Info Çetta

Publicistikë e pavarur

Artikel Übersicht


TUBIMI I L.D.K-se KËSHILLI RAJONAL HITZKIR CH 01.11.1991 (Tubime)

Referati nga autori Xun Çetta, lexuar nga Qaush Zeka 1991, publikuar tek sot 22.04.2013.

 

 Pas tekstit kliko në Video:

Opozita kundër opozitës ( Sopat në këmbë vetvetes ) thotë populli (Komentime )

Seanca parlamentare e cila u shndërrua në krim politik në kurriz të opozitës nga vet opozita, sot datë 21 dhe 22.04.2013.


Vetëvendosja totalisht e pa pjekur në politikë, vërtetë e kishte vështirë kjo ta ruante LDK-në dhe AAK-në si bllok opozitar ngase që të dyja subjektet të quajtura opozitë, janë pjesëtare të proceseve kaq të dhimbshme për vendin por a më, kishte mundësi sa të duash që të bëhej opozita edhe më këto dy subjekte, shans kjo të cilën përfundimisht e humbi Vetëvendosja më pa aftësinë e sajë politike dhe pretendimet e tepruara madje kaluar Ramushit që ajo më çdo kusht të jetë njëshi opozitar.

Marrëveshja Kosovë-Serbi pa ndonjë preokupim të ri ! (Komentime )

As marrëveshja Kosovë-Serbi këto ditë për mua nuk ishte më e rënd se sa stabilizimi i gjendjes së Uebfaqës time

info-cetta.com ,faqe kjo e cila tash sa kohë nuk po më linte të punoj i qetë e pa telashe. Nisur nga ky fakt, marrëveshja Kosovë-Serbi në një mënyrë ishte pa ndonjë preokupim të ri. 

Kjo nuk do të thotë se po e uli nivelin e këtyre bisedimeve  ndërshtetërore në nivel të preokupimit të individit ! por do doja që fare në fund të këtij shkrimi ta bëj një krahasim si dhe të sqaroj faktin se jeta ime iku më aventura politikanësh të cilët vinë dhe shkojnë dhe pasojat e tyre po mbesin për mua dhe popullin i cili nuk po mbushët mend kurrë.

Edhe durimi ka çmim, e ai është suksesi i cili nuk dështon (Lajme)

 Tërë dita e 17 prillit kaloj në angazhim maksimal për ta arrit qëllimin, premtim i dhënë juve të nderuar/a vizitor/e të portalit tim info-cetta,  se këto ditë do ta realizoj qëllimin final që faqja ime të aktivizohet për të mos u bllokuar më kurrë.

Tani kur  po ju lajmëroj për suksesin , ora është një pas mesnate dat.18.04.2013 dhe ju bëj më dije se brenda 40 orëve nga ky moment  do të përfundon transferi nga gjysmagjel Domain-i në Domain të plotë e pa limit ku mund të klikoni tërë ditën pa frikë se po ma bllokoni më teprim limiti, problem ky i zgjidhur më ndihmën e miqve të cilët nuk më kanë munguar kurrë dhe bën gjithë çfarë munden për mua.

Sot 13.04.2013 sikur u bë pak si tepër propagandë më dhe pa fakte (Komentime )

Është një propagandë rreth tri (3) temave të cilat po vazhdojnë tash e mbi një javë. Si të mos jesh aktiv dhe bësh përpjekje që edhe ti të ndihmosh diçka në këtë vlug para fushatash politike ?.

Unë kam krejt tjera punë ku jam i përmbytur në to, por edhe nuk ndalem më komente të rregullta të cilat nuk po i publikoj në faqen time por vetëm në facebook dhe varësisht ku janë temat.

Lexoj dhe komentoj ato nder kohë sa ndahem nga puna e rregullt që bëj dhe ja sot pas shumë sosh, u ndala dhe bëra një paralajmërim për kujdes duke alarmuar prapaskenat e politikës më ca simbolika fotomontazh.


Miqësisht për ju dhe më ju Xuni

Të nderuar/a vizitor/e të Uebfaqes info-cetta. (Lajme)

Ju kërkoj falje pse nga sot video dhe foto galeria, për pakë ditë do jenë të mbyllura për arsye të ndryshimit të pa pritur. Shkaqet janë thjesht, hapësira e pamjaftueshme për transferim të këtyre përmasave. Kjo është kontrata e dytë e cila po detyrohet prishur pikërisht për shkak të

kapacitetit të tepruar në video ngarkim-shkarkimeve.


Kontrata po prishët tash e dy here, kuptohet pa fajin tim, por edhe pa forcë ta gjejë llogaridhënien e mos përmbushjes së kontratës vjetore, kontrata këto të cilat po prishën pa i përfunduar ato.


Shpresoj dhe besoj se edhe kësaj radhe do ja dal, kështu që Uebfaqja ime të vazhdoj e kompletuar edhe më këto dy tani pengesa, pra në video dhe foto galeri ku u detyruam ti ndalim siç u tha më lartë për shkak transferimi të tepruar.


Natyrshëm dhe më të drejtë ju vizitor/e të nderuara/a nuk ju intereson, ky është problem i cili donë zgjidhje në mënyrë që info-cetta-të jetë në gatishmërinë tuaj.


Miqësisht u kërkoj falje dhe falënderoj për mirëkuptim


Luzern 12.04.2013


Xun Çetta

 

Video më rastin e pensionimit të drejtorit të shkollës, personazh në ketë video (Rrefime nga ditari)

Fillimisht pjesë video nga dasma e Hasan Çetaj i cili u martua në të njëjtën ditë kur po mbahej një takim mbi arsimin dhe plan programet e dhunshme që po i ofronte pushtuesi Serb.

Vetëm ca prekje kujtimesh në video: (Rrefime nga ditari)

Disa pjesë video nga disa raste vizitash të cilat më vonë, të gjitha do barten si video të plota , gjithashtu donë përshkrimin e plotë të cilat si përshkrime do merren nga ditari im i përpiktë në kohë dhe fakte.

2191 Artikel (274 Faqe, 8 Artikel pro Seite)