Politikë

Kjo pamje statistikash pa lodhur kokën aq shumë mi kujton fund vitet e 90-tave kur ishim në kulmin e pushtimit të vendit tonë dhe kur në Shqiperi, gjegjësisht në RTSH hapem emisionin e lajmeve për Kosovën më gazetar dhe stafin tonë nga Kosova ku pas disa muaj pune, një gazetar e RTSH, kuptohet Tiranas më thot:

,,Kam frikë se çlirimi i Kosovës do të jet i largët, nese do ta arrini fare atë më këto lukse që keni ju Kosovarët“

Nuk po te kuptoj për çka e ke fjalën dhe çfarë ka ndodhur mik i nderuar, po e verej se je mbushur diqka e nuk e thuani, ja kthej unë.

Ju i nderuar Xun jeni të pushtuar, disa Mergimtar po edhe populli po bëjn gjithë çfarë është e mundur për atë vend atje por mjerisht keni defekt me njerëzit e luksit të tepruar në kaq pushtet sa kanë si perfaqsues të Kosovës.

Unë kam filluar punën dhe po mplakëm në RTSH si televizion publik e shtetëror, kam një rrogë fare solide pa e saktsuar tani 250 apo 350 DM derisa kolegu im pa shtet nga Kosova e pushtuar si thuan ti Xun se jemi te pushtuar, tek emisioni juaj për Kosovën këtu në zyrat tona, ata kanë rroga maramendëse nga 900 deri 1200 e më shumë Marka Gjermane.

Ju lutëm si ma sqaroni këtë gadishmeri për çlirimin e Kosovës më këtë komoditet në kohën kur ju Mergimtar po ndani kafshatën e gojës a tjerët po shtrijn luksin këtu ?

Degjom mik i mnderuar, te kuptova se je i mbushur mllef a nuk e dija pse, tani po me vjen mirë per shqetsimin tuaj por me kupto çfarë te thëm:

( Ti mik i nderuar je venali, ke shtepi e familjen tuaj këtu në Tiranë derisa kolegu juaj nga Kosova i cili punon aty me zyrat e mara me qera nga Qeveria jonë në ekzil, aj paguan qera për bansën e vet dhe duhet ta mban familjën ku ta di unë ku e ka në Kosovë apo diku tjeter, pastaj pa rroga të mjaftueshme korrubcioni nuk ndalet bash leht, besa janë edhe tjerë faktor si P.sh…

Ndal, ndal, ma nderpreu miku. Mos e arsyeto këtë skandal Xun ngase shumë mirë e dim ku sillën qeratë e banimit në Tiranë pa pretenduar ne lukse të tepruara banimi. A e din ti se gjithë stafi ynë debatojm në heshtje me kolegët tonë nga Kosova që punojn aty dhe terthorazi u themi atyre se, do ishte mirë të na pushtoj dikush e të shkojm e punojm diku tjeter ku do paguhemi më mirë në emer të pushtimit të vendit tonë ).

Kështu ma ktheu miku nga Tirana të cilin prap e kundershtova në forma tjera.

Sot ndalem para kësajë fotografie statistikash mbi rrogat e Kryeministrave në rejon dhe pyes vehtën : A mos kam nevojë të takohëm serish më mikun nga Tirana i cili do ma komentonte dhe sqaronte këtë ndryshim rrogash e në veqanti këtë Kosovë-Serbi 1 më 3 rroga ose Kosovë-Shqiperi gati 1 më 2 rroga atje ?

Unë rregullisht kam qenë për rroga sa me të mira administratës së pushtetit por rroga të kontrolluara dhe më llogaridhënje për punën e tyre. Tani a është kjo ajo që logjikshëm e mendija ? vertetë nuk jam ekspert ta di por edhe ky ndryshim rrogash në rajon është tepër alarmant e shqetsues.

Luzern 13.06.2018

Xun Çetta

 

Komentet në facebook :

Sanije Boletini : Paskan pas luftue per rroga e per familje të veta e jo per gjithë popullin, turp per këta qeveritar ton Zoti i denoft

Qazim Hatixhe Zeqaj : Po pse se Ka bo 3000 rrafsh o dajo.

Xun Çetta : Jo nuk ju ka dal matematika e GJIDIPI-së nacionale më ekspert të politikave o nipash

Sefedin Xhafolli : Fëlliqsirat!

Xun Çetta :  Siq e kam thënë disa herë vite më parë po e them serish: Gjithë ata të cilët jan të varur nga rrogat dhe vindi i tyre i punës pa dallim në parti apo në qeveri, si dhe ata të cilët janë te rezervuar për ardhjën e tyre si kuader i ri apo e re në politikë, mos të më klikojn as komentojn.

Tani pas gati dy orësh kur postova këtë shkrim një miku im më thot : ,,Po pse more Xun shoqi po shkruan kështu a në të njejten kohë thuan. Tani a është kjo ajo që logjikshëm e mendija ? vertetë nuk jam ekspert ta di por edhe ky ndryshim rrogash në rajon është tepër alarmant e shqetsues“

Kështu si më thot miku i cili nuk ka pse ruhet e mos të ma thot publikisht ngase ky nuk ka pretendime politike por dihet se është pak frikacak në politik e në veqanti para pushtetarëve. Kjo që ma thot  ky miku im del se nuk paskam të drejt të shkruaj kështu dhe në të njejtën kohë ta pranoj se nuk jam ekspert.

Jo, është i cekt çdo ai i cili mendon se pa qen i këtij apo atij profesioni nuk bën ti trajtosh temat e profesioneve aq më pak të eksperteve të fushave të cilat nuk i njeh…Jo kështu vetëm mbyllet fusha e mendimit dhe shprehjes lirë për tema të cilat duan trajtim publik…

Jam për llogaridhënjë të rrept për gjithë çfarë shkruajm publikisht, më tendenë e pa logjikë të shëndoshe, por jo për shkrimet logjike.

Mua logjika ma thot se, një vend i cili është shendrruar në treg të prodhimeve të shteteve fqinj, nuk mund ti ketë rrogat e pushtetarëve as per së afermi sa i kanë ato shtete të cilat ta kanë futur gjithë ekonominë dhe tregtinë në duar të vet fatit tyre ekonomik e politik…

Kështu i them mikut tim frikacak në politikë.

Mendoni logjikshëm, pa inate dhe interesa të mbyllura nderpartiake pa frikë se po gaboni apo mos po dilni në kundershtim më ku ta di unë çfarë ekspertizave të ndikuara nga vetë politika.