Sot ditë zije për gjithë artdashësit e kulturës e në veqanti Mergatës Shqiptare. Ky mengjes i hershëm ashtu siq ne jemi të vrar në shpirt edhe koha këtu në Zvicër qenka mrrolur dhe paska mbuluar qiellin në të zi. Tani në këtë mengjes të hershëm si rrallëherë, kokë ulur e i rënë për toke, po marr rrugë për të ja dhënë lamtumirën e fundit Mikut tonë, shpirtit të kulturës, atdhetarit tani të ndjer Agron Bajrami varrimi i të cilit bëhët sot.
PS.
Vazhdim, pas kthimit nga një ceremoni madheshtore edhe pse e varrimit të trupit fizik të Agronit, kjo kulmoj si një ditë e madhe ngushlimi për gjithë ne pjesëmarrës aty, gjë kjo e cila fillimisht reflektoj tek familja e ngusht e Agronit të cilët i gjetëm dhe i lam të fort e të qendrueshëm si rrallë herë më ne, në këso ditë varrimesh.
Kjo ditë filloj më re të ngritura e shi por pas pak orësh u hap qielli dhe pjesërisht doli dielli për të na bërë më të ngushllueshëm dhe më të qetë si të pranishëm ku u takuam gjithë nga gjitha anët nga kishim ardhur. Po, na u hap qielli dhe doli dielli ashtu siq do e deshironte shpirti i Agronit.
Pas homazheve, të pranishmit e kësajë ceremonije takuan njëritjetrin, rrefyen kujtim nga Agroni, mund ti degjoje telefonata nga tjerët duke kërkuar falje dhe shprehur keqardhje ata të cilët per shkak pune si ditë jave nuk kan mundur të jen prezent. Pat edhe nga ata prezent të cilët shprehen keqardhje pse nuk kanë berë ballë ta vizitojn në spital etj.
Pas përmbylljës së fjalës së mbajtur para arkivolit lexuar nga z. Ibish Neziri, të pranishmit filluan e rreshtiohen për tu pershendetur më familjën e Agronit e cila doli sikur po na ngushllojn ata ne e jo ne ata.
Ajo që më la pershtypje, krejt në fund, aty në dalje nuk munguan fjalët e traditës çfarë janë tek ne :
,,Jo nuk po ta japi dorën por dola te të thëm që, ti më këta burra të ndalësh në drekë mu këtu afër, ja ku është Restoranti, unë për shpirtin e Agronit do doja ti ndali disa nga larg e tu japi një kafshatë bukë siq jan traditat tek ne“ kështu i prer më tha i nderuari z. jo Bajram por Adem Osmanaj. ( Ishte një lëshim ky te cilin e kam bërë dhe kam dalë me ec Malit.dhe me pas nje miku im më lajmeron ne telefon për leshimin. Ademit i kërkoj falje ).
E di, kjo është hera e dytë që kur nuk po mund të ndalëm, tani për drekë e njëhere ndoshta muaj më parë nuk munda të ndalëm për darkë mik i nderuar Adem. Për këtë rast pse nuk mund te ndalëm, po ndihem shumë keq por shpresoj te me kuptosh dhe lirosh. Humbem kohë derisa e binda dhe më liroj.
Ishin këto vetëm pjesë rrefimi nga kjo ceremoni tradicionalisht Shqiptare edhe pse më dhimbje, varrimi u bë këtu në Zvicër.
Agronit i qoftë i leht dheu i këtij shteti ku veproj e më vonë, eshtrat e tij pushofshin në tokën për të cilën bëri aq shumë .
LAVDI.
Më shumë foto në Facebook:
https://www.facebook.com/xcetta/posts/1808944659125656?pnref=story
Luzern 16.03.2018
Xun Çetta