Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Artikel zur Kategorie: Nga Foto albumi-


Sot, pas dita me Bareshën time, tingujt e muzikës pa i dëgjuar, i ndiente zemra,

 

Bashkë më gruan dualëm në sheti, në kalim e siper, shoqja po relaksohej me tufën e deleve të cilat po kullosnin, ku pa pritmas erdhi treni nga prapa nesh dhe si per qudi ! delët u trembën dhe ikën atje afër Malit. Gruaja u ndie si e merzitur pse i ikën delet më të cilat po relaksohej dhe i thëm :

Po pse shqetësiohësh mori grua ? të iken delët por Dashin e ke këtu, mos u shqetëso. Më pas ja plasem gazit dhe vazhduam…

Në mbrëmje detyrimisht kërkuam këngën e Bareshës kënduar nga Shkëlzen Doli dhe tjetrën nga Nexhmije Pagarusha, dëgjo  VIDEOT relaksohu dhe ti:

https://youtu.be/5ZCSQlnFU7s

Shkëlzen Doli – Baresha VIDEO:

https://youtu.be/y2lHwQYXM6c

Luzern 12.03.2018

Xun Çetta

Publikimi i ditarit të jetës, mund të jetë i vonuar keq ngase njerëzit po vdesin

Të mos i thuash gjërat derisa personazhet janë gjallë , mendoj se ditari dhe pershkrimet e jetës detyrimisht do dalin më të zbehta dhe jo aq më vlerë.

Andaj, është mirë të fillojm e ti zbardhim realitetet politike tani derisa shumica akoma janë gjallë.

Sapo ndodhi fatkeqësia eksplozive në Gerdec, unë shkova atje kontaktova dhe u informova më aq sa premtoj koha dhe aq sa pata mundësinë e hulumtimit.

Ky plak në foto, pasi degjoj më vemendje opinionin tim mbi politikat në Shqiperi dhe kuptoj se, sapo kisha ardhur nga Zvicra , u ndal e më pyeti :

,,Po ti ke jetuar në Shqipëri apo nga e njeh kaq mirë gjendjën dhe politikat këtu ?

Pas pergjigjës time kur i thash se, kam pirë ujin dhe lëngun e politikave këtu vite më parë, ai mori qeleshën e bardhë si bora dhe ma vuri mbi kokë. ..E paske hallall“ më tha plaku…

Është gjall ky plak apo jo një zot e di, por kam një pershtypje të mirë për aq sa më ra ta njoh e dëgjoj.

Në shfletim të foto albumit Ditar.

Luzern 10.01.2018

Xun Çetta

 

Unë në këtë natë feste, pushova dhe më familje festova, as nuk lexova e as komen

Mendoja se është vështirë të mos lexoj,të mos shkruaj e komentoj por jo, unë u kënaqa duke pushuar dhe me familjën time duke festuar.

Urime dhe Gëzuar të gjithëve 2018

Luzern 31.12.2017
Xun Çetta

 

më shumë...

Kënaqësia e shetitjës së kësajë mramje

 Nese vazhdon e bie borë siq ra tani e një orë e gjysmë, neser nuk e di se a do dal në bjeshkë apo jo, besoj se jo, bjeshkë do e kemi këtu. Ah sa kënaqësi solli bora e shpejt në këtë mbramje !!!. Pllëmbë për pëllëmbë, këmbë pas këmbe, hap pas hapi i rash rreth e qarkë këtij rejoni këtu. 

Luzern 29.12.2017

Xun Çetta

më shumë...

Edhe unë, perjetova vehtën duke u servilu !. Pa ty gru qenka vështirë më jetu

  

Tash dy ditë jam më një grip i cili është në ikje e sipër dhe dualëm më gruan për një sheti si dhe për ajr të paster.

Në ecje e sipër më shpëtoj goja e i thash : Pa ty gru qenka vështirë më jetu, çfarë do beja sikur mos te kisha afer këto ditë ?

Jo këto ditë, por tërë jetën ma kthej gruaja. Ah fjalë grash janë këto po mirë e ke ti pasi fillova më sevilizëm ndaj teje, ja ktheva unë.Vetëm katër (4) ditë do dëshiroja të vdisja para teje, vazhdon kjo më fjalët e grave para burrit. Më fal, tash po e di se ke sens me u marr me politikë e jo unë, i thëm gruas. Kështu ja plasëm gazit më të qeshura duke kuptuar seriozitetin e njëritjetrit më ca pjesë humori mes nesh dhe vazhduam në errësirat e Malit.

Luzern 24.12.2017

Xun Çetta

 

Xun Çetta në facebook 16.12.2015 në 7:28.MD KOMANDANTET

 

Më lejoni të spekuloj edhe unë, vetëm më spekulime ia dilet në politikë

Sot pata shumë takime dhe më sukses ato drejt daljës nga kriza politike në të cilën e kanë perplasur vendin tonë. Nuk mjaftuan vetëm takimet dhe konsultat politike, u dash të takohën dhe konsultohën edhe komandant të UÇK-së si rival politik ata.

më shumë...

Tani duke marr materiale nga këtu për botimet e radhës, foto album nga Burgu :

Foto që edhe sot përkujton qëndrimet e mia prej kokëfortësie jo vetëm përball pushtetit por edhe shokëve që nuk kuptuan.

Kjo foto më këta katër gishtërinj për kohën kur isha fotografuar, tek shokët e mi ka pas kuptimin i cili edhe më ka kushtuar, sa më pushtetin po aq edhe më shokë të cilët nuk më kanë kuptuar drejt.

më shumë...

Lamtumirë rini, mirësevjen pleqëri e artë, krenaria mes nesh qoftë e zjarrtë


Kaq pak jetova dhe më kaq fate e fatkeqësi disi kalova, vetëm tani në 61 vjetorin po ndalem dhe më zemër të hapur, dua të te kuptoj e pranoj ty pleqëri, të te pranoj si fillim pleqëri e cila së fundi fillove më mua në shoqëri më hy, por unë nuk të kuptova ty.

më shumë...

29 Artikel (4 Faqe, 8 Artikel pro Seite)