Info Çetta

Publicistikë e pavarur

Artikel Übersicht


Komenti i 15 dhe 16-për këto jo plot një javë (Komentime )

I barti ngase t`paktën dy komente këto i dua në Profilin tim në Facebook a në Ueb faqret e mia do i barti te gjetha më vonë si një pjesë arkivi :

Nga pozita në opozitar politik,kjo në politikë edhe shkon por kujdes ? (Aktivitete-ftesa-pergjigje)

Foto Portreti aktual i kosovës
 

FOTO PORTRETI AKTUAL I KOSOVES

 


Ndihmën më qëllimet më të mira nga praktikat dhe përvojat më të këqija e duam,po,vërtet e duam,por jo të jeni arkitekt të opozitës çfarë i duhet vendit dhe ndryshimeve të cilat nuk kanë të ndalur,ju lutem pajtohuni më sugjerimin dhe ofertën krejt miqësore...Gjithë ata që vijnë në rreshtim të momentit për ta minuar apo vetëm shfrytëzuar kthesën nga e keqja në të mirën e vendit,ne e dimë se sapo të identifikohen dhe eliminohet projekti i tyre,ata do kthehen dhe thonë se edhe këtu paska diktaturë,keqpërdorim etj...Kjo nuk do qojë peshë aq shumë edhe po të kthehen andej nga dolën,nuk do qojë peshë deri në momentin kur idealisti,i ndershmi,kreatori i ndryshimeve të bllokohet dhe eliminohet në format që dikton dikush si gjithherë në vazhdimësi. pra prapaskena...

Shkokëloni dhe bluani im se edhe ashtu nuk po ju mjafton,të paktën mos të plasin (Aktivitete-ftesa-pergjigje)

Nga miku im 02.10.2012


I nderuar z.Çetta,më intereson ta di pse lodhësh e shkruan kaq shumë,gjënë argumente kaq më bollëk kur populli ka rënë në gjumë dhe kot janë argumentet,thirrjet për kujdes siç thua ti etj ?.

Nuk te kisha thënë ndalu krejtësisht ngase të kuptoj,por qetësohu dhe mos i shkokëlo gjërat aq imtë,leri të bluajnë edhe të tjerët apo të i kapërdijnë ashtu siç i ofron kjo politikë se një ditë do vdesim...

Jetë të gjatë miku im të uron

S.H

UEB FAQET E INSTITUCIONEVE TONA DHE SERIOZITETI I TYRE : (Komentime )

Përgjigje vetëm në një pyetje mikut tim

Pyetja më 29.09.2012 ishte :

I respektuar z Çeta

I lexova materialet e kërkesës për këshillin,kuptova mendoj mjaft nga ato pjesë sa për ta shtruar një pyetje të cilën besoj e merr si miqësore :

A e ke dërguar kërkesën në adresat e përmendura,apo vetëm kështu u drejtohesh atyre dhe opinionit publikisht dhe pa obligime ?.

Nëse po urime dhe ju përgëzoj,nëse jo pse gabon në këto forma dhe provokon reagime ?

Kalofsh mirë dhe suksese nga unë S....H....

Dy shokë ish të burgosurish politik më kuptojnë në dy forma të ndryshme dhe : (Komentime )

 Duke ju falënderuar për respektin e treguar,ju shkruaj‏:

Shkrimet e juaja i lexoj me një frymë si thoni edhe ju. I keni shkrimet të thëna troç e shqip. Ne ish të burgosurit politikë mendoj se e ndajmë mendimin së bashku më ju. E kemi këtë të metë ,të i themi të bardhës e bardhë e të zezës e zezë që nga angazhimet e para organizative në çështjen kombëtare;dhe përderisa edhe para gjyqeve serbe mbajtëm qëndrim dinjitoze, pse mos te mbajmë qëndrim të dinjitetshëm sot ,kur angazhimet tona dhe puna jone u tregua e suksesshme...valle për ke u burgosëm ne dhe për çfarë luftuam si komb ?,luftuam për të jetuar kaq keq e ne varfëri ?,jo as së si ,ka dhe shumë për të thëne e për të shkruar por edhe njëherë të faleminderit për shkrimet dhe sinqerisht ju dëshiroj një ditë të mbarë- me respekt

 

 M.B

Kush nuk po qëndron në vi,po saboton projektet dhe kërcënon më trazira në Kosovë (Aktivitete-ftesa-pergjigje)

Më keqardhje me duhet ta them se publikimin e kësaj kërkese për institucionet e Kosovës dhe thirrje për qytetaret e vendit po e imponon situata politike e cila po vlon në vendin tonë,po imponon hyrja e vendit në procese të reja si dhe po imponon fakti se tash e një muaj kjo puna e këshillit kombëtar veç morri frymë dhe nuk po konkretizohet se për çfarë është fjala.

Shoqata e ish të burgosurve politik dhe unë. NJË PLOTËSIM (Rrefime nga ditari)

Para pak ditësh,kalimthi në një mesazh ngushëllimi më rastin e vdekjes së veprimtarit Zeqir Hajrizi,unë duke shprehur reagimin Nr 1 pa u thelluar në detale çfarë do të publikohen më vonë,këtu kam përgjithësuar dështimet e Shoqatës pa veçuar punën e pa lodhshme çfarë kanë bërë dhe po vazhdojnë ta bëjnë siç shihen në Foto Nr 1.

Nexhmedin Kelmendi dhe Sherafedini të vetmit në punë duke kompletuar regjistrin e ish të burgosurve politik ,punë kjo tepër e vështirë kur mungon bashkëpunimi dhe prezenca i ish të burgosurve në këtë shoqatë. Gusht 2012

Një vlug akuzash,arrestimesh dhe çoroditje opinionesh (Komentime )

Pse thuhet çoroditje opinionesh ? Arsyeja është e thjesht : Për arsye se po luhet më nervat,ndjenjat dhe krenarin e qytetarit të ndershëm i cili nuk lajthitet në politike. Tash e sa vite nen kulmin e një shoqërie më korrubcion,krim të organizuar etj,jemi dëshmitarë edhe të sa e sa arrestimeve,ngritje akuzash nga më të rëndat dhe në fund lirime të pafajshme...Kjo tash më,është bërë praktikë dhe përditshmëri e matjes së opinioneve në mënyrat më të paskurpullta për të i manipuluar si më keq qytetarët e ndershëm të cilët akoma shpresojnë në drejtësinë e humbur. Kjo nuk ka si të shpjegohet ndryshe veçse vërtet aktorët e krimit po luajnë me nervat tona,po matin impulse dhe asgjë më shumë.

2100 Artikel (263 Faqe, 8 Artikel pro Seite)