Rrefime

   Sapo publikova artikullin alarmues ,, Një histori e cila donë ndriçuar më shumë,më janë lajmëruar miçë e dashamir dhe nuk munguan  disa qe donë vetëm të më kritikojnë e jo diçka më shumë.  

 Ata pak miq e dashamir kishin arsyet e veta logjike si dhe këshillat më vend edhe pse nuk ma kishin kuptuar qëllimin tim më ato pak fjalë shqetësimi...Ata miq,më shumë pak ndryshime kush në telefon e kush në E.Mail më thonë:

Derisa je marr më emra e mbiemra si dhe fotografitë e atyre emigrantëve,mendojmë se ke mbet borxh ti thuash edhe nga pak fjalë mbi këta persona të cilët e dimë se i njeh mirë dhe ke çfarë na thoni pa u lëshuar në detale...

Për dallim nga miqët,disa qe veç donë të me kritikojnë dhe fusin në panik,në postën elektronike më shkruajnë:

(Ti zotëri derisa je marr më ata emra, ishte dashtë të na sqarosh më shumë dhe të na bindësh se vërtetë i njeh ata e jo veç më shkruar emra të cilët ku ta dimë ku i ke lexuar apo dëgjuar. Kjo na bën të dyshojmë se ti flet vetëm çfarë ke dëgjuar për ta e tani ke harruar krejtësisht).

Ishin këto vetëm pjesë të reagimeve e qe kritikët me tendencë më mirë do ishte ta bëjnë këtë publike si koment në facebook pa më kursyer në gjithë çfarë ju intereson apo do donin të ma thonë ata...Miq e dashamirë i kuptova drejtë por prapë ashtu si hera tjera kam përshtypjen se nuk po kuptohem plotësisht.

Tani edhe pak sqarime shtesë :

Izlam Miftari (Berisha) ishte një emigrant nga Shqipëria e vendosur në Gurrakoc afër Istogut ku pushteti i atëhershëm i kishte dhen një shtëpi të vogël dhe aty afër ishte i strehuar edhe Sejdi Shyti-Hamza e Hasani.

Sejdiu si më i vjetri prej tyre ka vdekur më herët, Izlami pak vite para vdekjes ka emigruar për në Amerikë, Hamza po ashtu për Amerikë derisa Hasani nëse nuk gaboj ka emigruar në Shtetet Skandinave apo Belgjikë.

Izlam Miftarin e mbaj mend kur isha fare femi si dhe deri vonë e kam dit si plak i shtëpisë sonë,pra rrinte tek ne në dimër e verë më pauza të herë pas hershme kur e qonim me qerre kuajsh për në Gurrakoc. Vonë kam filluar ta kuptoj realitetin se Izlami nuk është plak shtëpie por emigrant nga Shqipëria i strehuar në Gurrakoc, Izlami,siç i tregonte babit tim ai i kishte bërë ca vepra për të cilat e pret litari në Shqipëri e kryesisht ishte një Zogist i tmerrshëm për të mos thënë faktin se për herë të parë aty kam filluar të di dallimin Zogist-Enverist...

Izlami kurrë,ilegalisht e as në rrugë legale,nuk ka dal në Shqipëri dhe të kthehet prapë në ish RSFJ. Mbaj mend kur tregonin prindi,axha dhe vëllai im se si një ditë për diell,në bjeshkët tona marrin kalin dhe i shtrojnë një postajë deleje mbi samar,e hipin Izlamin plak dhe drejt e në majën më të lartë të bjeshkëve tona siç quhet ,,Maja e Çetës”. Nga atje po të shikosh drejtë Shqipërisë shiheshin fushatë shqiptare,kuptohet në largësi të madhe por se dihej kufiri i cili ndante tokat tona. Aty më kujtohet kur than se: Izlamit plak,i ishte mbushur faqja për plotë pika loti dhe pas një pushimi u kishte thënë se atje kam lënë Tropojen dhe dy gra nga ku atë ditë e sot nuk di çfarë ka ndodhur.

Duke u rritur kam filluar e kuptoj realitete të reja dhe më kujtohet kur Izlami plak më tha: (Xun Shala,nip Berishe aty tutje s`di çfarë bëhet). Edhe sot jo rrallë disa ma thonë këtë duke e kujtuar edhe Izlamin.

Historia rreth Izlamit për mua mësohet më tej kur hapet Shqipëria dhe kontaktoj më njerëzit e tij ku edhe kam marrë foton e tij. Këto pastaj janë histori te reja...

Për dallim nga Izlami,Bajram Rexha ( Ahmetaj ) nga Zabllaqi fshat fqinjë komuna e Istogut ,për dekada më radhë emigrant në Shqipëri. Ky për dallim nga Izlami,disa herë më detyrë të shërbimit të sigurimit të Shqipërisë është gjuajt si diversant siç quheshin atëherë në ish RSFJ. Historinë e Bajramit e kam mësuar aq shumë,aq në detale dhe më besim të madh në mua sa nuk ka si më mirë kur më rrëfente për gjitha ato aventura në të cilat e kishte futur shteti i cili për kaq vite më radhë e kishte mbajtur në ankth se po e kthejnë sot apo nesër për në RSFJ nëse nuk pranon të vihet në shërbim të sigurimit të shtetit Shqiptar.

Pse ka emigruar njëri e pse tjetri,pasojat pozitive dhe ato negative të këtyre lëvizjeve janë pjesa tjetër e rrëfimeve për kohën e cila po thonë se nuk bënë të thuhen tani a unë do doja të mos tolerohet si heshtje kaq gjatë.

Tani kam edhe shumë emra tjerë emigrantësh të dy anshëm si dhe historitë e tyre për ti zbardhur për aq sa kam mbledhur të dhëna,mendoj fakte të cilat nuk mund të mos preken e besohen. Kamë një intervistë bruto në video që nga viti 1991 po ashtu nga një emigrant nga Mitrovica e Kosovës i cili rrëfen në variantin e vet duke fol edhe për shumë emra tjerë duke filluar nga Dervish Shaqa,Qerim Uka,Brahim Rexha,Sali Shatri,Shaben Braha e shumë e shumë emra tjerë.

Kam intervista tjera audio të cilat donë zbardhur,kam përvojat e mia personale çfarë përjetova në Shqipëri sigurisht tepër të mira fillimisht dhe po aq të liga në prag të trazirave 1997 etj...

Kam fotot nga Takimi i Shaban Brahes me motrën siç u tha për herë të parë pas kaq vitesh,por mendoj se nuk ishte takimi i parë 1991. Kam sqarimet shtesë se si u bartë shtypshkronja e LPK-së nga perëndimi në shtëpinë e Shaban Brahës si dhe çfarë ndodhi më pas, Kam foton ku personalisht vizitova shtypshkronjën e LPK-së në Bil –Biene në objektet e shoqatës Pjeter Bagdani 1991. Kam e çfarë nuk kam,por mungon gatishmëria e tjerëve për ti zbardhur gjitha këto e sa e sa fakte tjera fotografike e filmike .

Pra lexuesi i nderuar le ta kupton njëherë e mirë realitetin se nuk flas e as shkruaj për gjërat që nuk i kam të argumentuara me 11000 argumente. E di se ishte e tepërt ta them këtë por gjërat kanë shkuar më larg se sa pasqyroj tani.

Miqësisht Xuni.

Luzern 23.03.2012
---------------------------------------..
Komentet:

Galan Mehmetaj Bajram Rexha,i dënuar me vdekje nga Jugosllavia,për dhjetëra çetnik te vrarë nga ai,një burrë i zgjuar dhe i zoti,aq i mençur sa arriti ti shpëtoj te dy regjimeve.
-------------------------------------..

Xuni 24.03.2012.

Galan,në detale të përshkrimeve nuk lëshohem nga fakti se kohët janë shumë të këqia,por se Bajram Rexha ka qen burrë i pa shoq dhe i kompletuar me gjitha adutët e një burri,kjo nuk ka si të mos kuptohet si realitet. Përjetimet e tij çfarë i kaloj në Shqipëri kanë qenë të rënda e kryesisht presionet më kercnime se po nuk punove me shërbimin tonë ne te kthejmë atje ku ke vrarë serb. Dihet se në atë kohë është vrarë kryeçetniku kaluar Milloshit për kohen atëherë.

Ajo çfarë dua të zbardhet është pasoja,e mira dhe e keqja kur ato grupe po hynin në Kosovë dhe kush i kontrollonte ato ?. Pra dy shërbimet kanë luajt me ndjenjat e burrave siç ishte Bajram Rexha e shumë burra tjerë si ai. Nuk ishte Bajrami person e shërbimeve në kabinet por detyrimisht në dimër e verë i është dashtë qe më kokë në strajcë siç thuhet një fjalë ta kalon kufirin si më keq dhe më frikë se a po vritet sot a nesër ashtu siç janë vrarë shumë emra tjerë,pra vetë dërgoj dhe vet vriti. Jam i pa forcë të i them gjitha çfarë ju ka ndodh burrave më të mirë të këtij vendi.