Politikë

 

Të nderuar/a lexues/e , miq e mikesha, që në filloim ju njohtoj se tri foto nga ky postim mbi akademinë përkujtimore kushtuar tani të ndjerit, veprimtarit Mikel Kuzhninit, për shkaqe ende të pa njohura, ka kohë që kur nuk po mund ti ngarkoj në faqen time info-cetta por ato i keni në facebook, foto këto të cilat shpresoj më vonë ta bëj ngarkimin e tyre këtu.

Ja se si duhët bindur para argumenteve e jo të ngulët këmbë ,,si gomari në urë” thot populli

 

Në mëngjes sapo doja të dal për kafen e mengjesit , lexova se si facebook-u mi perkujton publikimet e vjetra në profilin tim e ndër to edhe publikimin e mikut tim Rexhep Rifati.

 

Pasi që po e pritja një porosi nga Rexhepi, perfitova nga rasti ta rafishoj postimin e tij para ca vitësh dhe më këtë rast ta perkujtoj se jam në pritje të porosisë. E postova afishimin dhe dola.

 

Sapo mora kafën e mengjesit punë pak minutash nga kur dola, po shoh postimin e ri i cili erdhi po në publike nga z. Rifati i cili më argumente ma bëri 8 më 2 siq thon një fjalë e popullit…

 

Tani para argumenteve këtu, pasi që i verifuikova fotot në VEIBER., nuk mbetet tjetër pos ta falenderoj mikun Rexhep Rifati, ti kërkoj falje ati dhe ta pranoj se ma bëri tetë më dy  (8 më 2 )

 

Lexo të plotë publikimin këtu, publikim ky sot të cilin dua ta ndaj si pergjigje riafishimit tim të këtij mengjesi dhe të mbetet në arkivin tim ky:

 

Rexhep Rifati an Xun Çetta 3 Std.:

 

Rexhep Rifati an Xun Cetta : facebook 12.02.2020

 

I dashur Xun që nga dita e parë në mbrëmje ti kam dërgua në viber këto foto, ndaj edhe më vjen keq që nuk i ke vërejtur. Unë e kisha pas viberin tënd me numër të Kosovës që ka edhe profilin tënd. Tjetër herë vetëm më tregon ku me ti postuar!.

 

Lexo nga profile im në Facebook dhe shih tri foto nga z. Rifati të cilin edhe njëherë e falenderoj :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/2971488742871236

 

Luzern 12.02.2020

Xun Çetta

 

     ----------------------------.

 

Postimi tjeter i Rexhep Rifatit si koment para se ti pergjigjem :

 

Rexhep Rifati : Në këtë viber me profilin tëndë ti kam dërgua fotot, sepse ndaj teje Xun, kam respekt të veçantë.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3485045344871213&set=p.3485045344871213&type=3&theater

 

Xun Çetta : Tani para argumenteve këtu, pasi që i verifuikova fotot në VEIBER, nuk mbetet tjetër pos të ju falenderoj miku im Rexhep Rifati, të kërkoj falje ty dhe ta pranoj se ma bëre tetë më dy  (8 më 2 )

 

Lexo të plotë publikimin këtu, publikim ky sot të cilin dua ta ndaj si pergjigje riafishimit tim të këtij mengjesi dhe të mbetet në arkivin tim ky, pra lexo më shumë :

 

Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/2971917402828370

 

Tani pas këtij publikimi fotosh sikur po më impunohët ta publikoj edhe fjalën time më një kërkim falje në këtë akademi perkujtimore

 

Pra më kërkim faljën në këtë akademi dhe tani Rexhep Rifatit, kështu po më bëhën dy kerkim falje që për mua do të thot, ose të jem më i kujdeshëm ose faktikisht po dal më i arsyeshëm se shumë tjerë të cilët ende nuk e njohin kerkim faljën.

 

Lexo nga fjala e plotë këtu :

 

Nga fjala ime pershëndetëse dhe një kërkim falje në akademinë përkujtimore kushtuar të ndjerit Mikel Kuzhnini 09.02.2020

Langenthal CH

 

Të nderuar pjesëmarrës prezent të kësajë akademije përkujtimore kushtuar Mikelit. Edhe pse sot pa pritmas u shpall ditë zije për vdekjën e të pa harruarës, pra e yllit të këngës Nexhmije Pagarusha,ne duhët ta mbajm këtë akademi dhe ta perkujtojm Mikelin ashtu siq aj nuk harroj por veproj dhe përkujtoj të tjerët.

 

Përshëndes nikoqirin e këtij organizimi të akademisë perkujtimore kushtuar veprimtarit të ditëve të hershme tani të ndjerit Mikel Kuzhnini, përshëndes gjithëata të cilët në forma të ndryshme ndihmuan në këtë akademi që ta perkujtojm jetën dhe vepren e Mikelit i cili nuk do të harrohet kurrë.

 

Unë nuk po llogariti se kam pergaditur e as se po lexoj ndonjë referat timin personal kushtuar jetës dhe veprës së Mikelit por, do doja ta shpreh keqardhjën time pse e kam bërë një lëshim krejt pa qellim dhe pa qenë i informuar aq shumë për aktivitetet e vëllëzërve Kuzhnini që në vitin historik 1968 atje në trevat e tyre djaloshare në Prizren.

 

E thash më pare se dua ta shpreh keqardhjën time për lëshimin që bëra në kohën sa Mikeli ishte gjallë ngase në konferencën shkencore kushtuar vitit 1968, nen patronatin e Qeverisë se Kosoves dhe shoqatës së ish burgosurve politik mbajtur dy ditë në Prishtinë 24 e 25 nentor 2008 , unë e pata temën që të rrefej për sa e sa pjesëmarres e veprimtar të këtij viti historik si dhe për qendrimet e tyre çfarë mbajtën në Mergim për aq sa unë mbaj mend dhe kam kontaktar më disa nga ta.

 

Në këtë libër formati universitar këtu, jan 11 faqe nga kumtesa ime ku nuk permendi më asnjë fjalë të vetme vëllëzërit Kuzhnini më të cilët jo rrall për kaq vite kam pasur takime në sa e sa vendi si në Gjenevë, Zürich, Luzern etj dhe kurr nuk më kanë rrefyer për aktivitetet e tyre në vitin 1968 ngase ishin në vlugun e punës tyre, turr e vrap për të kontribuar për aktualitetin e këtyre vitëve në Mergim e jo të më flasin për çfarë kishin kontribuar 1968.

 

Pra neglizhenca ime të hulumtoj më shumë dhe më kohë si dhe modestija e vëllëzërve Kuzhnini që të mos më flasin për vitet e tyre në vitin e flamurit 1968 bëri që unë të mos them as edhe një fjalë për këta dy emra si dy nder shtyllat e organizimit të ngjarjeve të atij viti historic në Prizren.

 

Sot ndihem keq kur duhem ta pranoj faktin se kam mbetur pa mend kur për këta dy vigan të familjës Kuzhnini të atij viti, më kanë rrefyer miqët e mij, bashkë veprimtarët e jëtës sonë në dekadat e fundit siq jan rrefimët e z. Meriman Braha dhe punëtorit shkencor dhe veprimtarit Zymer Neziri.

 

Thash se nuk po lexoj referat timin personal, deshta ta shpreh këtë keqardhje timën në këtë akademi perkujtimore, por tani më lejoni ti lexoj vetëm pak citate nga libri shkencor i atyre ngjarjeve, pra të vitit 1968, ku shndritin vëllëzrit Kuzhnini, ose e mira e së mires do ishte që dikush nga ju ti lëxon këto pjësë të shkëputura nga libri i këtyre ngjarjeve nga autor kumtesash të z. Meriman Braha dhe Zymer Neziri ku vetëm dy nga to po i lexoj këtu :.

 

Ja një shkëputje nga fjala e z. Zymer U. Neziri :

 

,, Viti 1968 i Lëvizjes Studentore për Republikën e Kosovës është vit i kthesave historike të çështjes shqiptare nën pushtimin jugosllav, e aty është hisja edhe e vëllazërve Kuzhnini.Kjo demonstrat e këtij viti

 është e lidhur fort me ta, pra, me Mikelin e Simonin“

 

Ja vetëm edhe një shkëputje tjetër në këtë libër kumtesash nga konfeenca shkëncore mbi demonstratat e vitit 1968 shkëputje e shkurtër kjo nga fjala e z. Meriman Braha faqe 62 ku nder shumë tjera mbi ngjarjët në Prizren ai thot :

,,Grupi i përbërë nga Pashk Laçi, Meriman Braha, Simon e Mikel Kuzhnini e Gjergj Camaj, pra ky grup mori qendrim që të kishte një rregull në marshim, një itinerar të qartë, të kishte rregull në brohoritje, të kërkoheshin të drejtat dhe të afirmoheshin vlerat tona, duke u shmangur nga çfarëdo parulle antijugosllave, por as mos të permendet udhëheqja e Shqipërisë për asnjë rast dhe për këtë u krijua një grup më i gjërë që do ta kontrollonte dhe kqyrte kolonënen. Më Simonin, Mikelin, Merimanin, Gjergjin, Rafetin, Zymerin, Haxhiun, Vahidën, Aliun etj duke mos lejuar provokime ,eventuale, që mund të tentohej t`i japej demonstratës një kahje e padeshirueshme“

 

Ju faleminderit për durimin dhe më falni për revoltën.