Politikë
Një temë kjo të cilën e trajtoj ekskluzivisht për vehtën time si përgjigje disa miqëve të cilët ma thonë kritikën si dhe shumë të tjerëve të cilët nuk ma thonë atë, por nuk lëjnë gjë pa perfolur mbi qendrimet e mia,, të ashpra, madje të pa perballueshme“ siq thonë ata.

Do dukëm si i revoltuar në këtë reagim sqarues, por jo, jam shumë i qetë  dhe i motivuar të shkruaj e sqaroj mbi kritikën si vlerë univerzale për jëtë e cila duhet avansuar e jo të vdes.

Këto ditë, mora ca kritika të buta nga miq e dashamir të cilat në një mënyerë, ma konfirmuan atë çfarë ma sjellin informacionet nga pikat kah i kam. Këto, tani i bashkoj më shumë vërejtje tjera vite më parë, nga miq e dashamir të mij dhe perpjekjeve tona.

Kjo është arsyeja e shkrimit tim ku dua të sqaroj për ata të cilët, në mos sot, neser do të më kuptojn edhe kur mund të bëhet vonë.

Këto ditë, si në koordinim mora dy mesazhe private, njëri verbalisht per mes telefonit derisa tjetri drejtperdrejt në komunikim mbi situatën aktuale në vendin tonë. Që të dyja, si verejtje mi vertetojn informacionet që kam ku siq u tha më lartë, thuhet se : ,,Qendrimet e Xunit janë të ashpra, madje të pa perballueshme për kohën“

(Je pak tepër kritik dhe nga kjo,njerëzit ti bind kundershtari duke vënë dilema se si Xuni po sheh e shkruan vetëm zi për vendin tonë) Edhe këtë ma tha miku të cilit i besoj shumë !!!.

(Zbute kritikën, mundësisht mos lako emra, fali ata të cilët nuk të kuptuan dje kur ishte koha, mos u largo nga ata të cilët më emision nuk duan, nuk guxojn të te kuptojn sot. Vetëm kështu mund të jesh më i arsyeshëm e më me ndikim si dhe kështu i ruan vlerat tua të krijuara më kaq mund e sakrifica)  Edhe kështu, tash sa muaj ndoshta para një viti, më kishte thën një miku im krejtësisht dashamirë i vendit tonë dhe qështjës kombëtare.

E di miq e mikesha të nderuar/a se këtu ka diqka realitet aq më shumë kur verejtja vjen nga njerëz të besueshëm, por arsyeja e qendrimeve të mia kritike vazhdon të jetë prioritet. E rëndë kjo për mua por tjetërsimi im mund të jetë akoma më i rëndë.

Unë jam bindur në faktin se, Bjeshkë e madhe paska qenë çlirimi i vendit, madje më e madhe se Gjeravica e Kosovës më 2656 metra lartësi mbi detare si dhe më e lartë se Korabi, mali me i larte ne Ballkanin tonë të trazuar, por pas çlirimi i vendit drejt synimeve tona, mjerisht po më del po si Bjeshkët e Himalajës. Pse ndodhi kjo, kush është fajtori, pushtetarët të cilët u dëshmuan se prioritet kishin pushtetin apo servilët e tyre të cilët i bënë të dukën ata sikur po bëjn për vendin ?.

Nuk e di sakt cili autor, por më dukët është shprehje popullore në Afrikë, pa e cituar tani po e parafrazoj ku thuhët:

(Mos e zbardh askë me lavde krejtësisht, leri ca pika të zeza sa të kesh ku tja fillosh më e nxi si dhe mos e nxij krejt zi pa i lënë ca pika të bardha nga ku mund të fillosh më e zbardhur).

Kjo është thënja më kuptimplote në poplitikë e kryesisht në vendin ton aktual ku njerëzit ndërrojn partitë politikë ,shijet për liderët e tyre si dhe qendrimet sipas interesave personale dhe urdhërave që marin.

Kritika e arsyeshme dhe plot agumente, i gjalli i vdekur i cili nuk pranon e as nuk jap kritika, i vdekuri i gjall i cili la vepra dhe vlera në kundershtim të së keqës , janë faktor për jetë e mot të cilët, jetes i japin kuptim, e gjallërojn jetën dhe historinë e një populli.

Kur 1100 të mira të vendit tonë varën nga 50 të këqijave të cilat perfaqsojn vendin ! aty nuk mund të thëm se është mirë…Vendi ynë, aktualisht është në këto pozita, andaj unë nuk po mund të ndihem mirë dhe njëkohësisht nuk po mund të heshti të nderuar/a miq e mikesha. Kjo është ajo pse për disa, qendrimet e mia dukën të ashpra, madje të pa përballueshme tek anti kritikët tonë në sherbim të pushteteve.

Politikan e politikane të pushteteve në dekada të vendit tonë, më kanë kuptuar në vazhdimësi dhe më kuptojn edhe sot aq më leht kur rri, kontaktoj dhe trajtoj problemet e vendit më ta, andaj nuk perballën më kritikat e mia publike. Do doja që sot të më kuptojn gjithëata të cilët po e vuajn gjendjën në të cilën kanë sjellur vendin tonë.

Edhe unë nuk ndihëm bash mirë kur kritikoj dhe zbardhi të ligat çfarë po i ndodhin vendit tonë, por nuk i japi vehtës të drejtë të heshti dhe mos i thëm ato. I thëm ato të cilat nuk na falët po ti heshtim por edhe i heshti ato të cilat nuk duhën thënë shtruar e pa efekt pozitiv.

Edhe fëmiu, duhët gjetur formën si ti thotë dobësitë e prindit por nuk duhet ti thotë pa takt të cilat mund të krijojn efekt negativ tëk prindërit si Psh :

Nëse një Nënë apo Baba ka të meta në komunikim efikas e më ndikim tëk femiu dhe ka lëshime në mirëmbajtje të shtepisë, të kuzhinës etj, kjo nuk do të thotë se fëmiu apriori duhët thënë Nënës: ( Me ditë se ma qet fati një grua si ty Nënë, dhe të hjeku siq ka hjek babi më ty, unë nuk do martohesha kurr) Jo, kjo nuk është forma e kritikës pozitive, ashtu siq unë, nuk kam të drejt morale të thëm se, me pas ditë se vendin tonë e sjellin në këtë gjendje, kurr nuk do kisha bërë për çlirimin e tij. Ky do ishte krim e jo kritikë.

Njeriu duhet të ketë kujdesë dhe të prodhoj mendime e idie të duhura për kohën dhe momentet pa dallim kuptohet drejt apo jo, i tillë duhet të jetë njeriu, mundësisht deri në frymën e tij të fundit të jetës tij. Këtu nuk ka moshë, por ka vlera dhe jo vlera të jetës aq sa jeton njeriu. Sado i moshuar njeriu, nese prodhon idie dhe formulon mendim të duhur, ai nuk është për vdekje të cilës duhë ti gëzohemi, ashtu siq, sado i ri dhe pa ide e mendime, njeriu është gjysëm i vdekur.

Më në fund, ky jam unë, i hapur për ti pranuar kritikat dhe ti japi ato në të mirën tonë si shoqëri.

Luzern 02.07.2016

Xun Çetta