Ka kohë që kur alarmohët opinioni për politikat dhe fatin kah po e qojn Kosovën.Ta lëm për pak ,,Betejën e Kosovës“si festë Serbe, ti kthehëm Betejës së Kosharës e cila po ashtu, po shkon drejt fatit të Lazarëve të rinj në Kosovë.
Alekasander Jabllanoviqi shkoj edhe pertej fyerjeve verbalisht ose më gojë të Nënave Shqiptare, ai sot ishte në Koshare ku ka vënë kurorë për ata siq i quajti ai “heronj të Serbisë” të cilët u vranë në fronte lufte përball UÇK-së 1999.
Si sekretar shtetëror në Ministrinë për Punë dhe çështje Sociale, ai sot, për herë të parë pas kaq vite pas lufte ka vendosur kurorë në shenjë nderimi të te vrarëve paramilitar serb në këtë vendluftim siq njihet ,,Beteja e Kosharës“.
Mes tjerash në fjalën e tij aj thot: “Sot jemi këtu, në vendin e nderit të atyre 108 dëshmorëve që ranë në mbrojtje të atdheut tyre”, kështu mes tjerash lexojm të ketë cituar gazeta e Beogradit “Politika”.
Ju lutem, a ka njeri i cili më tregon kah po shkon Kosova, lufta e UCK-së dhe pavarësia e vendit tonë ?
Ju lutëm, mos u ngritni kunder Jabllanoviqit ngase e madhëroni atë, ngrituni kundër atyre që bashkëpunojn më të dhe e donin që ta kenë dhe mbajn edhe në Qeveri.
Dëshmorët, heronjët tonë të Kosharës në krye më Salih Cekun dhe Agim Ramadanin, që sot, institucionalisht u vranë për herë të dytë, pra tani pas 17 vite të quajtur pavarësi.
O zot ku je, njerëzit e rezistencës kanë vdekur, kush të besoj më në zotin ?
Luzern 28.06.2016
Xun ÇettaKomentet:
Naz Shatri : Ska diskutim kur qeni i keq ta sjell ujkun ne torisht, ska fjal. Kjo qeveri dhe ish qeverit e Hashim Thaqit po e kthejn Serbin në Kosovë.
Burim Januz Blakaj : I kemi 46 mij ''veteran'' skemi nevoje te brengosemi fare si dhe nje qeveri te ''mrekullueshme'' jemi shume te ''sigurt.
Naz Shatri : Nese nuk u ndalet turri shumë shpejt do rikthejn Kosoven ne juzhna pokraina serbije. Hashimi, Kadri veselica dhe Isa qyqja.
Qazim Hatixhe Zeqaj : Xun Daja, më me randesi është ta anashkalojm luftën e FARK-ut se sa veprimet e Jabllanoviqit .
Isuf
Qetaj : Xun
Çetta, vetem një nuk pe e kuptoj, pse po ju befason fakti qe shkijet jane
shkije. Vet fakti se Jabllanoviqi gjate rruges qe te mberrije ne Koshare, ka
kaluar rrugeve me emertime e flamuj shqiptar e ban edhe me madheshtore luften
tone ne Koshare.
Humbjet e medha qe i ka pesuar ushtrija serbe ne Koshare dhe pranimi i ketyre humbjeve nga pala serbe, na shton krenarin qe e kemi per Komandantet dhe bashkluftetaret Deshmore te Koshares
Driton Hetemi : qka leshin kem me than. neve shteti i kosoves jo 1 her. apo 2 her. por pona fyen vazhdimisht. Na si familjar te deshmorve jena lodh prej papergjegjesis te politikanve tan.
Ismet
Hajrullahu : Kjo
qeveri e shpifur titiste eshte si ai qeni i keq që ta sjell ujkun në torishtë!
Alush
Kajdomqaj : Te
lumt miku im i nderuar shumë, shumë shkrim me vend dhe kohë.
Siq thote ajo anekdota popullore"Kuku, kuku per
katundin qe o mbet ne duar te Hasanit". Me siguri babai i juaj ua ka
treguar këtë anegdotë sepse unë nga ai e pata mësuar. Të pershendes dhe pushime
te mira. Rrespekt
Rexhe Kelmendi : Pikante , po kujt me i thene se qeveria dhe parlamenti jane vene ne sherbim te Serbise , kurse populli nuk ka gojë dhe është i lodhur nga varfëria e skajshme , kurse Shqiperia është gjithmone ne luftë me vetveten se kush ta marre pushtetin ... Jabllanoviq mind te shkoje anë e kënd Kosovës pa frikë e pa pengesa sa te jete kjo Qeveri e shitur dhe e paskrupullt ...