Politikë
Asnjëhere nuk ka ndodhur, nuk ndodh sot as neser që një nacionalist real dhe pa fasadë falso nacionalizmi, të pendohët për ato vlera, për atë edukim dhe percaktim të tij të vetkontrolluar nacional në mënyerë që, ta do popullin e vet dhe mos urren tjetrin…

Nacionalizmi i individit brenda këtyre kufive, kurr nuk ka qen i demshëm për njerëzimin e aq më pak për popullin e tij.

Kam shkruar disa herë mbi nacionalizmin e vetkontrolluar dhe vlerat e tij për njerëzimin në tërësi ku edhe kam elaboruar realitetin sesi, nacionalizmi i kësajë natyre edukimi, nuk shkon në luftë as në mos marrveshje konflikti më nacionalizmat e tjërë popujve nese edhe andej ka vetëkontrollë nacionalizmi frenues që të mos kalojn kufirin dhe futën në shovenizëm ku pastaj gjithë çka, edhe mund ti kushtoj popullit të tyre dhe njërëzimit në tërësi.

Tani, nuk po barti linke si veproj nganjëhere dhe ta shohim se, ku dhe kur kam shkruar për fenomenin nacionalist. Lexuesit e rregullt e din dhe u kujtohën momentet kur më është dasht që, pa tjetër tu terhjeku verejtjën nacionalizmave falso të cilët filluan e vlojn, pse jo edhe ta kompromentojn nacionalizmin e vetkontrolluar më shekuj në popullin tonë.

Këto ditë, mjerisht, prap perjetova shperfaqje të nacionalizmit falso deri në neveri, më çka kompromentohët nacionalizmi real dhe edukativ në shekuj i popullit tonë.

Duke debatuar mbi daljën e Vojsllav Sheshelit nga burgu dhe polituikat e mundëshme në prapaskenë që ta ndezin situatën në Ballkan, u tha e çfarë nuk u trajtua aty. Pas gjitha atyre debateve, pati të atillë që me than: Ti Xun, ke qen dhe po mbetesh nacionalist në brendi por shumë i butë dhe kundershtues i veprimeve nacionaliste ! kjo na bënë të mendojm çfarë ka ndodhur më ty ?. Më fal, thot ai, por beso, bab, gjysh e katragjysh më kanë mësuar se si ta urrejm shkaun !!!.

Po ndalëm tek e fundit se si babë,gjysh e katragjysh te paskan mësuar si ta urresh Serbin, kështu fillova e po i thëm unë.

Vetëm Gjyshën time ndjesë patë, e cila ka vdekur pak ditë, ndoshta muaj, pasi kam rënë në burg 1981, që në femini e deri në ditët e vdekjës sajë, rregullisht e kemi dëgjuar të thot: Ah Serbi o Serbi, sot a neser të dalt flaka ashtu si na djege shpirtin…E thoshte në vazhdimësi Gjyshja plakë këtë, por jo se na edukonte në këtë frymë urrejtjesh, e thoshte e gjora, ngase i kishin pushkatuar djalin e sajë  Brahimin aty tek Kulla e Popit në Istog, kullë famëkeqe dhe e njohur kjo.

Prinderit nuk na kanë edukuar të urrehet populli Serb, por mos ti besohët leht atij dhe të urrehet armiku pa dallim Serb, Malazez, Maqedon, Grek a çfarëdo nacionaliteti tjetër i cili persekuton popullin dhe të drejtat tona si komb.

Ne, për kaq vite shekujsh në robëri dhe pa u ndalur kundër pushtuesve, asnjëhere nuk ka ndodh ta kemi sulmuar më exploziv apo lëndë tjera eksplozivi qoftë një sallë tubimesh Teater, Kino, Shkollë,Shtepi kulture, stacioni hekurudhor apo  autobusash e të ngjajshme. Pse ? për arsye se nuk jemi edukuar të urrehet e as vritet një popull, njerëz të pafajshëm, pa dallim pse politikat e atij populli ishin polituika pushtuese, terrori mbi popullin tonë etj.

Kështu, më këto fjalë ju përgjigja ,,nacionalistit“ ( nacionalist falso i cili nuk fshihej dot) dhe po kështu dhe më këto fjalë ja konfirmova edhe njëherë se, pse jam kaq i butë dhe kundershtues i veprimeve nacionaliste të tipit tij.

Krejt në fund, kujdesë nga nacionalistët më porosi dhe varrmihës të nacionalizmit edukativ e më traditë të popullit tonë. Kujdesë, fanarin më vehte në këtë rrugë shekujsh e cila po vazhdon po edhe pasqyrën ta shohësh vehten ku po gabon.

Luzern  04.05.2016

Xun Çetta