Politikë


Albulena Haxhiu: Deputetë të LDK-së, mos shkoni në seancë, bëjeni këtë për vendin dhe qytetarët që ju votuan! 

 

Deputetja Albulena Haxhiu ka postuar në faqen e saj në facebook këtë status:

Të dashur miq e mikesha,


Dita e nesërme është vendimtare!
Është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme që të mos lejojmë bërjen e Thaçit president, është jetike! Është e rëndësishme që sheshi nesër ne orën 10:00 të mbushet e stërmbushet me gra e burra, pa dallim. Le t’i tregojmë këtij njëriu që i ka sjellë kaq dëme Kosovës, që nuk mund të na përfaqësojë! Le të ja shuajmë njëherë e përgjithmonë ambiciet e sëmura për të na përfaqësuar.

P.S. Deputetët e LDK-së, le të mendojnë për premtimet që ju bënë qytetarëve. Le t’i lënë hipokrizitë. Shkuarja e tyre në seancë, është votë për Thaçin. Mos shkoni në seancë, bëjeni këtë për vendin dhe qytetarët që ju votuan!

Komenti im:

Xun Çetta : Këta po ja bëjn ashtu si PDK e cila kundershtonte Rugovën pse po bënë flamur shteti dhe një himn të mirë shtetëror si : ,, Kur ka ra Kushtrimi në Kosovë „ a në anën tjetër vet nuk ndermerrnin asgjë, bash asgjë, ata ishin pa ide në të njejtën kohë kur donin ta shpallin shtetin !!! Kjo si pasojë, at-hok, na dhuroj këtë flamur shteti më të cilin u mësuam disi, por jo të mësohemi, jo ta njohim dhe të kuptojm diqka nga himni i Kosovës i pa kuptimt për ne.

Kjo për mua ka qenë e pa kapshme atëhere ashtu siq tani nuk po i kuptoj këta të cilët më argumente, nuk e dojn President Thaçin por jo edhe ta kenë dhe ta pergaditin kunderkandidaturën në marrveshje të bllokut Opozitar e ndoshta edhe më pjesën jo të vogël të LDK-së, deputet ata të cilët nuk e duan Thaçin President.

Le të mos futen në sallë për të votuar e as prezantuar kunderkandidaturën e tyre, por se do duhet të pergaditën, ngase mandati Presidentës Jahjaga  po i skadon, kjo mangësi e opozitës sigurisht se nuk do koment, pa dallim se a vazhdojm më sistem parlamentar apo presidencial për ta zgjedhur të parin e vendit.

Nuk dua të besoj në asnjë opozitë e cila bashkohët për rrenimin e Qeverisë parase ta kem projektin e bashkimit opozitar deri në ndarje të pushtetit tyre. Pervojat e hidhura ma kërkojn ta di këtë dhe ta kem vehtën të informuar mirë se si do shkoj puna pas ndryshimeve.

Unë nuk dua ta besoj, se neser  në Prishtinë, mund të ndodh ndonjë e keqe mes qytetarëve të vendit tonë, pa dallim pro apo kunder Qeverisë dhe Thaçit President. Qytetari i Kosovës duhet më shumë se asnjëherë tjetër ta kupton  faktin se nuk ja vlen të flijohët për liderët pa dallim pozitë apo opozitë. Flijohet për çlirim të vendit i cili nuk çlirohët ndryshe pos më flijim të atyre të cilët do duhet të mbesin të pavdekshëm e jo të vdesim sot në kohë paqe dhe në vendin e çliruar për ata të cilët më çdo kusht duan pushtet .

Neser, kujdes për jetën e qytetarëve, mos ndermerrni hapa vrastar në interes të kujtdo i cili për mes viktimave don pushtet.

Luzern 25.02.2016

Xun Çetta