Politikë  
  Po, tash sa kohë, ligjet nuk po votohën në sallën e kuvendit  dhe as nga ulëset e parlamentarëve, ato po votohën dhe unanimisht aprovohën në sallat e improvizuara dhe pa prezencën e opozitës e cila po ndjek pulat nga koteci i tyre që të mos bëjn veze të prishura.

Dje 14.12.2015 serish u perseritën skena të njejta me pak ndryshime. Patem ndryshime nga fakti se opozita e rrebeluar kësajë radhe ndjeku pulat edhe nga koteci i improvizuar por quditërisht pasi e bënë vezën e tyre të perbashkët. 

Mendohet se edhe opozita e bashkuar në kanalet e diplomacisë sekrete, ra dakord më pozitën që të mos ngacmohën pulat derisa ta bëjn vezën e votimit të buxhetit, veze kjo e cila mban të ardhurat e tyre të perbashkëta për vitin qe po vjen. Sapo u bë kjo veze e përbashkët u ndoqen pulat edhe nga kotici i improvizuar dhe kështu filluan thyerjët e varfërimit dhe shemtisë së vendit tonë.

Sot 15.12.2015 Prishtina priti kameraman dhe gazetar nga gjitha vendet dhe KFOR-i Italian për të filmuar shemtin e vendit tonë.

Objekti i Kuvendit të Kosovës është i rrethuar më këto shemti rreth e qark atij objekti. Aty kemi tendën e  grevistëve të cilët kaluan 500 ditëshin e tyre në kërkim të drejtave pa u larguar nga aty në dimer as në verë.

Aty në anen e kundert të objektit. kemi ish sheshin ,,Bashkim Vëllazërim“ tani sheshi Adem Jashari i cili po pasqyron vendin më të prapambetur të Evropës. Aty qartë shihen shkallët dhe sheshi për të cilin Zvicra ndau donacione për rregullimin e këtij sheshi dhe po për ketë fat të zi dhe politikave të mjera, donacionet iken në drejtimet e atyre vendeve ku punohët dhe miratohën donacionët për ndertim e zhvillim.

Ti lëm fotografitë e shemtisë dje më të cilat po mesohet syri i qytetarëve të varfër po çfarë tu themi shemtive të cilat po vazhdojn siq shihet në foto kjo thyerje xhamash dhe ngjyrosje murësh ???. kjo është shemtia e cila do të vazhdoj dhe siq thonë ata, kanë shkuar në politikat: Ose krejt,ose asgjë, pra ,,Sve ili nishta“. Kjo tashmë është një trokitje e cila do duhët ta zgjoj nga gjumi Pozitën dhe Opozitën ngase që të dyja bashk në këtë formë po shkatërrojn vendin tonë.

Unë e shoh, e ndiej dhe e preku atë të keqe e cila po i pergaditët vendit tonë. As nuk mund ta thëm e as ta pasqyroj e publikoj foton e cila e pret vendin tonë nese nuk zgjohen nga gjumi që të dy palët, Pozitë- Opozitë.

Të zgjohën nga gjumi, jo për ta shpetuar vetvetën në bashkëjetesë të re politike por për ta shpetuar vendin nga këto praktika politike të cilat janë bërë bjeshkë e rëndë në korriz të vendit tonë, janë bërë bjeshkë të pa kalueshme drejt synimeve tona euroatlantike.

Lodhje nga pamjet 15.12.2015

Xun Çetta

info-cetta: