Info Çetta

Publicistikë e pavarur

Artikel Übersicht


Dallimi mes kryeministrit Thaçi dhe z. Taip Erdogan (Komentime )

Më 7.3.2014 në lajmet qendrore dëgjuam se si z Erdogan paska ndërmarr masa për ta ndaluar Facebook-un dhe You Tuben-n në gjithë Turqinë, ngase aty qenka keqperdorur liria duke i montuar do audio incizime kundër tij.

Mendoj se  z. Taip Erdogan, duhet që vet të jetë më aktiv në facebook se sa në televizor dhe media tjera të kontrolluara nga pushteti i tij, madje duhet që medja Turke ta gjenë dhe ritransmeton atë nga facebook-u,  ashtu siç vepron kryeministri ynë z. Hashim Thaçi. Vëtëm kështu ruhet liria publike në facebook ku meditohet barazia dhe e drejta e gjithë qytetarëve në fjalën e lirë...

Pse RTK dhe gazeta tjera e prishin këtë barazi hapsinore  në media, kjo nuk e prish imazhin e lirisë së mendimit, të shprehurit dhe publikimit . Kryeministri si çdo kund tjetër, normalisht se duhet të jetë i rregullt në ekran televiziv por kryeministri ynë i barabart në mes të barabartëve gjithësesi duhet të prezantohet për mes profilit të tij në facebook ku gjithë të miqësuarit e tij në këtë rrjetë social informimi do ta kenë rastin ta gëzojn pak reklamë pa pagesë dhe këtë, ku tjetër veçse në RTK si televizion publik ku reklama është më e shtrejt se në televizione private.

Luzern 9.3.2014

Xun Cetta

Si kalova 8 Marsin,ditë e grave kjo ? (Rrefime nga ditari)

Lëri për pak orë gazetat, PC-në dhe komentimin e situatës politike sot të lutëm ! Kështu më këto fjalë, sapo u ktheva në banesë ,më priti gruaja ku u ndjeva i detyruar ta kuptoj dhe degjoj atë.

Edhe Nëna ime ka festë por pa mundësi që praktikisht ta pranon lulën time nga atje oj Sevdije, ia ktheva gruas por gjithësesi duke e dëgjuar dhe respektuar kërkesën e sajë.

Pamundësinë që fizikisht të jemi atje pranë Nënes mos e ngarko më mundësinë që kemi këtu që të kalojm pakë orë feste të këtij 8 Marsi e jo që mos ta bëjm këtë as këtu ! ma kthej gruaja.

Terminologjia FAK (Komentime )

FAK, pra Forcat e Armatosura të Kosovës, terminologji jo bash haj, haj Sidoqoftë kurr nuk më ka lën pershtypje aq shum emërimi sa veprimi , por gjithëashtu kurr nuk më ka kaluar pa u marr pak më emërimin. Mendoj se do kishte qenë më mirë FAMK, pra Forcat e Armatosura të Mbrojtjës së Kosovës. Kjo edhe si terminologji do tingëllonte si FAMILJA E Kosovës.
Gazetari, mbrëm pas mesnate në këtë blic intervistë, shumë bukur preku këtë temë edhe pse tashmë të kryer rreth emërimit të këtij institucioni mbrojtës. Bile ta kishin emruar AMK pra Armata për Mbrojtjën e Kosovës e jo FAK. Më në fund uroj që sukseset të mos mungojn.

Luzern 5.3.2014
Xun Cetta

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=736086156411517&set=a.101831929836946.4245.100000304171597&type=1&theater

Ecjet dhe shetitjet në kujtim (Nga Foto albumi-)

Sa ecje dhe shetitje bëj në fusha e male të alpeve Zvicërane, po të i bëja këto në vendin tim, 100 vjetorin do e festoja më një vrapim të leht prej 100 metrash. Mendja më mashtron kështu apo ndoshta vullneti do të më kishte qendruar besnik.

Luzern  3.3.2014

Xun Cetta

Shpend Ahmeti në kooalicion për Ujin më Donika Kadaj Bujupi (Komentime )

Shpendi, më tush e pa tush, më kursim personal të ujit e pa të, Prishtinën do e furnizoj më ujë...Këtu i keni tri pika që të mos diskutohet kjo punë. Se do ta arriej furnizimin e kryeqytetit më uj, më së miri e ka kuptuar dhe besuar AAK-ja e kryesisht Donika Kadaj- Bujupi. Edhe ajo iu bashkangjit primtimit të arsyeshëm dhe më shpresë të Shpend Ahmetit, duke garantuar ajo se më vetëm 200.000 Euro Prishtina do ta zgjedh këtë problem.z. Ahmeti, shpresoj ta pranoj zonjën Donika në këtë bashkim forcash për ta furnizuar Prishtinën më uj. Donika nuk e ka për fushatë, besoj këtë duhet ta din mirë kryetari Ahmeti, ngase pesë (5) vite janë të gjata dhe askund në botë nuk ka ndodhur që sapo të përfundojn zgjedhjet të filloj fushata. Pra zonja Kadaj- Bujupi nuk e ka për fushatë por për ta garantuar premtimin e Shpend Ahmetit për ujin. Shpendi nuk duhet ta injoroj ashtu siq më të drejt VV-ja e injoron kërkesën e AAK-së për rrezimin e qeverisë tani kur asaj po i vjen fundi i mandatit. Shpendi duhet vepruar ndryshe pa dallim pse VV- ja po ashtu u sjell mirë dhe më të drejtë më bojkotin e kërkesës së AAK-së për mocion mosbesimi të qeveris tani pas orës 12. Donika duhet të afroj bashkëpunim me kryetarin pes vjeqar të Prishtinës, pra me z. Shpend Ahmeti si dhe ky i fundit duhet ta pranoj ndihmën e sajë.

Më shumë në linkun :

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10201250554297425&set=a.10200104939977783.1073741825.1578704301&type=1&theater



Publikuar 3.3.2014

Xun cetta

Komenti im nofkes anonim :

Komenti anonim e më nofka tek unë nuk ka vend, edhe nese postohet, ai shpejt zbulohet dhe kompromentohet keq. Kështu ka ndodhur kur para pak ditësh ndoshta muaj, një nofkë në mënyerë shumë perfide u sul më perbaltje në linkun e z. Novosella (Maxhuni). E zbulova identitetin e tij të rrejshëm dhe e publikova në po atë link.

Sot, në këtë mengjes të hershëm serish më nofka, për më keq më u paska lajmëruar në privat por sa dukët paksa më serioz dhe konkretisht ai pyet:

( Ti i nderum qe nuk po te dihet ka po ja kthen gryken nuk po dim kan pe e godit e as kan pe mron, apo ma kallxon vetem nji te mirë qe munet me pas inicativa e AAK per rrximin e qeverise Thaqi ?  nuk po e zgati ma shume por e di se nji te mirë munesh me e gjet ).

Përgjigje Xuni:

Unë i nderuar, nufkave nuk ju përgjigjem aq më pak kur ajo nuk del publikisht qoftë edhe si nofkë e jo të lajmërohet në privat.

Pasi që je shumë i shkurter në pyetje dhe sa po te kuptoj ju e dini mirë se unë edhe të mirat ashtu si të këqiat i shoh dhe i pranoj ato pa dallim për kënd është fjala.

Kërkesa e AAK-së për rrëzimin e qeverisë Thaçi, ka vetëm një të mirë me dy të këqia prapa dhe mos i harro këto që ti thëm :

Po u rrëzua qeveria në këto forma, kjo do ishte një goditje e rënd që do i kushtonte asaj për të marrë vota në zgjedhjet që vinë. Kjo e mirë siq u tha ka edhe dy të këqia prapa :

1.       1. Në këtë goditje, ndonse jo edhe aq shumë gjithësesi pa meritë do perfitonte AAK-ja.

2.       2. E keqja tjetër është se, pikërisht AAK-ja më iniciativën e sajë ra dhe bëri që kjo të mos i ndodh qeverisë.

Shpresoj se kam qenë tepër i sinqert më ju nofkë pa pikë sinqeriteti.


---------------------------------------.


Edhe më shumë Prishtina test për VV-në  :


http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=338






Ja si menaxhohen krizat institucionale pa dallim partish politike : (Komentime )

Jakupi nuk jap dorëheqje por as nuk kushtëzon PDK-në,  derisa as PDK nuk kërkon dorëheqjën e tij vetem pse doli më subjektin e ri.

Pra, nuk qenka vështirë, e as e dhimbëshme të dëgjohet, mendohet dhe veprohet në interes të institucioneve parase të partisë...


Publikuar 3.3.2014

Xun Cetta

Nisma e vazhdimit të ri Krasniçi- Limaj

Nuk është nismë kjo e as fillim por vazhdim i punës që bënë z. Krasniçi për Kosovën. E ndava Jakupin për të filluar, apo për ta nisur kështu këtë koment mbi daljën e subjektit më të ri politik në vendin tonë , thëm subjektit më të ri më shpresë se derisa ti publikoj këta pak rreshta nuk do dali edhe ndonjë nismë e re.

Prap emisioni,, PA RROTLLA”në kërkim të mysafirëve për audiencën e tij (Komentime )

Sot në mes 25 e 26.2.2014, pas shumë kërkimeve për mysafir të këtij emisioni u gjend edhe z. Sadri Ramabaja, emer jo i pa njohur ky për dëgjuesit dhe elektoratin e sa e sa partive politike të vendit tonë. Në prezantimin biografik të z. Ramabaja nuk po i numëroj postet apo pozitat e tija politike që kishte deri tani, nuk po i numëroj as subjektet politike e as gazetat si zëdhënse të atyre subjekteve ku z. Ramabaja ka punuar dhe më perkushtim ka avansuar lider partish dhe liderush shërbimesh brenda atyre partive ku ai ka punuar e vepruar për të mos thënë ka notuar qetë e leht.

1903 Artikel (238 Faqe, 8 Artikel pro Seite)