gjitha anët nga kishim ardhur. Po, na u hap qielli dhe doli dielli ashtu siq do e deshironte shpirti i Agronit.

Pas homazheve, të pranishmit e kësajë ceremonije takuan njëritjetrin, rrefyen kujtim nga Agroni, mund ti degjoje telefonata nga tjerët duke kërkuar falje dhe shprehur keqardhje ata të cilët per shkak pune si ditë jave nuk kan mundur të jen prezent. Pat edhe nga ata prezent të cilët shprehen keqardhje pse nuk kanë berë ballë ta vizitojn në spital etj.

Pas përmbylljës së fjalës së mbajtur para arkivolit lexuar nga z. Ibish Neziri, të pranishmit filluan e rreshtiohen për tu pershendetur më familjën e Agronit e cila doli sikur po na ngushllojn ata ne e jo ne ata.

Ajo që më la pershtypje, krejt në fund, aty në dalje nuk munguan fjalët e traditës çfarë janë tek ne :

,,Jo nuk po ta japi dorën por dola te të thëm që, ti më këta burra të ndalësh në drekë mu këtu afër, ja ku është Restoranti, unë për shpirtin e Agronit do doja ti ndali disa nga larg e tu japi një kafshatë bukë siq jan traditat tek ne“ kështu i prer më tha i nderuari z. jo Bajram por Adem Osmanaj. ( Ishte një lëshim ky te cilin e kam bërë dhe kam dalë me ec Malit.dhe me pas nje miku im më lajmeron ne telefon për leshimin. Ademit i kërkoj falje ).

E di, kjo është hera e dytë që kur nuk po mund të ndalëm, tani për drekë e njëhere ndoshta muaj më parë nuk munda të ndalëm për darkë mik i nderuar Adem. Për këtë rast pse nuk mund te ndalëm, po ndihem shumë keq por shpresoj te me kuptosh dhe lirosh. Humbem kohë derisa e binda dhe më liroj.

Ishin këto vetëm pjesë rrefimi nga kjo ceremoni tradicionalisht Shqiptare edhe pse më dhimbje, varrimi u bë këtu në Zvicër.

Agronit i qoftë i leht dheu i këtij shteti ku veproj e më vonë, eshtrat e tij pushofshin në tokën për të cilën bëri aq shumë .

LAVDI.

Më shumë foto në Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1808944659125656?pnref=story

Luzern 16.03.2018

Xun Çetta

më shumë...

Kjo nuk është propagandë kunder vendit as pushtetit por të keqës së vendit tonë

 

 Zeqir Mehmetaj facebook 14.03.2018 Berllogu në Banje të Pejës

Foto të freskëta para një ore :

E pabesushme por e vërtetë. Në Lubovë të Istogut afër Kishës Ortodoxe. Foto qe mi dërgoi një qytetar.

Xun Çetta : Kështu Zeqir djali mund të kontriboni për të mirën e vendit tonë. Mos kurse së godituri të keqën, kjo nuk është fushatë kunder partisë në pushtetin komunal por kunder të keqës së vendit tonë. Nuk është se po e damton turizmin e as vizitorët e Termalit sherues të cilin se ke në gjithë Europë por i fton ata që të ngrisin aktpadi kundër komunës e cila po e damton biznesin e tyre.

Link lidhja:

https://www.facebook.com/radiofontana.istog/posts/1908736729199291

Luzern 14.03.2018

Xun Çetta

 

I pa shuar emri juaj o i madhi Agron Bajrami

Tash sa kohë e ndoshta vite duke e ditur rastin, po pritej ky fat i tij por në këtë mengjes, lajmi i rëndë e i zi për mua ishte habi o të nderuar/a të cilëve edhe unë po ju befasoj më këtë lajm pikëllimi në vend se ndonjë lajm gëzimi !!!

Është e pa besueshme të mos e kemi më Agronin në mesin tonë, të mos e kemi mjeshtrin jo vetëm të skenës më ato skenografi të pastra Shqiptare, por Agroni ishte edhe mjeshtri i rrethit tonë shoqëror pa të cilin nuk mund ta mendojm as shoqërin, as çfaqjën as koncertin, tubimin e as vallëzimin !!!, ,,SHOTA" Le të mos pushoj e as vajtoj, të kendoj e vallëzoj për shpirtin e themeluesit të sajë ngase Agron Bajrami do të mbetet i gjall me kujtimet më të mira e të perhershme në veqanti për ne gjithë Mergatën Shqiptare.

Ngushllime familjës Bajrami, juve Mergimtar/e në gjithë globin kah ishte Agroni më çfaqjet e tij dhe ngushllime gjithë artdashësve tonë e më gjërë kah i kishte lën gjurmët mjeshtri ynë i madh Agron Bajrami.

U preht në paqe trupi tij LAVDI   

Luzern 13.03.2018

Xun Çetta

 


220 Artikel (28 Faqe, 8 Artikel pro Seite)