Rrefime
Nga Foto 1. shumë nga ne rrethi i Istogut dhe i Pejës mund ta kemi në kujtesë emigrantin e pas luftë së -II-botërore nga Shqipëria i strehuar në ish RSFJ .plakun Izlam Miftari (Berisha) bashkë më bashkëfshatarin e tij nga Tropoja po ashtu emigrant i strehuar në ish RSFJ .

Foto 2. Shumë nga ne rrethi i Istogut dhe Pejës mund ta kemi në kujtesë emigrantin e pas luftë së -II-botërore nga Ish Jugosllavia për në Shqipëri z.Bajram Rexha (Ahmetaj) nga fshati Zabllaq komuna e Istogut. Në foto: Bajrami bashkë më Xunin Tiranë.

Foto 3. Hamëz Berisha më të bijtë po ashtu ish emigrant nga Shqipëria i strehuar në ish RSFJ,aktualisht në SHBA. Foto :vizita në Laç 13.08.1992.

Historia e tillë më emigrant të ndërsjellë ishte anë e këndë Kosovës dhe gjithandej Shqipërisë për plotë 50 vite e qe pjesërisht politika e këtyre lidhjeve po vazhdon edhe sot.

PS:

Ishin këto,vetëm si paralajmërim dhe thirrje e kujtesës për të mos i harruar si dhe për ti shoshitur tutje këto ngjarje që më në fund ta shohim se kush pse iku dhe çfarë veproj...

Ka kuptim të veçantë fakti se si SHBA,në prag të vdekjes,fare në pleqëri,mori dhe strehoj atje plakun Izlam Miftarin(Berisha) bashkë më Hamzën...


Luzern 22.03.2012.


Xun Çetta.

 

Komentet:.

 

Dedë Musë Martini Hajdari:

 

Je  i pa zëvendësueshëm o irredenist XUN QETTA. 

 

--------------------------------------.

 

Besnik Lajqi Rugova 

 

Foto shume e bukur me e pa Xun djali. Por shumica e tyre kanë pas përfundua si bashkëpunëtor te udb-s. Kanë ardhur ne kullat tona kanë lyp konak duke mos e dit se kush janë. I kanë shti flamurat nen jastek duke mos e dite i zoti i shtëpis. Te nesërmen janë ardhur udb-ja i kanë burgos e maltretu. Nuk them per këta qe janë ne foto por i kam njoh shume nga këta emigrant te shqipnis ne ato vite. Ka pas njetë te ne njëfarë Martini një kohe të gjatë e kur ka ik se nuk kishte shtëpi. Kur i shtinë mahskujt tone ne burg. Matini,gradijan i burgut atje. I thonë këta tonët. O Martin ndihmona me naj ushqim me na pru apo najë veshë mbathje. Martini qe te tregohet shërbëtorë ma i mirë i udb-s ju merr edhe ato qe i kanë pas. E pyesin pse o Matrtin Oroshi kështu ? ne te kemi majte me muaj të terë të kemi ushqyer. Ajë ju përgjigjet : EHHH KUSH JU KA FAJ QE JU JENI BUDALLËNJ. UNË SHKOJ SIPAS LIGJES LIGJJA ME THOTE SA MA SHUME TURTURA PËR JU .UNË E ZBATOJ LIGJIN ME RREGULLSI PËR ATË JAM KËTU NE KËTË DETYRË. Xun shumica e këtyre kanë përfunduar ne kampet e Beogradit dhe kur janë shtrydh si limoni i kanë hidh ne Itali ne llogore te Italisë ku me ka ra rasti të jem edhe vet aty,ti shoh .Nuk kanë pas mundësi me pas banim ne Kosove nëse s`ka qen bashkëpunëtor i sjellshëm i tyre pra i udb-s. Të përshëndes.

 

 

 

----------------------------------------------.

 

Xuni 24.03.2012—

 

 

 

Dedë,më kanë thënë irredentist i pa përmirësueshëm,tani ma ndryshove më :I pa zëvendësueshëm-----Besnik,ne nuk kemi përjetuar aty për aty nga askush e larg mendsh nga Izlami e lere më të na ketë bërë dhe ta kishim prezent. Historia në vazhdim ,e percjell njeriun dhe nuk bëhet vonë . Vitet kaluan Izlami iku për Amerikë dhe pas pak vdiq,por kur erdhi radha e ndryshimit të historisë 1981 pa e prish shpirtin në Izlamin, pushteti mua më vëllain dhe babën na zgjodhi për kurban,madje shumë keq. Më vështirë ishte për babën tonë plak të cilit ja larguan popullin për në forma publike,e izoluan tepër keq dhe e lanë duke vrapuar  rrugëve  pas nesh sa një vizitë mua sa Muratit andej. Kjo ishte e rend dy here për Babin tim plak i cili e kishte përjetuar burgun në rini,pastaj ja kishin vrarë vëllain në kullën e Popit në Istog dhe më pas në vend se ta kalojnë dhimbjen e humbjes së vëllai në shtëpi ,atë e kishin larguar duke e quar ushtar dhe dihet pastaj jeta. Po këto ditë parasë ti pushkatohet vëllai ,vjen një bajloz nga Tropoja , jo Izlami por një tjetër, e han bukën dhe pinë ujin e ftohtë qe kishim në oborr,thonë pleqt se na i dha ca shenja për fatkeqësinë qe po donë me ndodh dhe sapo ka shkuar jo plot dy,tri dit pas,pushkatohet axha im pra vëllai i babës. Besnik ka hekë keq baba e jo unë,vëllai e tjerët si ne. Ti kujtojmë këto për prindërit tonë është pa mundur të mos qash si femiu dhe sa më shumë e kujtojmë kohen e tyre aq më shumë freskohet plaga. Bajloza nga Tropoja më janë gjet edhe 1997 një histori kjo e pa përshkrueshme por kurrë të përgjithësohen fiset,krahinat etj. Tropoja ka pas,ka dhe do ketë burra të përkulësh para tyre.