Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Arkivi i mbyllur,dosjet që nuk hapen, jan vdekja ime

Nga shtypi


Krimin dhe kriminelët po i zbulon populli, politika edhe sot vazhdon ti mbuloj ato.

Lexo arkivin,, Express E martë, 28 mars 2006“

FUNDI I LUFTES SE FTOHTE

 

Për herë të parë, ndoshta, që nga viti 1945, takohen serbët

dhe shqiptarët buzë bregdetit shqiptar. Në Golemin e Durrësit.

Durrës, 27 mars 2006

 

Kush ka menduar se serbët dhe shqiptarët do të ulen në bregdetin e Durrësit për të biseduar të ardhmen e Kosovës. Gati askush. Besimi ka

qenë i humbur kurse ftohtësia serbe me Shqipërinë ka qenë e shprehur deri në shpërfillje. Ka qenë më shumë se guxim për serbët e Kosovës që të shkojnë në Durrës dhe atje të bisedojnë për të ardhmen e tyre. Është

 

guxim edhe qytetar edhe politikan për secilin nga ta. Megjithatë, një

takim i tillë ndodhi. Kësaj radhe i ndërmjetësuar dhe i bërë nga

Veton Surroi, kryetar i Ora-s.Takimi i Këshillit Konsultativ për komunitetet në Kosovë mblodhi Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Lutfi Hazirin, i cili

qartësoi se qeveria e tij është për pavarësi të Kosovës, duke garantuar

të gjithë parametrat demokratikë dhe instrumentet për mbrojtjen e minoriteteve. Pjesëmarrjen në takim, por edhe tashmë në institucionet e pavarura të Kosovës të përfaqësuesve serbë, Haziri e komenton si zhvillim të kënaqshëm pas një periudhe të ftohtë. Sipas tij, primare mbetet gjetja e mekanizmave efikase për respektimin e të drejtave të etnive që përbëjnë mozaikun kosovar dhe jo reagimet ekstremiste. Duke e cilësuar pjesëmarrjen e delegacionit serb si mjaft të rëndësishme për mbarëvajtjen e takimit, Haziri shtoi gjithashtu se kjo përbën një vullnet të qartë për afrimin e segmenteve të politikës kosovare. "Mesazhi që përcjell

takimi i Golemit është afrimi i autoriteteve politike të Kosovës", u shpreh zv/Kryeministri kosovar pasi "qasja e faktorëve politikë etnikisht të ndryshëm është një garanci e madhe për respektimin e standardeve

të minoriteteve. Në një Kosovë të pavarur të gjitha etnitë do të garantohen nga mekanizma mbrojtëse të cilat do të hartohen bashkarisht". Sipas Hazirit, takimi i përfaqësuesve të etnive në Kosovë në

Durrës, jep mesazhin se autoritetet politike përfaqësuese janë të impenjuara për një Kosovë demokratike, ku grupet etnike do të trajtohen në mënyrë të barabartë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Lutfi Haziri, pas

përfundimit të seancës së parë të këtij takimi u shpreh se "në takim po marrin pjesë përfaqësuesit politikë të etnive, çka tregon se bashkëpunimi ekziston dhe është i sigurt". Haziri vlerësoi pjesëmarrjen e përfaqësuesve të pesë partive politike serbe të Kosovës në këtë proces, pas gjendjes së krijuar kohët e fundit lidhur me angazhimin e tyre. Ndërkohë edhe deputeti i Kosovës Sabit Rrahmani, përfaqësues i komunitetit Ashkali,

u pozicionua përkrah qeverisë kosovare, për pavarësi dhe mbrojtje

të minoriteteve. Sipas tij pak a shumë të gjitha pakicat etnike joserbe po vijnë drejt të unifikimit të pozicionit të tyre në këto bisedime, që është edhe qëndrimi i Prishtinës zyrtare.Takimi, i organizuar nga Qeveria

e Kosovës dhe Qendra Evropiane për Komunitetet dhe Standardet, do të diskutojë për çështjet me të cilat përballen komunitetet në Kosovë, përfshi atë të decentralizimit. Nga ana tjetër, lideri i serbëve të Kosovës Oliver Ivanovic është shprehur se pala e përfaqësuar prej tij do të kërkojë garanci afatgjate për stabilitet dhe për të drejtat e serbëve në Kosovë.

Të gjitha grupet e përfaqësuara kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë

për një efikasitet të zyrës për kthim dhe komunitete sepse deri më tash zyra në fjalë nuk ka realizuar as për së afërmi projektet e propozuara.

Duhet një qëndrim tjetër, kanë thënë pjesëmarrësit, duke shpjeguar

paaftësinë totale të kësaj zyre. Në takim edhe Goldberg Në takimin e Këshillit Konsultativ marrin pjesë 30 të ftuar, pjesë e shtatë delegacioneve të përbëra nga shqiptarët e Kosovës, serbët, romët, turqit, boshnjakët, shoqëria civile dhe ekspertët ndërkombëtarë. Konferenca po kryesohet nga intelektuali dhe politikani Veton Surroi. Pala shqiptare përfaqësohet

nga Veton Surroi, Lutfi Haziri dhe Ylber Hysa. Pala serbe përfaqësohet nga

Lideri Oliver Ivanovic kryetar i partisë "Lista serbe për Kosovën dhe Metohinë" dhe nga shtatë deputetë serbë në Parlamentin e Kosovës. Delegacioni i Ashkalive kryesohet nga Zylfi Merxha deputet i partisë "PREBK". Në përbërje të tij ndodhen edhe deputetët Sabit Rrahmani,

Xhevdet Neziraj dhe Belim Hoti. Shoqëria civile përfaqësohet nga intelektualët Bashkim Ibishaj dhe Besnik Abdosaj. Për minoritetin

turk do të prononcohet deputeti Mahir Jakxhillar, ndërsa për palën boshnjake Numan Baliç dhe Sadik Idriz. Të ftuar janë edhe disa ekspertë të "ECMI" (Qendra Europiane për Minoritetet dhe Standartet). Figura më në zë është profesori i së drejtës ndërkombëtare dhe ish këshilltar i delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë, gjermani Mark Velley. Konferencën e frekuenton edhe ambasadori amerikan në Prishtinë

Philip Goldberg.

( Xuni :E çka tani pas dhjetë vitësh ? )

Arkivi i mbyllur,dosjet që nuk hapen, jan vdekja ime

Ripublikim Luzern 24.08.2016

Xun Çetta



Arkivi i mbyllur,dosjet që nuk hapen, jan vdekja ime

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.