Info Çetta

Publicistikë e pavarur

Artikel Übersicht


Një vlug akuzash,arrestimesh dhe çoroditje opinionesh (Komentime )

Pse thuhet çoroditje opinionesh ? Arsyeja është e thjesht : Për arsye se po luhet më nervat,ndjenjat dhe krenarin e qytetarit të ndershëm i cili nuk lajthitet në politike. Tash e sa vite nen kulmin e një shoqërie më korrubcion,krim të organizuar etj,jemi dëshmitarë edhe të sa e sa arrestimeve,ngritje akuzash nga më të rëndat dhe në fund lirime të pafajshme...Kjo tash më,është bërë praktikë dhe përditshmëri e matjes së opinioneve në mënyrat më të paskurpullta për të i manipuluar si më keq qytetarët e ndershëm të cilët akoma shpresojnë në drejtësinë e humbur. Kjo nuk ka si të shpjegohet ndryshe veçse vërtet aktorët e krimit po luajnë me nervat tona,po matin impulse dhe asgjë më shumë.

Durimi,shoqata e ish të burgosurve politik dhe unë reagimi Nr 1 ! (Akademi Perkujtimore)

Dje më 13.09.2012 sapo lëshova një mesazh ngushëllimi në Facebook dhe po pritja se çfarë po bën Shoqata e ish të burgosurve politik në këtë drejtim,shoqatë kjo e cila ka dështuar plotësisht në emisionin dhe obligimet e saja. Në pritje të arsyeshme,ja sot fatmirësisht përcjella në televizor se si kjo shoqatë kishte organizuar një takim kushtuar vdekjes së veprimtarit të viteve të bujshme tani të ndjerit Zeqir Hajrizi.


Hera tjera do merrem më shoqatën,por sot megjithatë ishte një aktivitet i mirë aty.

Pesë shqiptarët e Zvicrës nuk janë tradhtarë. Lexo komentet (Komentime )

Nga Express 10 Shtator 2012 15:01


Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, një ditë para takimit mes kombëtares së Shqipërisë dhe Zvicrës, për pesë lojtarët shqiptarë që luajnë për Zvicrën, ka thënë se ata na nderojnë duke luajtur me Zvicrën.

Ky është një shkrim i ndjerë dhe njerëzor për pesë futbollistët shqiptarë që luajnë me skuadrën e Zvicrës…Ata janë Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemajli. Janë sportistë dhe shqiptarë të mirë që padyshim vuajnë sipas mënyrës së tyre përballjen me përfaqësuesen kombëtare të Shqipërisë. Kam dëgjuar fyerje karshi tyre. Dhe ky është turp! Ata nuk janë “tradhtarë”! Ata thjesht na nderojnë duke luajtur me Zvicrën. Është vetëm futboll, një ndeshje dhe pesë djem shqiptarë të mrekullueshëm që kanë krijuar një histori dashurie për kombin e vet në mediat zvicerane”, thotë Majko në profilin e tij në Facebook

Aleanca Kuq e Zi dhe mërgimtaret të cilët nuk po ndalën së vepruari.

Aleanca Kuq e Zi në prag të ndeshjes fudbolistike Shqipëri-Zvicër,ndeshje kjo e cila do mbahet më 11.09.2012 në Luzern (CH) Kuq e Zi-të, për së mbari më datë 09.09.2012 mbajtën një tubim më bashkatdhetarë po këtu në Luzern të Zvicrës ku edhe do zhvillohet ndeshja.


Organizimi i këtij tubimi ishte në nivel dhe kaloj si më mirë,ndihmën organizative si nikoqir i këtij vendi,Aleanca Kuq e Zi e pati nga Lëvizja Popullore e Kosovës LPK më të cilën në një mënyrë edhe po shkojnë në koalicion.

Shërbimet ta ndihmojnë e jo ta bëjnë politikën

Ja një artikull mbi politikën e shërbimeve të fshehta të cilat janë për ti shërbyer politikës e jo ta bëjnë atë :


  Dallimi i politikë bërjes më kokë e shpirt,pa u ndikuar nga shërbimet e huaja,madje as vendore aq shumë si dhe politikë bërjes së instrumentalizuar nga shërbimet e fshehta !!!

 Ky ishte qëllimi im për të alarmuar diçka më rastin-Vllasi-Morina e që mjerisht ka ndodh diçka aq e tmerrshme tek ne,sa që popullit nuk mund të i ja sqarosh ngase akoma është në gjumë.

Pas kaq vitesh Azemi shkëlqeu në politikë !!!

E pa besuar !!! 30 vjet më vonë,në një emision Azemi shkëlqeu dhe sikur u harruan të gjitha. Po,pse jo kur nuk ka politikan në Kosovë,por vetëm kauboj të pas luftës që kurrë nuk kanë punuar më kokën e tyre,por u kanë shërbyer shërbimeve të fshehta,janë përbetuar dhe besuar se vetëm kështu do u shkoj e gjithë jeta si në kali siç thotë populli ose si në vaj siç thotë politika.

Pra,po ndodh kjo dhe jo krejt pa arsye Azemi kësaj radhe Shkëlqeu ngase deshëm apo jo ai ishte njeri i politikës më shumë se sa i shërbimeve të fshehta...

Kjo për të satën herë po ma kujton një rast në hetuesi kur ish inspektori Ibush Kllokoqi më tha:

Përgjigje „neuropsikiatrit “ tim Xhavit Halitit dhënë TV 21. Nga Murat.Jashari (Komentime )

Më 05.09.2012

Përgjgjje „neuropsiatrit“ tim Xhavit Halitit ndaj deklaratës dhënë TV 21 dhe në një varg portalesh tjerë më 4 shtator 2012, thuhet në përgjijen e Murat Jaharit ndaj akuzave të Xhacvit Halitit ditëve të fundit kundër vëllait të ndjerit Ismet Jasharit- komandantit “Kmanova”.Më në fund media e detyron kryemafian e Kosovës të përgjigjet ndaj një pjese të pyetjeve publike që ia kam parashtruar kohë më parë. E vetëkuptueshme, duke i ikur ballafaqimit ai hidhet në sulm, dhe më akuzon si person të papërgjegjshëm juridikisht dhe „të sëmurë psikik“! Dhe kush e bënë këtë akuzë kaq të pacipë?

Pas çdo leximi të vëmendshëm mund te dalësh më një artikull në vete

Pritet dhe mund të ketë acar,pra të ftohtë të madh në këtë dimër,unë mund ta kem shallin në qafë por kurrë ta lidhi në stilin e Rugovës !!!,jo pse jam kundër shallit pra Rugovës,por për arsye se jo pak fundërrina politike ma kanë bërë të bezdisshëm improvizimin e Rugovës dhe Rugovizmit,me kanë bërë të irritohem nga aktorë politik të këtij rroli.

2237 Artikel (280 Faqe, 8 Artikel pro Seite)